Dashi21. mars – 20. prill
Do i urreni konfliktet ju të dashuruarit dhe gjithë këtë jave do bëni te pamundurën për t’i mbajtur ato larg. Mund te hiqni dore edhe nga disa zakone te vjetra për te mirën e marrëdhënies. Beqaret duhet te jene me te vëmendshëm sepse ne ndonjë nga këto dite mund te ndodhe një takim i papritur. Çështjet financiare mbajini me tepër nen kontroll dhe mos e lëshoni dorën me shpenzimet për asnjë arsye. Shëndeti nuk do jete i keq. Do jeni plot energji dhe nuk do keni shqetësime si me pare. Në punë, Marsi do ju bëjë më energjikë dhe më luftarakë. Keni për të pasur zhvillime goxha pozitive në projektin që keni nisur. Me familjarët çdo gjë ka par t’u sqaruar shpejt.
Demi21. prill – 21. maj
Nëse i vini vetes qëllime gjate kësaj jave mundet edhe t’ia dilni ju te dashuruarit. Pas te martës duhet t’i kushtoni me shume kohe atij qe keni ne krah dhe t’i tregoni sa shume qe e doni. Beqaret do ndihen me te gatshëm për te provuar një eksperience te re sepse do ju pëlqejë shume personi qe do ndeshin. Perspektivat financiare do jene goxha te mira. Do jeni edhe me te arsyeshëm dhe do kujdeseni për çdo hap. Gjendja shëndetësore nuk do jete fort e mire kështu qe mundohuni te kujdeseni pak me tepër dhe te bini ne peshe. Ne pune për fat te mire do keni shume energji dhe komunikimi nga ana tjetër do ju beje te ecni te sigurt përpara. Ne familje do jeni edhe me te përgjegjshëm.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Falë mbështetjes qe do iu japë Marsi këtë javë do keni një marrëdhënie dashurore te shkëlqyer. Gjerat do ju ecin aq mire saqë do bëni shume xheloze. Çdo dite do jete plot ngjyra te veçanta. Për beqaret gjithashtu do shtohen mundësitë për te filluar aventura kalimtare, por emocionuese. Kini parasysh ditën e enjte. Financat do ndikohen nga Hëna. Jo se do ketë shume probleme, por situata nuk do jete shume e qëndrueshme. Gjeni mënyrat për t’i menaxhuar me mire ato. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Do jeni ne forme te përkryer dhe nuk do ndiheni keq asnjë dite. Ne pune Jupiteri do ua vere me ne pah aftësitë qe keni. Nëse ju behet një propozim i ri pranojeni sepse nuk keni për t’u zhgënjyer. Jeta familjare nuk do jete e vështirë.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Lëvizja yjore do sjelle përmirësime te vogla ne jetën tuaj ne çift. Do jeni me te gatshëm për te bashkëpunuar dhe do lini gjera te tjera pas dore për t’u përkujdesur për partnerin. Beqareve do ju mungoje një person ne krah, por nuk do kenë aftësinë e duhur joshëse për ta bere dike për vete. Sektorin e financave do e keni vete ne dore për ta rregulluar. Nëse bëni përpjekjet e duhura sigurisht qe gjithçka do ece me se miri. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithëse mund te ketë edhe ndonjë dhimbje shpike apo kockash. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do ndërmerrni iniciativa te reja. Situata dalëngadalë do përmirësohet edhe me shume. Ne familje nuk do ketë asgjë ndryshe nga zakonisht.
