Dashi21. mars – 20. prill
Gjatë këtij muaji ambienti do jetë here i qete e here i trazuar. Ndonjëherë do tregoheni te paduruar dhe kjo do ju sjelle goxha probleme. Çiftet do nxitohen me fjalët dhe do pendohen shpejt për ato qe kane thënë. Mire është qe ata t’i dëgjojnë me kujdes personat qe kane ne krah dhe te mundohen te krijojnë një marrëdhënie sa me te ngrohte. Beqaret, ne fillim te muajit do kenë përshtypjen sikur dashuria i ka harruar, por pas javës se dyte do mund te realizojnë takime mbresëlënëse. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire dhe do ndiheni plot gjallëri. Pas javës se pare edhe nervozizmi do pushoje. Me financat do jeni realiste dhe nuk do nxitoheni te shpenzoni kuturu. Do keni edhe aftësi te mira menaxhuese. Ne pune do arrini me shpejt sesa keni menduar ne objektivat finale. Përqendrimi dhe këmbëngulja do ju çojnë atje ku keni ëndërruar. Do ju behën komplimente dhe propozime te reja.
Demi21. prill – 21. maj
Këtë muaj nuk do kënaqeni lehtësisht. Ata qe ju rrethojnë do ju përkushtohen tej mase, por jo gjithmonë do ja dalin. Te dashuruarit, vetëm pas datës 15 do mund te ndihen te plotësuar dhe do buzëqeshin. Javët e para mund te kenë edhe konflikte te forta me partnerin. Beqaret duhet t’i bëjnë me kujdes llogarite para se te hedhin hapa, pasi ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do lëndohen. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime te vogla, por qe do kalojnë shpejt. Për financat duhet t’ua vini veshin miqve dhe familjareve. Po i late pas dore problemet dhe menaxhimin e te ardhurave, gjendja do përkeqësohet me tepër. Ne pune do filloni projekte gjigande te cilat do ju bëjnë edhe me te njohur, por do ju sjellin edhe përfitime te majme. Do jeni me krenare për veten tuaj.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Këtë muaj do ju duhet te përkujdeseni me tepër për familjen. Pavarësisht angazhimeve duhet te gjeni kohe për ata. Te dashuruarit duhet te zgjidhin sa me shpejt disa probleme qe kane pasur dhe nuk duhet te shtyjnë asgjë për me vone. Shpjegojani partnerit si duhet gjerat dhe keni për t’u pajtuar shpejt. Beqaret duhet te bëjnë vete hapat e para sepse po priten gjate dikush tjetër do ua rrëmbejë atë qe pëlqejnë. Shëndeti do jete i mire. Do ushqeheni si duhet dhe aktiviteti do ju mbaje ne forme. Financat mund te kalojnë edhe periudha te vështira, megjithatë nuk duhet te alarmoheni, përkundrazi duhet te merrni masa dhe te zgjidhni çdo problem. Ne pune do bëni mire t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu japin te tjerët sepse ne shume raste ato do ju çojnë ne rrugën e duhur. Nga ana tjetër duhet te tregoheni edhe me diplomate.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Ky nuk do jete një muaj shume i qëndrueshëm. Ne vazhdimësi te muajit me pare, klima me partnerin dhe familjaret do vazhdoje te mbetet e tendosur. Mundohuni sa te mundni ta stabilizoni situatën pa qene vone. Çiftet duhet te dalin e te argëtohen, pse jo edhe me miq te mire. E rëndësishme është qe ata te kalojnë me tepër kohe bashke. Beqaret do realizojnë me shume takime interesante, por nuk do e kenë te lehte te marrin vendime te mëdha. Shëndeti here pas here do jete delikat, por nuk do jete nevoja për vizita mjekësore apo alarme. Buxhetin nuk do dini aspak si ta menaxhoni dhe ne disa momente mund te gjendeni edhe ne vështirësi. Ne pune do ju duhet te kaloni sfida te vështirë për te arritur se fundmi atje ku keni ëndërruar. Fundi i muajit do jete me i begati.
