Dashi
Mendojini me kujdes gjërat këtë javë para se të veproni, pasi vetëm kështu nuk do keni probleme. Ju jeni inteligjentë dhe këtë fakt nuk e mohon dot askush. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.
Demi
Gjatë kësaj jave do hidhen hapa shumë të rëndësishme. Nëse keni qenë në pritje të një lajmi të madh çdo gjë do ju realizohet. Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër. Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.
Binjakët
Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni edhe ndryshime për të mirën e të gjithëve. Do e lini pas frikën dhe druajtjen. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni një jetë të qete dhe harmonike dhe do bëni çmos që ta arrini. Kënaqësia dhe mirëqenia duken në horizont. Ju beqarët jeni mërzitur aq shumë vetëm sa do mendoni edhe të martoheni pa dashuri. Mos u nxitoni, kësaj jave do keni një takim shumë të rëndësishëm. Saturni do ju ndihmojë të jeni të matur me shpenzimet dhe situata financiare do përmirësohet goxha. Kujdes me shëndetin. Neptuni do ketë ndikim të keq tek ju dhe mund të keni probleme me kolitin, diarre, dhimbje koke apo edhe probleme me gjumin. Në punë do jeni dinamikë dhe plot entuziazëm. Do i arrini objektivat që i keni venë vetes.
Gaforrja
Atmosfera do ngrohet kësaj jave për ju dhe gjërat do ecin në rrugën më të mirë të mundshme. Nëse keni një lidhje jo shume te qëndrueshme, këtë periudhë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do jeni më afër partnerit tuaj të dashur. Dashuria do iu pushtojë edhe ju beqarët megjithatë mirë është të mos i shkëpusni këmbët nga toka. Shpenzime te tepruara mos kryeni sepse do jetë një jave delikate për sa iu përket financave. Urani dhe Neptuni do e mbrojnë shëndetin tuaj. Bëni vetëm pak kujdes me nervozitetin dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Për sa i përket jetës profesionale do jetë javë ideale. Do i keni të gjitha kushtet e nevojshme për të arritur atje ku dëshironi.
Luani
Gjatë kësaj jave do ju ndriçohet çdo gjë dhe do e shihni realitetin ashtu si është. Nëse keni një lidhje më në fund do afroheni me partnerin tuaj falë disa projekteve të përbashkëta që do nisni. Keni për ta parë që kur bëheni bashkë jeni një skuadër e pathyeshme. Nëse jeni beqarët do realizojnë takime të reja në disa mbrëmje ku do jeni të ftuar. Ndonjëherë gjërat që rrjedhin natyrshëm janë ato më të bukurat e më të veçantat. Në planin financiar do reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo lloj hapi dhe kjo do bëjë që të mos keni tronditje. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Ditët e para do keni shqetësime nga barku dhe nga shpina. Në punë mos ecni kuturu, por ua vini njëherë veshin kolegëve të vjetër. Disa mund t’iu japin këshilla me vlerë.
Virgjëresha
Kjo javë do jetë e magjishme dhe e mbushur me risi. Çdo çast do jetë i përkryer. Në jetën tuaj në çift do ketë ndryshime rrënjësore gjatë kësaj jave, por çdo gjë do varet nga sjellja e kohëve të fundit. Nëse e keni dashur dhe e keni respektuar partnerin ai do ju bëjë surpriza dhe propozime për diçka më serioze. Nëse jeni grindur do vendosni të qëndroni pak kohë larg. Ju beqarët nuk duhet të pranoni asnjë ftese sepse do lëndoheni. Në planin financiar është momenti të këshilloheni me specialistë që të mos keni të papritura. Shëndeti do jetë disa ditë i mirë e disa ditë jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave. Në punë do jeni ambiciozë dhe të arsyeshëm. Gjithçka do ju ecë më mirë nga më parë.
