Dashi21. mars – 20. prill
Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift, kështu qe duhet te përgatiteni shpirtërisht. Do kuptoni edhe një tjetër ane te karakterit te partnerit, e cila do ju beje ta dashuroni edhe me shume. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment dhe kane për ta gjetur me ne fund personin me te përshtatshëm. Mesi i javës do jete me i favorshmi. Situata financiare do jete e mire dhe nuk do keni kurrfarë problemi as me disa investime te konsiderueshme qe do ju duhet te kryeni. Gjendja shëndetësore do jete akoma me e mire nga me pare dhe nuk do vuani me as nga dhimbjet e shpinës. Ne pune do jeni perfeksioniste dhe do keni me shume arritje nga kurrë ndonjëherë me pare. Jeta familjare do jete e qete.
Demi21. prill – 21. maj
Kjo jave do ketë goxha ndryshim nga një jave me pare. Dielli do ndriçoje me tepër dhe atmosfera do ngrihet tej mase. Emocionet qe do përjetoni kane për te qene me te forta nga çdoherë. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje, por për fat te keq nuk do ja dalin e madje mund te lëndohen goxha. Financat do kenë me shume prosperitet nga sa mund te kishit imagjinuar. Do ju dalin paratë edhe për te hequr mënjanë edhe për te bere investimet e menduara. Shëndeti nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Kujdes me kolesterolin dhe me luhatjet e tensionin si pasoje e konsumimit te yndyrave. Ne pune do jeni te duruar dhe te matur për t’ia dale mbanë. Familja do mbetet si gjithmonë.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Venusi do ju përkëdhele gjate gjithë kohës këtë jave ju te dashuruarve dhe jeta ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Pasioni dhe emocionet do jene pjese e pandashme e tyre. Beqaret do jene pafund sharmante dhe joshës kështu qe do arrijnë me ne fund te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene goxha me te mira se disa dite me pare, por jo ashtu si ju keni ëndërruar. Pranojeni ndihmën e familjareve sepse ajo do jete pa kushte. Rezistenca imunitare ka për te qene disa here me e mire, kështu qe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi shëndetësor. Ne pune me ne fund do i konkretizoni disa projekte te menduara prej kohesh dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do ece me se miri.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Kjo jave do jete shume me ndryshe nga me pare për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do realizojnë takime interesante te cilat kane për te ndryshuar rrënjësisht te ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Financat do jene akoma me te begata fale një trashëgimie qe do merrni. E kishit ëndërruar prej kohesh këtë gjë. Shëndeti për fat te keq nuk do jete i mire. Do keni dhimbje grykesh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Beni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Ne pune do jeni ekip i forte dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë qe keni arritur. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e mire.
Luani23. korrik – 22. gusht
Pas një periudhe delikate te kaluar ne çift, këtë jave gjendja do filloje te normalizohet. Te dy do falni dhe do hapni rruge kështu qe pas te mërkurës do keni vetëm çaste emocionuese. Beqaret do jene gjithashtu me fat ne dashuri dhe do mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër qe ditët e para. Bota për ta do ketë me shume ngjyra ne te ardhmen. Ne planin financiar rrethanat do jene goxha te favorshme. Do përmbyllni me sukses një projekt gjigand dhe do merrni goxha para. Shëndetin duhet ta keni me shume ne vëmendje. Mbani larg mikrobet dhe ndotësit me një higjiene strikte. Ne pune do jeni te vendosur, te guximshëm dhe largpamës. Do keni vetëm arritje ne karriere. edhe jeta familjare do jete e mire.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe madje do kuptoheni se bashku edhe vetëm me shikime apo duke dëgjuar zërin. Beqaret do i kenë te gjitha kushtet për te realizuar një takim ashtu si e kane ëndërruar, duhet thjesht qe te përfitojnë sa me shume qe te mundin. Ne planin financiar do merrni vendime te rëndësishme, te cilat pak nga pak do e përmirësojnë gjendjen ne te cilën ndodheni. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime ditët e para, por pas te mërkurës gjithçka do ndryshoje dhe do ndiheni te qete. Kujdes vetëm me duhanpirjen. Ne pune do jeni tejet te përqendruar pas objektivave tuaja finale dhe do arrini majat e suksesit. me familjaret mund te keni disa konflikte te vogla.