
Dashi21. mars – 20. prill
Yjet do ju bëjnë shume sensuale gjate gjithë kësaj jave dhe do kaloni momente me te vërtetë te ngrohta se bashku me partnerin. Nga mesi i javës nuk do mungojnë as surprizat. Beqareve do iu jepen plot mundësi për te gjetur personin ideal, por shpesh do tregohen indiferente ndaj ftesave qe do ju bëhen. Ne planin financiar priten përmirësime te njëpasnjëshme kështu qe duhet te përfitoni për te bere investimet e menduara. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, përveç ndonjë shqetësimi qe do vije nga barku apo ndonjë infeksion i lehte urinar. Ne pune duhet patjetër te bëni ndryshime ne projekte dhe mënyrë veprimi për t’ia dale mbanë. Familja e qete.

Demi21. prill – 21. maj
Jave aspak e mire kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nga debatet e njëpasnjëshme qe do keni me partnerin do ndiheni ne ankth dhe ne merak te madh. Ata qe janë vetëm nuk duhet kurrsesi te kërkojnë t’i marrin me zor partnerin dikujt ne mënyrë qe te ndryshojnë statusin për vete. Nëse e bëjnë këtë shume shpejt do vuajnë edhe vete. Ekuilibri financiar do mbizotërojë ne çdo moment pasi ju do e dyfishoni maturinë. Po vazhduat kështu keni për ta përmirësuar tej mase situatën. Shëndeti do jete me i mire pas te enjtes sepse do merrni me më shume aktivitet fizik. Ne pune do e nisni me entuziazëm projektin e ri dhe do arrini atje ku keni menduar. Jeta familjare do jete e hareshme dhe e ngrohte.

Binjaket22. maj – 21. qershor
Asnjë planet nuk do ketë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave kështu qe nuk do ndodhin as gjera te këqija, por as gjera interesante. Rutina dhe monotonia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te kenë kërkesa te palogjikshme sepse kane për te mbetur përherë vetëm. Buxheti do jete goxha me i mire se me pare kështu qe mund te përfitoni për te konkretizuar ëndrrat dhe për te bere disa blerje te shume dëshiruara. Edhe gjendja shëndetësore ka për te qene goxha me e mire. Do merrni fryme lirisht dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Ne pune do jete një jave disi e vështirë, por me pak me shume përpjekje do ja dilni. Ne familje do ju duhet pak përpjekje për te ruajtur qetësinë.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Jave shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do i thoni njeri tjetrit fjale te gabuara te cilat mund te lëndojnë pafund. Beqaret do kenë një jave te zakonshme. Për ta nuk do mungojnë takimet, megjithatë rastet nuk do jene aq te mira sa për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar, me shume se kurrë do ju duhet te tregoheni largpamës dhe te kujdesshëm. Duke pasur edhe pak ndihme nga familja keni për te arritur atje ku doni. Shëndeti nuk do jete i keq, por po u treguat edhe me te kujdesshëm me ushqimin gjendja do përmirësohet akoma me tepër. Ne pune duhet te ndiqni me përpikmëri planet qe keni bere qe te arrini majat. Jeta familjare do jete e begate.

Luani23. korrik – 22. gusht
Jave shume e qete ka për te qene kjo për gjithë te dashuruarit. Mosmarrëveshjet e fundit do lihen pas krahëve dhe do mendohet si te behet e ardhmja sa me e bukur. Fundjava do jete me interesante. Beqaret do e kenë me te lehte te joshin dhe te fillojnë një lidhje ashtu si e kane ëndërruar gjithmonë. Financat nuk do jene shume te këqija, por nuk duhet kurrsesi te fiksoheni pas lojërave te fatit. Shëndeti here pas here mund te ketë disa shqetësime te vogla. Mundohuni te ushqeheni sa me mire dhe te bëni kujdes edhe me dietat. Ne pune mund te keni disa konflikte me shefat dhe e ardhmja juaj ne kompani do jete e rrezikuar. Edhe me familjaret do keni disa konflikte te vogla.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Venusi do ju beje ta mbroni nga çdo gjë dashurinë ne çift gjate kësaj jave. Do mbani larg çdo “armik” dhe do bëni atë qe do ju thotë zemra. Emocionet do jene te vazhdueshme. Beqaret do kenë një periudhe interesante edhe pse jo te gjithë do e realizojnë ëndrrën e tyre. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe shume te mëdha sepse situata nuk do jete e shkëlqyer. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime te vogla, te cilat nëse nuk kurohen mund te zmadhohen tej mase. Ne pune do jeni diplomate dhe te kujdesshëm kështu qe do merrni plot vlerësime pozitive dhe oferta interesante. Jeta familjare nuk ka qene ndonjëherë me e mire.

