Dashi21. mars – 20. prill
Jeta juaj ne çift nuk do jetë aspak e qete gjate kësaj jave. Do e acaroni gjithë kohës partnerin tuaj dhe ai ne një moment mund te shpërthejë. Përgatituni te dëgjoni gjera qe do ju lëndojnë. Beqaret do ndihmohen nga Mërkuri që do jetë pozicionuar më së miri. Ata do çlirohen pasi më në fund sepse do gjejnë një person te përshtatshëm me te cilin mund te krijojnë lidhje shume te bukura. Në planin financiar do jeni te logjikshëm dhe do dini si ta menaxhoni situatën me maturi. Shëndetin do ua mbroje gjithë kohës Neptuni. Do jeni edhe më energjikë dhe do ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Për punën do jetë një periudhë e shkëlqyer. Do ecni para me hapa gjigande dhe do ju duket sikur do rilindni. Familja pa asnjë problem.
Demi21. prill – 21. maj
Edhe pse mund te keni angazhime te shumta dhe mund te jeni te zënë me pune, këtë jave duhet te gjeni pak kohe për partnerin tuaj. Flisni hapur me te për çdo gjë, shprehjani ndjenjat dhe dashurohuni pa dorashka. Ne këtë mënyrë, te dy palët do ndiheni mire. Beqaret do kenë një periudhe plot surpriza dhe ne disa momente do ju duket sikur nuk janë ne realitet. Yjet do mendojnë gjithmonë për ta. Ne planin financiar mos kërkoni përmirësim te menjëhershëm te situatës, por mjaftohuni fillimisht me stabilizimin e saj. Shëndeti nuk do ketë probleme. Ne pune do e keni shume te vështirë te punoni ne grup dhe kjo do ju vonoje ne arritjen e objektivave. Edhe me familjaret nuk do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Mos kërkoni te jeni gjithmonë udhëheqës gjate kësaj jave, por dëgjojeni edhe partnerin dhe bashkëpunoni me tepër. Vetëm kështu marrëdhënia juaj do filloje te ngrohet. Beqaret sado te mundohen nuk do gjejnë dashuri te mëdha. Atyre do iu jepet mundësia vetëm për aventura kalimtare. Ne planin financiar do ju duhet maturi dhe kujdes maksimal qe gjendja te mos përkeqësohet. Borxhe as mos merrni e as mos jepni. Shëndeti do jete me i mire. Do mbizotërojë ekuilibri nervor dhe fizik gjithë kohës. Në punë Urani do ju beje me diplomate dhe te kujdesshëm. Do dini se çfarë hapash te hidhni. Marsi do ua mbroje jetën familjare.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Nëse tregoheni te kujdesshëm dhe nuk bëni kritika te pakuptimta ndaj partnerit, jeta juaj ne çift do jete e mire këtë jave. Duhet ta kuptoni njëherë e mire se askush nuk është perfekt dhe se me e rëndësishme se pamja është zemra. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica për ta bere për vete personin qe pëlqejnë, por ka rrezik qe shume shpejt te zhgënjehen prej tij. Financat nuk do jene shume te mira, prandaj çdo hap hidheni me kujdes nëse nuk doni probleme me serioze. Shëndeti here do jete i mire e here delikat. Mundohuni te shmangni pikantet, ëmbëlsirat dhe kripen e tepruar. Ne pune mos bëni aleanca me persona te cilët nuk ju bindin plotësisht sepse do keni probleme. Familja do jete e qete.
Luani23. korrik – 22. gusht
Çdo gjë do jete me e thjeshte këtë jave për ju te dashuruarit nëse arrini te merreni vesh me atë qe keni ne krah. Po toleruat nga pak te dy dhe po i pranuat disa gabime, gjithçka do ndryshoje për mire. Beqaret pa u lodhur shume do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë shpejt një lidhje afatgjate. Çdo gjë është çështje fati. Gjendja e financave nuk do jete e keqe, megjithatë ju nuk do ndiheni te kënaqur. Duhet te prisni edhe pak kohe para se gjendja te përmirësohet sa e keni ëndërruar. Shëndeti mund te kenë shqetësime te vogla ne fundjave. Mire është te mos neglizhoni asgjë. Ne pune do kërkoni me çdo kusht t’ia dilni mbanë dhe do e arrini atë qe doni. Jeta familjare do jete normale.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Kjo jave do jete e mbushur me dite te bukura për te dashuruarit. Yjet do jene gjithë kohës ne krahun e tyre dhe ato do i shtyjnë te bëjnë edhe gjera te veçanta ne mënyrë qe te përjetojnë alegri. Beqaret nuk duhet te rikthehen me persona qe i kane pasur dikur ne krah dhe i kane bere te vuajnë. Për financat duhet t’ua vini veshin sa me pare specialisteve sepse vetëm ata mund t’iu japin ndihmën e duhur. Deri ditën e mërkurë do keni disa tronditje ne këtë fushe. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze përveç ndonjë dhimbjeje koke apo muskujsh. Ne pune çdo gjë do vije duke u përmirësuar. Përveçse do pajtoheni me koleget do hidhni edhe hapa pare me projektet e nisura. Jeta familjare do jete dinamike.