Dashi21. mars – 20. prill
Klima yjore do jete shume e ngrohte këtë jave për ju te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe mund te bëni edhe plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret do jene me te qarte ne mendime dhe do bëjnë përzgjedhje kur te marrin ftesa. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj, por ju duhet te dini si te përfitoni sa me shume dhe duhet te mendoni edhe për te ardhmen. Shëndeti do jete goxha i ekuilibruar. Nuk do jeni me nervoze apo te stresuar si me pare. Ne pune Merkuri do jete ai do ketë ndikimin me te madh dhe do ju beje te logjikshëm, te vendosur dhe këmbëngulës. Ne përgjithësi te gjithë do i arrijnë objektivat. Jeta familjare do vazhdoje te jete e qete.
Demi21. prill – 21. maj
Klima yjore do filloje te ngrohet dite pas dite, megjithatë nuk duhet te prisni ndonjë pasion te zjarrte. Beni gjithmonë atë qe do mendoni si me te arsyeshmen dhe mundohuni te mos e lini për asnjë moment vetëm partnerin. Beqaret do joshin dhe do joshen ne te njëjtën kohe. Ka mundësi qe te fillojnë edhe aventura kalimtare, por mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e rigjeni shpejt ekuilibrin dhe do ndiheni plotësisht te qete. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak pasi gjendja do vazhdoje te jete e mire. Ne pune do gjendeni here pas here përballë vështirësive dhe problemeve, por gjithmonë do gjeni zgjidhjen e duhur. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume e qete këtë jave. Do ja kaloni mjaft mire me njeri-tjetrin dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret do kalojnë një dite te jashtëzakonshme me miqtë e ngushte dhe me familjaret e tyre kështu qe nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Për disa do ndodhe diçka fantastike ne fundjave. Financat nuk do jene aspak problematike, kjo për shkak te një shume te majme te dhuruar nga te afërmit. Hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Për shëndetin mos u shqetësoni aspak. Ne pune do keni shume ngarkese dhe do ju shtohen edhe përgjegjësitë. Kujdes me çdo hap qe do hidhni ne mënyrë qe mos gaboni. Jeta familjare do jete si zakonisht, pa ndonjë ndryshim te madh.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Do jepni shume nga vetja këtë jave ju te dashuruarit ne mënyrë qe gjerat mes jush dhe partnerit te ecin sa me mire. Përkujdesi i treguar jo vetëm nga ju, por edhe nga ai qe keni ne krah do jete i adhurueshëm. Beqaret do jene joshës pafund dhe do bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Fundjava do mbyllet ne çift. Financat ditët e para do jene goxha te trazuara, por pas te enjtes do gjeni zgjidhje interesante. Gjendja shëndetësore ne disa momente do përbëjë probleme. Mund te keni dhimbje veshkash ose stomaku. Ne pune do mundoheni gjate gjithë kohës te arrini majat, por nuk do ja dilni plotësisht. Ne familje do ketë disa konflikte te vogla.
Luani23. korrik – 22. gusht
Jeta ne çift do jete me e bukur dhe me e qete gjate kësaj jave. Vështirësitë qe keni pasur me pare do zhduken njëherë e mire mund te merrni edhe disa vendime përfundimtare. Beqareve do ju rrahe zemra fort për dike, por do kenë droje qe t’ia shprehin. Po nuk e hoqën turpin sa me pare, kane për te pasur probleme. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te veproni sepse ne te kundërt situata mund te dale jashtë kontrollit dhe mund te vuani me vone. Shëndeti here pas here do ketë tronditje. Stresi dhe lodhja do bëjnë punën e vet, ndërkohë qe duhet bere me tepër kujdes nëse vuani nga sëmundje kronike. Puna do ece me se miri, kështu qe mos u alarmoni. Jeta familjare do jete e mire.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Silluni gjithmonë mire me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe mos kërkoni asnjë moment te jeni dominues. Komunikimi, toleranca dhe mirëkuptimi do bëjnë qe gjerat mes jush te ecin ne rrugën e duhur. Beqaret ka rrezik te jene shume impulsive dhe mund te bëjnë disa gabime te pafalshme e me pasoja për te ardhmen. Sektori i financave ka për te qene shume here me i mire se me pare, kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë investim me te madh. Edhe familjaret do ju mbështesin. As shëndeti nuk do ketë shqetësime dhe do keni ne forme te shkëlqyer. Ne pune, gjate dy ditëve te para, mund te përballeni me sfida te vështira dhe mund te ndiheni vërtet keq. Asnjëherë nuk duhet humbur besimi. Familja pa probleme.