Luani23. korrik – 22. gusht
Jeta juaj ne çift ka për t’iu sjelle kënaqësi te jashtëzakonshme gjate kësaj jave. Do ndiheni shumë të qete ne çdo moment dhe do dashuroheni pa e vrare mendjen për asgjë tjetër. Beqaret do kenë dite te mbushura me lumturi dhe nuk do mërziten asnjë moment. Ne planin financiar nuk do jeni gjithmonë te logjikshëm, por planetët do ju mbrojnë nga çdo problem serioz. Shëndeti nuk do jete i keq, por ne disa momente ankthi do ju duket mbytës dhe mezi do merrni fryme. Ne pune do ndërmerrni iniciativa te reja dhe do eksploroni gjera ndryshe nga zakonisht. Mosha dhe vështirësitë ju kane pjekur goxha. Marrëdhënia me familjaret do jetë e këndshme dhe mund te organizoni festa.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Venusi dhe Marsi do kujdesen shume për dashurinë këtë jave dhe do ju mundësojnë një ambient melankolik dhe te ngrohte. Shprehuni si ta ndieni dhe mos u kompleksoni asnjë çast. Beqaret ditët e para do i kenë te zakonshme, ndërkohë qe pas te mërkurës do ndodhin gjerat me te bukura. Pas disa probleme qe keni pasur me financat gjendja me ne fund do filloje te stabilizohet. Ndihma dhe këshillat e te afërmve janë ato qe ju kane nxjerre nga bataku ku kishit rene. Shëndeti do ketë edhe momente disi te trazuara, megjithatë ne tërësi asgjë serioze. Për punën do jete periudhe shume e rëndësishme për t’i orientuar ku duhet projektet. Po ja dolët këtë jave do i kini gjerat me te lehta me pas. Familja si zakonisht.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe ka rrezik qe te keni edhe debate te zjarrta me te. Mos dyshoni ne çdo moment sepse nuk i bëni mire as lidhjes dhe as vetes tuaj. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e gjejnë qe ne fillim te javës personin për te cilin do ju rrahe zemra fort. Gjithçka do ndryshoje për mire për ta. Ne planin financiar ka rrezik t’iu dalin goxha probleme dhe vështirësi kështu qe merrni masa ose kërkoni ndihme. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer ne çdo moment. Ne pune duhet t’i argumentoni idetë qe keni dhe mund te merrni edhe përgjigje pozitive për kërkesat qe keni. Jeta familjare do përballet me sfida te mëdha.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Nuk duhet te nxitoheni për asgjë këtë jave ju te dashuruarit sepse mund te pendoheni. Gjithçka ka kohen e vet kur duhet te ndodhe kështu qe mos kërkoni gjera me ngulm nga partneri. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe kane për t’u kënaqur me shume se kurrë. Nga fundi i javës mund te ndodhe edhe diçka vërtet fantastike. Financat nuk do jene shume te ekuilibruara, por kjo nuk do te thotë qe ju te bini ne pesimizëm. Te gjithë kalojnë probleme, por lum ata qe nuk dorëzohen para tyre. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ne pune do jeni profesioniste dhe mjaft këmbëngulës. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire këtë jave. Klima do jete çdo dite e ngrohte dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje te forta. Beqaret do mendojnë me shume për te pasur dike pranë e për te kaluar momente intime sasa për te krijuar një lidhje serioze. Me mire te përfitojnë nga mundësitë për aventura kalimtare dhe kur te ndihen gati te kërkojnë personin me te cilin te kalojnë jetën. Ne planin financiar do ju gjeni menjëherë zgjidhje problemeve dhe pas te mërkurës gjendja do jete e shkëlqyer. Shëndeti here pas here mund te ketë disa shqetësime. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe kane probleme me tensionin. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do keni vetëm arritje. Familja do jete e qëndrueshme.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Këtë jave duhet te bëni shume kujdes juve qe jeni ne një lidhje pasi yjet do ju bëjnë te palogjikshëm dhe mund te bëni gabime. Kujdes edhe me tradhtitë sepse do shkatërroni çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar. Beqaret duhet te bëhen gati për te përjetuar kënaqësi dhe emocione te forta. Nga mesi i jave do e takojnë edhe ata princin e kaltër dhe do ndodhe një dashuri me shikim te pare. Buxheti do jete i mire, prandaj mund ta kryeni investimi e menduar. Shëndeti mund te ketë vetëm ndonjë problem dermatologjik te lehte dhe asgjë me shume. Ne pune, nëse bëni pak me tepër përpjekje dhe nuk dorëzoheni para sfidave, keni për te arritur me lart nga sa mendonit. Mundësitë janë te mira. Familja pa probleme.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Venusi dhe Marsi do ju bëjnë me sensuale gjate kësaj jave dhe entuziazmin do dini ta shprehni me mënyra nga me te ndryshmet. Dëshirat shprehini ashtu si do i ndjeni sepse partneri edhe mund t’ua plotësojë të gjitha. Beqaret do kenë mundësi te mira për te realizuar takime, por kokëfortësia dhe mendjemadhësia do beje qe ata persona t’ia mbathin menjëherë. Situatën financiare do e mbani nen kontroll dhe nuk do bëni asnjë çmenduri. Gjendja morale do jete here pas here e rene dhe nuk do ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do flisni shume këtë jave dhe asnjë detaj nuk do ju shpëtojë. Përpjekjet qe do bëni do japin rezultatet e veta. Ne familje do mbizotërojë gjate gjithë kohës qetësia.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Marrëdhënia juaj me personin qe keni ne krah do jete e shkëlqyer dhe e mbushur me emocione. Pasioni do ju pushtoje gjate gjithë kohës dhe nuk do keni asnjë lloj debati me njeri-tjetrin. Ne fakt te dy do jeni tolerante ne maksimum. Beqaret duhet te bëhen gati për disa ndodhi te këndshme ne jetën e tyre sentimentale, megjithatë para se te hedhin çdo hap duhet te reflektojnë gjate. Ne planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogarite dhe do shmangni kështu çdo lloj problemi. Për shëndet edhe me te mire mundohuni te mos lodheni shume dhe te ushqeheni sa me mire. Jupiteri do përkujdeset gjithmonë për sektorin profesional dhe do ju ndihmoje te kaloni sfidat e vështira. Familja do jete mbështetëse.
Komentet