Dashi21. mars – 20. prill
Këtë jave serish jeta juaj ne çift do ketë prioritet absolut. Pasioni do ndizet flake dhe ne shume momente do ju duket sikur jeni vërtet neper ëndrra. Gjerat do ndodhin ne mënyrat me te bukura te mundshme. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen nëse nuk e gjejnë personin e ëndrrave qe ditët e para pasi yjet kane programuar surpriza ne fundjave. Menaxhimin e financave besojuani specialisteve dhe nuk keni për te pasur asnjë problem. Gjendja shëndetësore here do jete e mire e here mund te ketë disa shqetësime te vogla. Kujdesuni ne çdo moment. Ne pune ka për te qene një jave e zakonshme dhe pa ndonjë surprize. Ne familje do mbizotërojë entuziazmi.
Demi21. prill – 21. maj
Jeta juaj ne çift nuk do ndikohet aspak nga yjet gjate kësaj jave kështu qe po nuk e acaruat partnerin çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri. Ata qe janë vetëm prej kohesh do e provojnë me ne fund shijen e dashurisë. Te mërkurë ose te enjte do ndodhe takimi i shumëpritur. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe shmangni me patjetër investimet e mëdha. Vetëm kështu gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti për fat te keq do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga aparati tretës kështu qe duhet bere kujdes edhe me ushqimin qe do konsumoni. Ne pune duhet te jeni me te hapur ndaj sfidave te reja sepse mund te arrini edhe me shume sukses. Jeta familjare nuk do ketë probleme.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Ka rrezik te zhgënjeheni këtë jave nga mënyra sesi do ecin gjerat ne jetën tuaj ne çift. Duhet te tregoheni realiste dhe t’i mbani këmbët ne toke. Nga ana tjetër duhet te jeni edhe me tolerante me te. Beqaret do gjejnë një partner qe do ju përshtatet ne çdo pike dhe qe mund t’iu siguroje një te ardhme te ndritur e te gëzuar. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe duke shpenzuar kuturu pasi ne një moment mund te mbeteni keq. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer gjate gjithë kohës. Do keni energjinë e aq shume dëshiruar. Ne pune perspektivat duket te jene goxha te mira. Do bashkëpunoni me disa kolege dhe do keni arritje te mëdha. Me familjaret do jeni me te lidhur.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Kjo jave do jete mjaft premtuese për ata qe janë ne një lidhje. Do i shihni gjerat me më shume optimizëm dhe largpamësi, prandaj do mund t’i zgjidhni njëherë e mire edhe disa probleme te vogla qe keni pasur me herët. Beqaret do kenë njohje, por me disa mund te kalojnë edhe me shume kohe e mund te shkëmbejnë edhe ndonjë puthje. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe përpikëri te madhe prandaj gjendja do mbetet e mire. Shëndeti nuk do ketë probleme, megjithatë për te qene ne forme te shkëlqyer kujdesuni me tepër për ushqimin dhe beni pak me shume ushtrime fizike. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu siç e keni ëndërruar. Familja nuk do ketë tronditje.
Luani23. korrik – 22. gusht
Jeta juaj ne çift do jete tej mase e animuar këtë jave dhe çdo dite partneri do ju surprizoje dhe do ju beje te përjetoni emocione te forta. As nuk e kishit ëndërruar ndonjëherë se do kalonit çaste te tilla. Për beqaret, për fat te keq yjet nuk do jene ne favor te fillimit te një lidhjeje. Atyre do ju duhet ende te presin për te pasur ndryshime. Ne planin financiar do jeni me pak impulsive dhe do reflektoni disa here para se te veproni. Maturia do beje qe gjendja te ketë përmirësime. Shëndeti ka për te qene me i mire se një jave me pare. Do keni imunitet te shkëlqyer dhe nuk do prekeni as nga virozat. Ne karriere do hidhni hapa para fale edhe ndihmës se disa kolegeve. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Jave mjaft e qëndrueshme dhe e mbushur me momente te bukura do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i keni idetë dhe mendimet me te qarta dhe do futeni ne një etape shume me te bukur. Beqaret do dine si ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe nuk do dorëzohen lehtësisht përballë sfidave qe do ju dalin. Për ta nuk do ketë asgjë te pamundur. Financat nuk do jene ne gjendje aq te mire sa për te kryer investime te mëdha. Për to duhet te prisni edhe pak. Shëndeti do jete i mire ne tërësi, por here pas here nuk do mungojnë disa shqetësime te vogla. Ne pune me ne fund do lidhni kontaktet e nevojshme për te ecur para më me shpejtësi. Jeta familjare do jete fantastike.