Peshorja24. shtator – 23. tetor
Gjate kësaj jave do ketë edhe dite pozitive, por edhe negative për ju qe jeni ne një lidhje. Ndonjëherë do tregoheni kokëfortë e serioze, e ndonjëherë do hapni rruge për te mirën e marrëdhënies qe keni krijuar. Beqaret do kenë një nga periudhat me te begata dhe te mbushura me takime te veçanta. Do jete ne dorën e tyre sesa do përfitojnë. Me financat do keni probleme shume serioze nëse nuk kujdeseni për çdo shpenzim qe do hidhni. Rezistenca fizike do jete e shkëlqyer. Nuk do vuani me as nga luhatjet e tensionit. Ne pune, ditët e para do jene goxha te ngarkuara e te vështira, por pas te mërkurës dielli do rilinde dhe do ndiheni te qete. Do iu jepen te gjitha meritat. Jeta familjare nuk do ketë asnjë problem.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Nëse nuk doni qe kjo jave te jete e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje, mundohuni te ruani një komunikim te qete dhe te bëni sa me tepër lëshime. Beqaret do jene gjithë kohës ne lëvizje dhe ne kërkim te dashurisë se madhe. Disa do e gjejnë ne fundjave ndërsa disa te tjerë do kenë veçse flirte dhe asgjë me shume. Sektori i financave do jete i qëndrueshëm, por jo aq i begate sa për te bere investime te tejskajshme. Po u treguat te matur këto kohe do keni një gjendje me te mire edhe me vone. Shëndeti do jete i mire, por ne disa momente do keni edhe ndonjë shqetësim te vogël. Ne pune do reflektoni, do bindeni e me pas do veproni. Kjo do shmange dështimet. Jeta familjare do jete e konsoliduar.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Çiftet ka rrezik te kalojnë një jave goxha te vështirë dhe delikate. Asnjeri nuk do beje lëshime dhe gjithsecili do kërkojë te beje ato qe mendon. Kjo do e acaroje shpesh situatën. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ne ditët e para dhe e gjithë java do ju shndërrohet ne një ëndërr e bukur. Ne planin financiar do dini si t’i bëni me kujdes llogarite dhe gjendja do përmirësohet akoma me shume. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por do ndiheni ne forme me te mire se ditët e fundit. Ushqimi dhe higjiena do luajnë rol vendimtar. Ne pune do i keni idetë fikse për hapat qe duhet te hidhni dhe diplomacia do ju ndihmoje te keni arritjet e shume dëshiruara. Jeta familjare do jete e qete.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Ditët e para te javës do jene te qeta për te dashuruarit, por pas te enjtes do fillojnë trazira dhe vështirësi. Persona te trete do nxitin ide negative dhe do kapeni keq me partnerin. Beqaret mire është te tregohen te duruar e te mos hedhin hapa edhe sikur dikush t’iu pëlqeje jashtëzakonisht shume. Për financat do jete periudhe delikate dhe here pas here e mbushur me vështirësi. Beni sa me shume kujdes sidomos me investimet e panevojshme. Me shëndetin duhet te bëjnë kujdes alergjikes, ndërsa te tjerët do ndihen me mire. Ne pune do ndiqni te njëjtin ritëm si me pare dhe ka rrezik te mos arrini atje ku keni planifikuar. Po ecet kështu dikush tjetër do ua marre pozicionin nga duart. Jeta familjare për fat do jete e gëzueshme.

Ujori21. janar – 19. shkurt
Dialogu do mbizotërojë ne çdo moment këtë jave për ju te dashuruarit dhe me ne fund do arrini t’i flisni edhe për disa pengje te se shkuarës. Fundjava ka për te qene e jashtëzakonshme dhe e mbushur me emocione pozitive. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe ka mundësi te fillojnë një lidhje qe ditët e para te javës. Financat nuk do jene te shkëlqyera, kështu qe mire është qe shpenzimet t’i kryeni kurdoherë me maturi dhe duke menduar për te ardhmen. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi, madje edhe ata qe kane pasur shqetësime te mëdha do ndihen shume me te qete. Ne pune do keni rezultate goxha pozitive dhe do ndiheni me mire se me pare. Familja për mrekulli.

Peshqit20. shkurt – 20. mars
Nëse kohet e fundit keni pasur mosmarrëveshje dhe probleme me partnerin, këtë jave duhet te gjeni mënyrën për te zgjidhur gjithçka pa arritur gjendja te përkeqësohet maksimalisht. Beqaret nuk do jene veçse mundësi për takime kalimtare, por disa mund te fillojnë edhe lidhje serioze nga dashuri me shikim te pare. Me shpenzimet tregohuni sa me te kursyer sepse po e tepruar situata do ju marre tatëpjetën përgjithmonë. Shëndeti do jete me i kënaqshëm pas te mërkurës pasdite. Do ndiheni edhe me energjike dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Ne pune do jeni realiste pafund dhe nuk do bëni aspak gabime. Vlerësimet e shefave do jene te njëpasnjëshme. Jeta familjare ka për te qene e jashtëzakonshme.
Komentet