Luani23. korrik – 22. gusht
Humori do ju ndryshoje shume shpesh gjate këtij muaji. Here do jeni euforike e here do mbylleni ne vetvete. Ju çiftet me mire flisni hapur me partnerin për çdo gjë dhe bëhuni te duruar. Keni për te dale me te fituar nëse veproni kështu. Kritikat qe do ju beje partneri dëgjojini me kujdes dhe mos u alarmoni. Ai ju do te mirën dhe nuk dëshiron qe ju te gaboni. Beqaret do jene me te hapur dhe me te gatshëm për te njohur persona te rinj. Shëndeti do kaloje edhe dite delikate. Lodhja dhe stresi mund t’iu shkaktoje disa shqetësime. Nëse keni mundësi shkoni neper vene te qeta larg zhurmave. Sektori i financave nuk do jete i keq, megjithatë mos e teproni me shpenzimet nëse nuk doni t’iu fillojnë shpejt probleme. Ne pune mos lejoni qe jeta private te ketë ndikim sepse do ju lindin probleme. Tregohuni profesioniste dhe diplomate.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Ky do jete një muaj me i bukur dhe gjerat kane për t’iu ecur me mire se kurdoherë. Vetëm java e fundit mund te ketë disa tronditje te vogla. Nëse jeni ne një lidhje do i keni te qarta idetë dhe mendimet dhe do hidhni hapat e duhura. Marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme. Javën e trete nuk do mungojnë as surprizat e mëdha nga te dy palët. Beqaret qe e kane vuajtur pafund vetminë, këtë muaj kane për te kaluar eksperienca interesante. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Gjendja fizike do jete delikate vetëm ditët e para, por me pas do rikthehet energjia. Nuk do vuani. Ne planin financiar mos i lini pas dore disa probleme qe ju kane dale sepse me kalimin e kohës situata mund te marre tatëpjetën. Ne pune do arrini shume me tepër nga sa kishit menduar, fale këmbënguljes dhe guximit.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Ky muaj nuk do filloje shume mire, por me kalimin e kohës gjerat do fillojnë te përmirësohen. Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire pas javës se pare. Do arrijnë te vendosin komunikimin ne çift dhe marrëdhënia do jete e qëndrueshme. Te sapomartuarit mund te mendojnë edhe për një fëmijë. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen te marrin vendime. Çdo gjë do ndodhe ne momentin e duhur, prandaj duhet thjeshte te bëhen gati për ndryshime. Për shëndet edhe me te mire duhet te ushqeheni me perimet e stinës dhe nuk duhet te neglizhoni aktivitetin fizik. Kujdes me kripen dhe yndyrën. Për financat do ju duhet mund dhe sakrifica qe t’i mbani sa me te stabilizuara. Ne pune do keni vështirësi 10 ditët e para, por me pas gjithçka do ndryshoje si me magji.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Këtë muaj do ketë mosmarrëveshje, debate, pakënaqësi dhe lot megjithatë me pak durim dhe diplomaci do mund ta kaloni periudhën e vështirë. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i kushtojnë me tepër kohe dhe vëmendje njeri-tjetrit sepse ne te kundërt persona te trete do futen mes tyre dhe do ju shkaktojnë probleme. Muaji nuk do jete shume i lehte. Beqaret do jene më me fat dy javët e para kështu qe duhet t’i shfrytëzojnë ato ne maksimum. Personat interesante mund te jene edhe te rrethit familjar te miqve tuaj. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do lodheni tej mase dhe nuk do kujdeseni si duhet për veten. Financat do fillojnë te stabilizohen pas datës 10. Ne pune vështirësitë do jene te mëdha dhe vetëm pas datës 22 do mund t’i zgjidhni te gjitha problemet. Nuk do ju mungoje forca dhe ambicia, por durimi nuk do jete aq sa duhet.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Gjate këtij muaji do i mendoni me mire gjerat ju qe jeni ne një lidhje dhe do filloni projekte për te ardhmen. Do ketë ndryshime te rëndësishme te cilat do ju mbushin me gëzim dhe optimizëm. Te shkuarën e hidhur do lini përgjithmonë pas krahëve. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe do bëjnë miqësi te reja. Pas mesit te muajit pritet te fillojnë dhe histori dashurie afatgjate dhe mjaft emocionuese. Gjendja shëndetësore do jete me e mire se me pare. Do ndiheni me energjike dhe nuk do ndieni lodhje nga punët qe do kryeni. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni dhe do shmangni kështu çdo te papritur. Ne pune do ju duhet te dilni jashtë kornizave ne mënyrë qe te arrini me pare atje ku keni dëshiruar. Po u treguar strikte mund te gaboni ose mund te qëndroni ne vendin ku keni qene.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Ky muaj nuk do filloje shume mire, megjithatë me kalimin e kohës gjithçka do vendoset ne vijën e duhur. Personat qe kane një lidhje do mundohet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe do kërkojnë edhe falje për gabimet qe kane bere vete. Java e fundit e muajit do jete mjaft emocionuese. Beqaret duhet ta hapin zemrën dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë pa menduar për te nesërmen. Mundësitë do jene goxha te mira. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Lodhja do beje punën e vet dhe here pas here do ndiheni si pa fuqi. Me financat do tregoheni tejet te logjikshëm dhe do e detyroni veten te mos kryeni shpenzime te pamenduara. Ne pune duhet te luftoni fort dhe here pas here te përballeni edhe me sfida, ne mënyrë qe te arrini atje ku keni dëshiruar. Rruga do jete e vështirë, por jo e pamundur.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Jeta juaj ne çift do marre një tjetër drejtim këtë muaj. Ata qe kane pasur probleme serioze do i japin fund gjithckaje dhe do rinisin një tjetër jete, ndërsa ata qe kane pasur periudhe te qëndrueshme do marrin vendime. Dhjete ditët e para do mendohen dhe do bëjnë plane te cilat do i realizojnë ne javët e fundit. Beqaret do realizojnë plot takime, por nuk do jene te sigurte se personat qe do kenë pranë do jene te duhurit. Do e kenë te vështirë te ndërmarrin rreziqe. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithë kohës e mire. Java e para madje do jete goxha delikate. Financat do varen nga sjellja juaj. Mendoni edhe për te ardhmen dhe shpenzoni me kursim. Ne pune mbrojini te gjitha idetë qe keni nëse jeni te sigurte se janë me te mirat. Mos u trembni nga asnjë presion qe mund t’iu behet.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Këtë muaj do mbani me shume përgjegjësi për veprimet qe do kryeni dhe do mateni disa here para se te veproni. Ndonjëherë do tregoheni me autoritare sesa duhet dhe disa persona mund t’iu shkojnë kundër. Nëse keni një lidhje, dy javët e para do i kushtoni me tepër vëmendje partnerin, ndërkohë qe me pas ka rrezik ta lini atë pas dore duke u marre me çështje jetike. Për gjithçka duhet t’i flisni hapur atij. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe ka rrezik qe realiteti t’i zhgënjejë. Gjendja shëndetësore here pas here mund te ketë shqetësime. Dhimbja e kokës dhe ajo e stomakut mund te jene me te shpeshtat. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar fale masave strikte qe do merrni. Ne pune do keni dite pozitive ashtu si edhe dite delikate kur do ju duhet te mbani përgjegjësi për çdo veprim.
Komentet