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Jave goxha e trazuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh me partnerin tuaj për shume gjera dhe do e ngrini zërin me shume nga sa duhet. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejnë. Buxheti nuk do jete i keq ne fillim te javësh, por për shkak te taksave, faturave apo shpenzimeve qe duhet te bëni gjendja do pësojë tronditje. Kujdes! Shëndetin duhet ta keni kujdes ne maksimum sepse po u preket nga virozat do kaloni një periudhe te vështirë e me vuajtje. Ne pune edhe pse do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme serish nuk do arrini atje ku keni menduar. Familja me probleme.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Juve qe jeni ne një lidhje ka mundësi te keni mosmarrëveshje gjate kësaj dite dhe do ndiheni tej mase keq prena atij qe keni ne krah. Debatet kane për te qene aq te forta saqë mund te prekni edhe tema tejet delikate. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe t’i shumojnë takimet dhe nuk do qëndroje asnjë moment te mbyllur ne shtëpi. Buxhetin do e lini pas dore dhe do shpenzoni pa i bere me pare llogarite. Ky do jete një gabim shume i rende. Për shëndetin po nuk u kujdeset mund te keni probleme serioze. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga zemra dhe nga veshkat. Ne pune duhet te jeni me te kujdesshëm se me pare sepse ne te kundërt gjerat do marrin tatëpjetën. jeta familjare ka për te qene e trazuar.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Jave mjaft delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do ftohet goxha dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Merrni masa sa me shpejt pa filluar problemet serioze. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Do ndihen te plotësuar dhe gjithë jeta do ju marre tjetër drejtim. Ne planin financiar do jene te afërmit ata qe do iu japin mbështetje te madhe dhe gjendja nuk ka për te pasur aspak probleme. Për shëndetin do dini si te kujdeseni ne çdo moment dhe madje do hiqni dore edhe nga dietat strikte. Ne pune do keni suksese te njëpasnjëshme dhe do ndiheni krenare për veten. Familja nuk do ketë probleme.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Këtë jave do ndiheni shume me te sigurte ne jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe do jeni gati te hidhni edhe hapa me rëndësi te madhe. Ambienti do jete gjate gjithë kohës i ndriçuar dhe i ngrohte. Beqaret do kenë një periudhe te begate dhe te mbushur me argëtim. Do ja kalojnë mire pranë miqve te ngushte dhe gjate mbrëmjeve plot hare mund te takojnë edhe persona interesante. Ne planin financiar do ju duhet shpejt e shpejt te merrni disa vendime qe gjendja te stabilizohet. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe shqetësime, por ju nuk duhet te alarmoheni. Gjithçka do kaloje shpejt. Ne pune do jeni me te organizuar, me këmbëngulës dhe do keni arritje. Jeta familjare do jete dinamike.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Jave me pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me te logjikshëm nga me pare dhe do mundoheni ta respektoni sa me shume mendimin e tjetrit. Beqaret do kenë një jave te jashtëzakonshme dhe te mbushur me emocione te mëdha. Yjet do mendojnë gjithë kohës për ta dhe do kalojnë dite te mrekullueshme. Edhe ne planin financiar keni për te qene me fat dhe situata do vije gjithmonë duke u përmirësuar. Mund te bëni edhe ndonjë investim. Shëndeti do lere për te dëshiruar here pas here. Do keni shqetësime nga kyçet dhe muskujt e këmbëve. Ne pune do dini si te veproni ne çdo moment dhe gjithçka ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Ka rrezik te jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe kjo nuk do ju lere te dashuroheni te qete. Ne disa momente do e ngrini zërin me shume nga sa duhet dhe kjo do sjelle debate. Beqaret do kenë ftesa te shumta, por ka mundësi te pëlqejnë me tepër dike qe sapo është divorcuar. Ne fakt ky do jete një rrezik, por qe ata do e marrin përsipër pa u menduar gjate. Financat do përbejnë gjithë kohës prioritet. Nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë sektor sepse do dini gjithë kohës si te silleni. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune mos besoni tek idetë e kolegeve, por bëni atë qe do mendoni. Familja pa asnjë te re.
Komentet