Dashi21. mars – 20. prill
Mos e kundërshtoni për gjithçka partnerin tuaj dhe mos u mburrni gjithë kohës. Do e shndërronit lidhjen ne një arene boksi dhe mund te dilni edhe te humbur. Beqaret duhet te përfitojnë nga kjo periudhe e favorshme për te dale me disa persona qe i kane ftuar. Ne planin financiar merrni menjëherë masa qe ta rregulloni situatën sepse me kalimin e kohës problemet zmadhohen. Shëndeti do jete shume i mire. Nuk do jeni as nervoze dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni për t’ia dale. Përqendrohuni me tepër tek thelbi i gjerave për te kaluar me pas tek gjerat dytësore. Familja mire.
Demi21. prill – 21. maj
Se bashku me partnerin do kaloni kohet qe keni kaluar dhe do ndiheni mire. Do keni mundësi te zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur dhe ta shihni me optimizëm te ardhmen. Për beqaret do filloje një dashuri pasionante dhe emocionuese. Përgatituni për ndryshime te mëdha. Ne planin financiar, nëse vendosni disa rregulla dhe bëni një menaxhim me te mire te situatës nuk do keni tronditje. Shëndeti do jete i mire, kjo mbase ngaqë do merreni pak me tepër me sport. Tregohuni te arsyeshëm edhe me konsumimin e yndyrnave dhe sheqerit. Ne pune do ua vërtetoni te gjithëve zotësinë. Do këmbëngulni për te arritur diçka dhe do ia arrini qëllimit. Familja do jete një mbështetje e forte për gjithçka.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Klima yjore do jete e mire gjate kësaj jave për te dashuruarit, megjithatë mos e gënjeni partnerin për asnjë detaj sepse këtë ai nuk do e duronte dot. Beqaret do përballen me zgjedhje te vështira. Merrni gjithë kohen e duhur për t’u menduar. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do keni goxha përmirësime. Edhe pse shëndeti nuk do jete ashtu si e mendonit, mos e humbni kurajën. Mundohuni te merrni sa me tepër vitamina dhe proteina dhe bëni kujdes me gjumin. Jeta profesionale do shkoje me se miri për te gjithë, ne çdo fushe. Shfrytëzojini ditët. Jeta familjare do jete me e bukur dhe e mbushur me emocione.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Fale influencës jo shume pozitive te Neptunit, do mendoni sikur keni një rival ne dashuri dhe do e mbani gjithë kohës pas vetes partnerin. Mos e teproni nëse nuk doni qe ai te mërzitet. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu behën, por për te bere premtime nuk duhet te nxitohen. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri dhe do kryeni transaksione te rëndësishme. Për sa i përket shëndetit, nuk do keni probleme te mëdha, megjithatë nuk do mungojnë shqetësimet nga barku apo nga rrugët e frymëmarrjes. Ne pune nuk do ia dilni dot vetëm, prandaj mendohuni me ke te krijoni një ekip. Ne familje do iu acaroheni edhe për gjene me te vogël.
Luani23. korrik – 22. gusht
Jeta sentimentale nuk do jete shume e kënaqshme gjate kësaj jave. Do jeni shume kokëfortë dhe do kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Mos e teproni nëse nuk doni probleme te mëdha ne çift. Beqaret do kenë një takim interesante ne ditët e para dhe deri ne fund te javës gjerat mund te marrin me për mbare. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet pasur kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm. Mundohuni te mos e teproni me kafen dhe çlodhuni here pas here. Ne pune edhe pse do lodheni pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Do ndiheni mire pas gjithë përpjekjeve te bëra. Familja do kaloje jave te qete.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Gjate kësaj jave do jeni shume strikte me atë qe keni ne krah dhe nuk do toleroni për asgjë. Kujdes, partnerit mund t’i vije ne maje te hundës dhe mund t’iu braktise. Beqaret ka shume mundësi te takohen me persona interesante dhe qe ia vlen te krijojnë një lidhje. Për sa iu përket financave, duhet te tregoheni te matur me shpenzimet dhe te mos bëni asnjë çmenduri. Nuk do ia dilnit dot ne te kundërt dhe do futeshit ne borxhe. Shëndeti do jete me delikat. Do keni shpesh dhimbje koke dhe ne ndonjë nga ditët mund t’iu irritohen sytë. Këshillohuni me mjekun pa qene vone. Ne pune me shume gjasa do i arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Familja nuk do ketë asnjë problem.