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Këtë jave do keni një marrëdhënie edhe me te mire me partnerin tuaj sepse kohet e fundit te dy keni ndryshuar disa nga zakonet ne sjellje vetëm qe gjerat te ecin si duhet. Nga mesi i javës mund te merren edhe disa vendime gjigande. Për beqaret do jete periudhe e bekuar nga yjet sepse çdo gjë do ndodhe si neper ëndrra. Lidhjet qe do krijohen do jene afatgjata. Buxheti do vije dalëngadalë duke u rritur, por nuk duhet te prisni ndryshime rrënjësore sa hap e mbyll sytë. Shëndeti nuk do jete problematik, përveç ndonjë shqetësimi te vogël qe mund te keni here pas here. Gjithsesi asgjë nuk do jete për t’u alarmuar. Ne pune merrini gjerat sa me shtruar qe te mos gaboni. Me familjaret me ne fund do pajtoheni.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Mundohuni te tregoheni sa me shume te matur me atë qe keni ne krah gjate kësaj jave sepse po filluan debatet nuk do kenë te mbaruar. Fjala nxjerr fjalën dhe nuk do mund ta mbani dot me situatën nen kontroll. Beqaret edhe pse nuk do e presin, do kenë disa takime qe ne ditët e para. Duhet te njihen mire me personat para se te hedhin hapa, megjithatë parashikimet janë pozitive për vazhdimësinë. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do dini si ta organizoni situatën ne mënyrë qe te mos përballeni me probleme. Klima yjore do nxite oreksin e shfrenuar dhe ka rrezik te keni disa shqetësime shëndetësore. Kujdes! Ne pune duhet te rezistoni dhe nuk duhet te dorëzoheni asnjë çast. Familja do jete mbështetje e forte.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Venusi do ju ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni me te qete. Pas kohës se vrenjtur ne çift do rilinde dielli. Gjerat e bukura pritini pas te mërkurës. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me mundësi për aventura. Le t’i shfrytezojne ato sa me shume qe te mundin, por pa hedhur hapa te nxituara. Financat do jene te mira dhe ju mund te kryeni shpenzimet e menduara. Gjithsesi nëse hiqni ndonjë para mënjanë do jete edhe me mire. Shëndetin duhet ta keni me tepër nen kujdes pasi gjendja nuk do jete shume e qëndrueshme. Kujdes duhet te bëjnë sidomos ata qe kane imunitet te dobët. Ne pune do ja dilni mbanë edhe pse konkurrenca do jete e forta. Jeta familjare do jete e qete.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Jeta juaj ne çift do jete aq e bukur këtë jave saqë te gjithë do ju kenë zili dhe do duan te përjetojnë emocione si ju. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjerat mund t’iu ecnin kaq mire. Beqaret do bëjnë te pamundurën për ta gjetur personin e duhur, por për fat te keq as këtë jave nuk do arrijnë dot ta gjejnë. Për financat rrethanat do jene te favorshme, por edhe ju vete duhet te tregoni maturinë dhe përkujdesin e duhur. Shëndeti do vije dita ditës duke u përmirësuar. Pas te enjtes do ndiheni plotësisht te rikuperuar. Ne pune do keni probleme nëse nuk ecni me strategji. Nga ana tjetër mos merrni gjithmonë për baze mendimet e kolegeve. Jeta familjare do ketë një dite te zakonshme.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Kjo do jete një jave me ndryshe për ju te dashuruarit. Do e largoni rutinën dhe do bëni disa gjera interesante ne çift te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Ja qe me pak fantazi dhe imagjinate mund te ndryshoje çdo gjë. Beqaret nuk do mendojnë aspak për dashurinë sepse për ta do jete me e rëndësishme puna dhe shoqëria. Financat do përmirësohen ndjeshëm pas shitjes se një objekti apo te një toke qe zotëroni. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Do keni shqetësime nga kockat dhe nga muskujt. Ne pune do jete Marsi ai qe do ju beje te ndiheni me te sigurte ne vetvete dhe do guxoni te filloni projekte te reja. Jeta familjare do jete e qete dhe e këndshme.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Do jeni shume te kuptueshëm me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe ne disa dite mund te mendoni t’i bëni edhe surpriza njeri-tjetrit. Marrëdhënia do vije duke u përmirësuar dita ditës. Beqaret me ne fund, pas pak kohesh pritjeje dhe durimi do arrijnë te fillojnë një lidhje dashurie. Ne planin financiar do ketë disa përmirësime te vogla, megjithatë gjendja serish nuk do jete ashtu si e keni ëndërruar. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e keqe pasi përveçse do tregoheni te kujdesshëm me ushqimin do shmangni edhe jetën sedentare. Ne pune do ju propozohen disa projekte gjigande te cilat nuk duhet t’i neglizhoni për asnjë lloj arsyeje. Jeta familjare do jete e ngrohte dhe harmonike.
Komentet