Dashi21. mars – 20. prill
Gjate kësaj jave jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur. Do jeni shume me te hapur me partnerin dhe do arrini te dashuroheni me te ma dorashka. askush dhe asgjë nuk do ua prishe qetësinë dhe harmoninë. Beqaret do jene me më shume fat ne dashuri dhe jeta do ju ndryshoje brenda disa ditëve. Ne planin financiar mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur gjendja te jete e shkëlqyer. Sektori i shëndetit do jete delikat. Mund te keni shqetësime te ndryshme jo serioze, por te bezdisshme për përditshmërinë. Ne pune do jeni ambicioze ne maksimum dhe do bëni çdo gjë për t’i arritur qëllimet tuaja. Do merrni çdo gjë qe meritoni. Jeta familjare do ju sjelle kënaqësi pafund.
Demi21. prill – 21. maj
Do jeni shume te kthjellet këtë jave ju te dashuruar dhe do arrini te gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe ju kishin dale me pare. Pas te mërkurës do përjetoni vetëm emocione dhe kënaqësi te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm me hapat qe do hedhin pasi jo te gjithë personat qe do i joshin do kenë qëllime serioze. Financat do jene disi delikate ditët e para, por pas te martës do merrni ne dore frenat dhe do arrini ta ndryshoni rrjedhën e gjerave. Ne fundjave gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Shëndeti do jete dinamik e pa probleme. Ne pune nuk ka për te qene një jave e qete, kështu qe përgatituni për sfida te mëdha. familjen do e keni gjithë kohës mbështetje.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Dite te mbushura me gëzim te papërshkrueshëm do jene këto për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy palët te logjikshëm, te matur dhe tolerante, prandaj gjerat do shkojnë vaj. Beqaret do ëndërrojnë shume, por ne realitet jo te gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. Për dashuritë e mëdha dhe afatgjata ata duhet te presin edhe pak. Buxheti do ketë disa përmirësime, por mos prisni te bëheni përnjëherësh miliardere. Shëndeti nuk do ketë asnjë problem po e mbajtët gjithë kohës nen kujdes. Jeta profesionale do ketë here pas here ulje dhe ngritje. Besojini me shume vetes dhe mos u dorëzoni qe me pengesën e pare. Ne familje do ndodhe diçka e bukur qe do ju gëzojë.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Jo çdo gjë do ece për mrekulli këtë jave për ju te dashuruarit. Ne mes te javës mund te keni edhe debate te forta me partnerin për disa premtime te pambajtura. Sido qe te jete fundjava do mbyllet me buzëqeshje dhe lumturi. Beqaret nuk duhet te tregohen me te turpshëm sepse do humbasin mundësi te shkëlqyera qe nuk do rikthehen me. Ne planin financiar gjendja ka për te qene me e mire sidomos pasi t’iu shlyhen disa borxhe te vjetra. Përfitoni për te bere një riorganizim te situatën dhe për te shlyer borxhet. Gjendja shëndetësore do jete goxha e trazuar. Kujdes me teprimin e alkoolit, pijeve me gaz dhe pikanteve. Ne pune do arrini me shpejt atje ku keni ëndërruar dhe pa u lodhur aspak. Jeta familjare do jete e qete.
Luani23. korrik – 22. gusht
Dite te lumtura ju presin gjate kësaj jave ju te dashuruarve. Do dini si t’i shprehni ndjenjat ne çdo moment dhe kënaqësitë kane për te qene me te forta se kurrë me pare. Edhe beqareve do ju rrahe zemra me fort gjate kësaj dite. Merkuri do iu sjelle mundësi te shkëlqyera dhe e ardhmja do ju ndryshoje brenda pak orësh. Buxheti për fat te mire do jete disi me i qëndrueshëm për shkak te masave qe keni marre. Ndonjëherë duhen pak sakrifica për te arritur ato qe do. Gjendja shëndetësore ka për te qene e mire. Nuk do keni me as dhimbje koke, qafe apo shpine. Ne pune do mbani pas vetes koleget e sinqerte te cilët do ju ndihmojnë te arrini atë qe dëshironi. Klima ne familje ka për te qene goxha e ngrohte.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Ambienti ne jetën tuaj ne çift ka për te qene tej mase i ngrohte këtë jave. Do jeni edhe me te afërt me partnerin dhe do kaloni plot momente te bukura me te. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Periudha ka për te qene interesante. Buxhetin me pak mundim do arrini ta stabilizoni. Po vazhduat t’i menaxhoni ne këtë mënyrë te ardhurat gjendja ka për te pasur shpejt përmirësime te mëdha. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene te mira. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi dhe nuk do ankoheni. Ne pune do stresoheni për çdo gjë, por ne fund rezultatet do ju kënaqin ju dhe do mahnitin te tjerët. Jeta familjare nuk do jete asnjë problem.