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Gjate kësaj jave mezi do e duroni rutinën e jetës ne çift. Kujdes, kjo nuk do te thotë qe për këtë arsye te hidhni hapa te gabuara apo te shikoni dike tjetër. Te gjithë kalojnë periudha te zymta, por gjithçka kalon me kohen. Disa beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak, ndërsa disa te tjerë do presin me kot. Ne planin financiar duhet te bëni përpjekje te mëdha për te ruajtur qëndrueshmërinë. Shpenzimet duhet te jene te matura. Shëndeti jo vetëm qe nuk do jete i keq, por do jeni edhe plot energji, dinamizëm dhe force. Jupiteri do jete planeti me pozitiv për sektorin profesional. Ka mundësi te merrni përgjigjen qe prisni dhe te hidhni hapa galoponte. Dikush do iu jap enje mbështetje te madhe. Ne familje bëni kujdes me sjelljen despotike.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Yjet do ndikojnë se tepërmi ne jetën sentimentale te çifteve gjate kësaj jave dhe do ua prishin harmoninë. Do ketë keqkuptime te shumta dhe mungese te tolerancës. Çështjet e zemrës nuk do shkojnë mire as për beqaret. Do ngeleni serish vetëm këtë periudhe. Financat duan me tepër vëmendje. Nëse tregoheni te pamatur me shpenzimet do përballeni me vështirësi te shumta. Shëndeti ne përgjithësi nuk do jete problematik, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Here pas here do keni dhimbje koke. Ne pune mos hezitoni te mbroni te drejtat tuaja kur mendoni se keni te drejte. Vetëm kështu do t’ia dilni mbanë. Familjaret do kërkojnë ndihmën tuaj.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Do bënit mire te shmangnit çdo lloj përbaltjeje me partnerin gjate kësaj jave. Ambienti mund te elektrizohet se tepërmi dhe do futeni ne një rruge pa dalje. Për beqaret do ketë ndryshime ne horizont. Nuk do keni për çfarë te merakoseni sepse gjerat do shkojnë me se miri. Financat do jene mjaft delikate për shkak te shpenzimeve aspak te menduara qe do kryeni. Për sa i përket shëndetit, jo vetëm qe nuk priten probleme, por energjia dhe optimizmi do mbizotërojnë gjate gjithë kohës. Ne pune do ndërtoni pak nga pak udhën drejt suksesit. Projektet qe keni nisur do ecin ashtu si duhet. Ne familje mos u tregoni autoritare sepse do keni debate.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Me ne fund do i zgjidhni problemet e mëdha qe iu kishin dale ne çift. Secili do japë ndihmën e tij dhe bashkëpunimi do forcohet me tepër. Beqaret do kenë disa takimi te cilat nuk duhet t’i marrin me shaka. Ka gjasa qe fale tyre jete t’iu ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar merrni masa dhe menaxhojini me kujdes te ardhurat nëse nuk doni te keni tronditje. Shëndeti do jete i mire pavarësisht ndonjë shqetësimi te vogël nervor. Këshilla e yjeve është te flini me tepër. Nëse ne pune i manovroni mire gjerat, ka mundësi te arrini qëllimin përfundimtar. Nga ana tjetër ne familje do keni disa debate te ashpra me prindërit tuaj.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Mire do ishte te mos e gjykonit ashpër partnerin tuaj gjate kësaj jave. Vërtet ai është i duruar, por gjithçka e ka një kufi. Priten mosmarrëveshje dhe debate te zjarrta. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare. Me ne fund as ju nuk do ndiheni me te vetmuar. Ne planin financiar mundësitë për ta përmirësuar situatën do jene te mëdha. Do kryeni transaksione te rëndësishme. Për te pasur shëndet me te mire, gjeni kohen për t’u çlodhur dhe bëni pak aktivitet fizik. Nëse keni mundësi për yoga, provojeni. Ne pune nuk do keni vështirësi me projektet qe keni nisur, por marrëdhënia me koleget do acarohet. Jeta familjare do jete mjaft e qete.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Se bashku me partnerin do bëni projekte afatgjata gjate kësaj jave. Do ndiheni qe me mire pranë njeri tjetrit dhe do kaloni momente te mrekullueshme. Beqaret do kenë me shume nevoje për te pasur dike pranë dhe do ia rrije qëllimit me pak përpjekje. Financat nuk do jete shume te qëndrueshme, prandaj shmangni marrjen e rreziqeve duke ulur shpenzimet. Shëndeti do jete i mire ditët e para te javës, por qe nga e mërkura mund te keni shqetësime te vogla sidomos me barkun. Ne pune do bënit mire te përqendroheshit tek thelbi i gjerave dhe jo tek detajet e vogla. Do humbnit kohe dhe nuk do fitonit asgjë. Ne familje do mbizotërojë harmonia.
Komentet