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe përgjithësisht ato do jene pozitive. Nuk do jeni për asnjë çast me humor te keq dhe nga ana tjetër do i besoni me tepër atij qe keni ne krah. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet realiteti do ju duket me i trishte. Jo çdo gjë mund te realizohet sa hap e mbyll sytë dhe siç ju do e dëshironi. Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme ka rrezik qe gjendja te ketë shpejt tronditje te forta. As shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Do keni probleme me ezofagun dhe do ndiheni si te fryre. Ne pune ambicia nuk do ju lere te qete asnjë moment dhe do keni vetëm sukses. Edhe jeta familjare do jete e mire.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Këtë jave do jeni shume me te duruar dhe me te kujdesshëm ju te dashuruarit. Çdo mosmarrëveshje qe do ju dale do dini si ta menaxhoni me maturi. Fundjava nga ana tjetër ka për te qene e shkëlqyer. Beqaret do kenë te tjera pikësynime dhe nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne jetën familjare ose shoqërore do ndodhe diçka e bukur. Ne planin financiar është koha te merrni masa qe gjendja te konsolidohet. Po i shtytë gjerat me shume do keni probleme. Shëndeti nuk do jete i qëndrueshëm. Do keni imunitet te rene dhe dhimbje ne disa pjese te trupit. Ne pune do iu jepen mundësi për te punuar jashtë shtetit dhe nuk duhet t’i neglizhoni për asnjë arsye. Jeta familjare do jete e qete.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Ne jetën tuaj ne çift do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj jave, por çdo gjë do varet nga sjellja e kohëve te fundit. Nëse e keni dashur dhe e keni respektuar partnerin ai do ju beje surpriza dhe propozime për diçka me serioze. Ata qe janë grindur do vendosin te qëndrojnë pak kohe larg. Beqaret nuk duhet te pranojnë asnjë ftese sepse do lëndohen. Ne planin financiar është momenti te këshilloheni me specialiste qe te mos keni te papritura. Shëndeti do jete disa dite i mire disa dite jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave. Ne pune do jeni ambicioze dhe te arsyeshëm. Gjithçka do ju ece me mire nga me pare. Familja e kënaqshme.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire me partnerin dhe do e kuptojnë se e kane pasur gabim për ato qe kane menduar. Vetëm ata qe kane kohe qe kane debate do mendojnë për ndarje. Beqaret do ndihen me mire këtë jave. Do realizojnë takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndiejnë me vetminë. Ne planin financiar situata do lere për te dëshiruar dhe kjo për shkak te pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jete periudhe e mire. Do keni imunitet dhe rezistence te mire fizike e morale. Ne pune yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Pas te mërkurës mund te fitoni edhe një pozicion te ri me më tepër te ardhura se me pare. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Mos e gënjeni partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dale ne drite një moment dhe situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret do realizojnë takime te papritura, por qe do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni qe edhe ëndrrat mund te realizohen. Financat do jene goxha te mira, megjithatë vazhdoni te shpenzoni me maturi duke menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, madje mund te ndiheni edhe me ne forme se një jave me pare. Ne pune do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për te arritur majat. Ne familje do ketë ndryshime dhe lajme te reja.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Paqja dhe harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Do ja kaloni aq mire dhe do qeshni aq shume saqë te gjithë do ju kenë zili. Beqaret duhet t’i mendojnë gjerat disa here para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt mund te lëndohen pamase. Financat do përmirësohen dalëngadalë. Merrini gjerat sa me shtruar sepse vetëm ne këtë mënyrë do dilni te fituar. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dita ditës. Edhe ata qe janë pasur probleme me pare do jene me te qete. Kujdes vetëm me konsumimin e sheqerit. Ne pune Plutoni do ju nxite te ndërmerrni iniciativa dhe rreziqe për te arritur atje ku doni. Do hasni vështirësi, por ne fund do ja dilni. Familja pa asnjë problem.
Komentet