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Dielli do e ngrohe pafund jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Qe te hënë do i sqaroni problemet e vjetra dhe me vone do mund te merrni fryme lirisht dhe do kaloni momente te këndshme. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje pasi do merren me disa çështje te punës. Financat do jene te stabilizuara dhe nuk do keni asnjë vështirësi për te bere investimet qe keni menduar gjate. Shëndeti do vije dite pas dite duke u përmirësuar dhe pas te premtes do jeni ne forme te shkëlqyer. Sektori i punës do jete me i konsoliduar megjithatë duhet edhe pak kohe qe te arrini qëllimet tuaja. Shmangni këtë jave marrjen e vendimeve te mëdha. Me familjaret do keni goxha konflikte.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Jave e bukur dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme nga te dyja palët do jete kjo për te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe emocionet do jene si asnjëherë me pare. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Edhe ata qe kane pëlqyer dike, ndjenjat do ju zbehen papritur. Ne planin financiar do keni fat te jashtëzakonshëm dhe shume gjera do ndryshojnë njëherë e mire. Do bëni investimet e menduara gjate. Shëndeti do jete i mire sidomos pas te martës. Nuk do keni as shqetësimet me te vogla ne këtë sektor. Ne pune do jeni strikte dhe nuk do kënaqeni lehtësisht me ato qe do arrini. Me familjaret do ketë disa debate te vogla.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Vetëm Saturni do ketë ndikim tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave dhe gjerat nuk kane për te ecur aq mire sa do dëshironit. Mundohuni te mos nxitoheni për asgjë dhe ta merrni gjithçka me qetësi. Beqaret do mund te fillojnë një lidhje pasionante me shpejt nga sa e kishin menduar. Ne planin financiar fati do jete me ju gjate gjithë kohës. Do mund te bëni edhe investime afatgjata këtë jave. Shëndeti do jete me ulje dhe ngritje. Ne disa momente mund te ndiheni te qete e ne disa te tjera do keni ankesa te vogla. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe nuk do ndaleni përpara sfidave te vështira. Shefat do ju vlerësojnë pafund dhe mund t’iu bëjnë disa propozime. Familja nuk do ketë probleme.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Jeta juaj ne çift nuk do ketë aspak probleme gjate kësaj jave, përkundrazi partneri do kujdeset me shume dhe do ju beje te ëndërroni. Ne dite te veçanta do ndiheni me te vërtetë si mbi re. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do mund te fillojnë edhe lidhje shume pasionante qe do ua mbushin shpirtin plot e përplot. Financat nuk do jene te këqija. Jupiteri do ju nxite te jeni me te logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa te gabuara. Shëndeti ne ndonjë moment mund te ketë edhe shqetësime qe do vijnë si pasoje e lodhjes dhe vapës. Hidratojuni sa me shume dhe çlodhuni sa te mundeni. Ne punët do jeni shume te zotet dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare do jete si zakonisht.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Jetën tuaj ne çift do e lini disi pas dore këtë jave duke qene se ajo ne fakt nuk ka pasur as probleme. Sido qe te jete mire është qe te paktën ne fundjave te mendoni për ndonjë surprize apo diçka te veçante. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale kështu qe do bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Për ta do filloje një tjetër kapitull. Financat do mbeten te njëjta si një jave me pare, prandaj mundohuni qe çdo shpenzim ta kryeni me shume kujdes. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Problemet me te mëdha do vijnë nga lodhja dhe qëndrimi ne vende me kondicioner. Ne pune do e kaloni me ne fund periudhën e vështirë dhe do ndiheni te qete. Jeta familjare do jete e animuar.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Gjate kësaj jave do jeni me te afërt me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe nuk do bëni asgjë pa marre miratimin e tij. Fundjava ka për te qene akoma me e bukur. Beqareve do ju ndodhin gjerat ashtu si i dëshirojnë nëse i bëjnë sytë katër ne çdo moment dhe përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Me shpenzimet tregohuni sa me strikte nëse nuk doni qe nesër te mbeteni pa asnjë para ne xhep. Shëndeti ditët e para do ketë disa shqetësime te vogla, ndërkohë qe pas te mërkurës gjendja do ndryshoje. Konsumoni me shume lëngje, fruta dhe mos e ndërprisni aktivitetin fizik. Ne pune planetët do ju surprizojne dhe do ndiheni me te vërtetë shume mire. Edhe jeta familjare do jete e kënaqshme.
Komentet