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Te gjithë yjet do kujdesen për jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe do bëjnë qe ne çdo moment ju te përjetoni emocione pozitive. Ndonjëherë do ju duket sikur nuk jeni ne realitet. Beqaret edhe sikur te takojnë personin e ëndrrave nuk duhet te nxitohen dhe te hedhin menjëherë hapa. Çdo gjë ka kohen e vet. Financave do iu jepni goxha prioritet. Ata qe kane treguar kujdes dhe janë treguar te matur se fundmi do jene me te privilegjuar. Shëndeti here pas here mund te këtë disa shqetësime te vogla, por aspak alarmuese. Qe nga e enjtja do jeni me ne forme. Ne pune do jeni kurajoze dhe asgjë nuk do ju trembe për te hedhur hapat e menduara. Do i përfundoni edhe disa projekte te nisura prej kohesh. Ne familje do mbizotërojë rregulli.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Kjo do jete një jave mjaft e animuar për çiftet. Do jeni me te afërt me partnerin, do i shprehni me shume ndjenjat dhe disa qe kane kohe bashke do ndihen gati edhe për te hedhur hapa gjigande. Beqaret duhet te presin ditën e enjte ose te premte për te pasur njohjet qe kane ëndërruar e te filluar lidhje. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme, por gjithmonë pa e tepruar. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mbrojuni nga ndryshimet e menjëhershme te temperaturave. Ne pune do keni vullnet te hekurt dhe askush nuk do ju ndale t’i arrini objektivat. Jeta familjare nuk do jete asnjë lloj problemi.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Gjate kësaj jave do bëni vërtet përpjekjet e duhura qe gjendja ne jetën tuaj ne çift te përmirësohet sa me shume. Do e vini partnerin mbi veten tuaj. Beqaret do dëshpërohen ditët e para sepse do marrin refuzime, por pas te enjtes gjithçka do ndryshoje. Disa miq do iu ndihmojnë te takoni persona me vlera. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju drejtoje ne rrugën qe duhet te ndiqni dhe do arrini ta mbani situatën nen kontroll. Ndonjë investim te vogël do e kryeni pa frike. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, vetëm se me ushqimin duhet bere kujdes. Po e tepruar mund te keni shqetësime. Ne pune, për te arritur majat, do ndërmerrni edhe rreziqe. Ne fundjave do merrni edhe shpërblime. Jeta familjare do jete e këndshme.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Mjedisi yjor do ketë ndikim te madh tej jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Nuk do përkujdeseni aq shume për atë qe keni ne krah dhe ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje mes jush. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por pa rezultat. Druajtja dhe hezitimi do jene ato qe do ju prishin pune. Financat ka mundësi te përmirësohen fale një promocione qe do merrni nga puna. Shëndeti, edhe pse here pas here mund te jeni te stresuar, ne tërësi do jete i qëndrueshëm dhe pa probleme madhore. Ne pune do avanconi goxha dhe do filloni projekte me përfitime te mëdha. Bravo për durimin dhe këmbënguljen. Edhe me familjaret do keni një marrëdhënie te mire.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Do jeni shume te lidhur me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe do ndani me te çdo gëzim apo brenge. Nuk do mungojnë momentet e lumtura, por edhe ato te mërzitshëm. Sido qe te jete duke u bere gjithmonë bashke do kaloni lehtësisht gjithçka. Beqaret do jene me te kujdesshëm me joshjen dhe ka mundësi qe deri te premten te afrojnë pas vetes personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por gjithsesi shume me te mira nga disa kohe me pare. Shëndeti do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Do ndiheni me ne forme se kurrë ndonjëherë me pare. Ne pune do jeni te përgjegjshëm dhe çdo hap do e hidhni e maturi. Me te privilegjuar do jene arkitektet dhe programuesit. Familja pa probleme.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Mos kërkoni te bëni çmenduri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Mire do ishte t’i merrnit gjerat shtruar dhe me realizëm. Beqaret ka gjase te realizojnë një takim te veçante i cili edhe mund t’i çoje drejt një lidhjeje serioze. Gjithsesi shkallet duhen ngjitur me ngadalë. Financat do jene disi me te qëndrueshme, megjithatë ende nuk është koha për te kryer shpenzime te mëdha. Shëndeti do vije duke u përmirësuar nga dita ne dite. Ne pune nuk do dorëzoheni derisa te arrini atje ku e kishit planifikuar. Disa miq te ngushte do iu mbështesin fort. Ne familje do keni një gëzim te madh qe do ju lumturoje.
Komentet