Peshorja
Në shumë ditë do ndiheni të ngarkuar dhe aspak mirë emocionalisht, megjithatë do e shtyni javën. Kohët e fundit keni pasur goxha debate me të dashurin tuaj të zemrës dhe kjo klimë e tensionuar nuk iu pëlqen aspak. Humori i partnerit do ndryshojë ashtu si edhe klima në çift. Nëse jeni beqarë dhe takoni dikë interesant mos u ngutni për asgjë. Nëse ju duhet një këshillë kërkojuani miqve. Kujdes me financat sepse po nuk e bëtë sot nesër do jetë shumë vonë. Shëndeti do shkojë mirë dhe ju do jeni dinamike. Gjithsesi mos punoni shumë sepse do lodheni. Në punë, Jupiteri do iu ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Do arrini objektivat kryesore që i keni vënë vetes.
Akrepi
Paragjykime, mërzitje, debate dhe konflikte do ketë këtë javë. Shumicën e kohës do ndiheni keq. Situata për ju çiftet do jetë e tensionuar. Kësaj here nuk do jeni ju shkaktarët. Partneri po bëhet i padurueshëm dhe sado durim të keni nuk do e ruani dt harmoninë. Për ju beqarët priten flirte. Do pëlqeheni shumë gjatë kësaj jave, por aventurat që do kaloni mund te mos iu pëlqejnë shumë. Saturni ju këshillon të tregoheni vigjilentë me financat për të mos e përkeqësuar gjendjen. Për sa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë te ankoheni pasi do jeni në formë shumë të mirë. Në punë duhet të jeni realiste dhe me këmbë në tokë nëse doni të merrni një drejtim të ri. Do merrni një vendim të rëndësishëm.
Shigjetari
Kjo javë ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me lumturi. Juve që jeni në një lidhje, këtë jave do iu duket sikur do kaloni një muaj mjalti. Partneri do përkujdeset mjaft dhe disa dëshira do iu plotësohen. Neptuni nga ana tjetër do ndikojë pozitivisht tek jeta sentimentale e ju beqarëve. Tregohuni të ndershëm me ato që do shprehni dhe mos u nxitoni për asgjë. Me financat do tregoheni të matur dhe kjo është një cilësi shumë e nevojshme në këtë kohë të vështirë. Në planin shëndetësor nuk do ketë probleme. Rezistenca juaj fizike do jetë e jashtëzakonshme dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Mundohuni të mos stresoheni. Ne pune do keni shumë fat dhe çdo objektiv do e arrini pa shumë mundim.
Bricjapi
Tregohuni më të organizuar këtë javë dhe mos lini asgjë pas dorë nëse doni që gjithçka t’iu shkojë mirë. Ndikimi i planetëve do ju bëjnë që të jeni më të mbyllur në lidhjen tuaj. Edhe pse mund të keni ndonjë konflikt të vogël, do e kaloni lehtë. Do jetë një javë e qetë, harmonike dhe do bashkëpunoni me njeri-tjetrin. Ju beqarët do joshni shumë, por nuk do e gjeni personin ideal. Buxheti do përmirësohet, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Vetëm moshat më të mëdha mund të kenë probleme me gjumin. Në pune duhet të përfitoni nga mbështetja që po iu jep Jupiteri. Mos e lini t’iu ikë nga duart asnjë rast që do iu jepet.
Ujori
Ndonjëherë është më mirë t’ia mbathni nga vendi ku jeni dhe të bëni çdo gjë ndryshe. Kjo javë do jetë shumë më ndryshe nga më parë për juve që jeni në një lidhje. Do jeni të logjikshëm dhe do i pranoni gabimet që keni bërë. Ju beqarët do realizoni takime interesante të cilat kanë për të ndryshuar rrënjësisht të ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Financat do jenë akoma më të begata falë një trashëgimie që do merrni. E kishit ëndërruar prej kohësh këtë gjë. Shëndeti për fat të keq nuk do jetë i mirë. Do keni dhimbje grykësh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Bëni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Në punë do jeni ekip i fortë dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë që keni arritur.
Peshqit
Para se të hidhni çdo hap, reflektoni dhe mendohuni mirë këtë javë. Ndani ndonjë mendim edhe me miqtë e ngushtë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.
Komentet