Dashi21. mars – 20. prill
Këtë jave do dëshironi vetëm te jetoni te qete pranë partnerit tuaj dhe do bëni te pamundurën te shmangni rutinën dhe mosmarrëveshjet. Keni për t’ia kaluar sa me mire. Beqaret do keni një jave te veçante dhe te mbushur me takime interesante. Emocionet do jene çdo dite e me te forta. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm pas një trashëgimie qe do merrni. Mezi e keni pritur dhe ja me ne fund ndodhi. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk keni për te pasur asnjë lloj shqetësimi tashme. Ne pune do jete pak periudhe konfuze dhe shpeshherë do gjendeni ne vështirësi për hapat qe duhet te hidhni. Pa u këshilluar me shefat mos bëni asgjë. Jeta familjare do jete harmonike.
Demi21. prill – 21. maj
Nen ndikimin e madh te Saturnit do keni nevoje jetike për me shume siguri ne jetën tuaj ne çift. Flisni me partnerin dhe sqarojeni situatën. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta joshin atë qe pëlqejnë, por një tjetër person do filloje t’ua fitoje zemrën dalëngadalë. Ne planin financiar do keni fat dhe gjendja do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni shqetësime dhe probleme nga pjese te ndryshme te trupin. Këshillohuni sa me pare me mjeke dhe bëni analiza. Ne pune nuk duhet te merreni me thashetheme dhe te gjykoni te tjerët sepse do humbisni kohen kot dhe do mbeteni mbrapa. Jeta familjare do jete e kënaqshme ne përgjithësi.
Binjaket22. maj – 21. qershor
Jeta juaj ne çift do privilegjohet mjaft këtë jave. Do jeni shume sensuale dhe te hapur ndaj risive. Do flisni për gjithçka hapur me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do jete për t’u pasur zili. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do bëjnë asnjë përpjekje për ta ndryshuar statusin. Vetëm se ditën e mërkurë ose te enjte një person fantastik ka për t’iu bere disa ftesa te parrezistueshme. Kjo gjë do i luhate disi. Financat do jene te favorizuar gjate gjithë kohës. Nuk do keni aspak probleme. Shëndeti do jete i qete. Edhe ne pune te gjitha rrethanat do jene te favorshme për sukses. Gjithçka do ndodhe si me magji. Jeta familjare do mbetet e qete dhe e kënaqshme. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik
Jave intensive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni si mbi re me atë qe keni ne krah dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast nga njeri-tjetri. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me vështirësi ne pune dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te mire, prandaj kërkoni ndihme sepse nuk do ja dilni dot vete. Edhe shëndeti do ketë shqetësime. Mund te prekeni nga alergji te ndryshme dhe nuk do jeni te qete aspak. Ne pune për fat te mire do ju plotësohen dëshirat dhe do arrini atje ku dëshironi. Pengesa nuk do ketë aspak. Jeta familjare nuk do ketë probleme serioze.
Luani23. korrik – 22. gusht
Do jeni shume te përgjegjshëm këtë jave ju te dashuruarit dhe nuk do hidhni aspak hapa te gabuara. Edhe partneri ne te njëjtën kohe do bëjnë gjithçka qe te ndiheni te lumtur se bashku. Beqareve do ju rendoje aq shume vetmia saqë do e kërkojnë me sy mbyllur një person për ta pasur ne krah. Ka rrezik te bëjnë gabime. Gjendja e financave do jene goxha konfuze. Bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni. Shëndeti do jete delikat dy ditët e para, por me pas gjithçka do përmirësohet. Ne pune pa u munduar shume keni për te pasur rezultatet qe keni ëndërruar. Mund te ndryshoni edhe vendin e punës, për një pozicion me te mire. Jeta familjare do jete e paqëndrueshme.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme këtë jave. Nuk do keni aspak komplekse dhe do pranoni te bëni gjera te çmendura me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me hare. Jo vetëm qe do realizojnë takimet e ëndrrave, por do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Financat nuk do jene aq te mira sa për te bere çdo lloj investimi te menduar. Kujdes! Gjendja shëndetësore do jete me e mire se disa kohe me pare, por gjithsesi disa shqetësime te vogla do i keni. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Përgatituni për sfida te reja dhe pozicione te ndryshme nga ato ku keni qene. Jeta familjare do jete e ngrohte dhe e kënaqshme.
Peshorja24. shtator – 23. tetor
Një fllad i ngrohte pasioni do e ngrohe këtë jave jetën tuaj ne çift. Do i përkushtoheni tej mase partnerit tuaj dhe do i zgjidhni njëherë e mire edhe disa probleme. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie pasionante e cila do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ja ka vlejtur pritja deri tani. Ne planin financiar duhet te tregoheni me patjetër me te frenuar sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm, vetëm se duhet te shtoni sasinë e konsumimit te kalciumit dhe fosforit. Ne pune do hidhni hapa para dhe shume persona do duan te bashkëpunojnë me ju. Mos u nxitoni ne mënyrë qe te merrni vendimet e duhura. Jeta familjare do jete e trazuar.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor
Do jeni shume joshës dhe sharmante gjate kësaj jave ju te dashuruarit dhe partneri nuk do mund t’iu rezistoje dot. Ai do ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do kenë një periudhe e ndriçuar dhe te mbushur me takime interesante. Me financat do jeni realiste dhe do e dini sa shpenzime te kryeni. Për ju e rëndësishme është te siguroni edhe te ardhmen. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do keni mbrojtje te mire imunitare dhe nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni disi te shpërqendruar ditët e para, por ne fund do arrini atë qe keni dashur dhe atë qe iu është dhënë si detyre. Askush nuk do zhgënjehet prej jush. Jeta familjare do ketë disa probleme te vogla, por jo te pazgjidhshme.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor
Jave mjaft dinamike dhe e veçante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do bëni gjera fantastike se bashku. Here pas here do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret nuk duhet te justifikohen kot nëse nuk i pëlqejnë personat qe do i ftojnë për te dale. Me e mira është te flasin hapur e pa dorashka. Financat do jene shume te paqëndrueshme, kështu qe tregohuni te matur nëse nuk doni probleme. Shëndeti do jete delikat dhe do ketë nevoje për me shume përkujdes. Mos lini pas dore asnjë shqetësim. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku keni menduar. mund te lodheni paksa, por do ja dilni. Familja pa probleme.
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar
Jave e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret do kenë një periudhe te turbullt dhe pa takime interesante. Duhet me patjetër te kërkojnë ndihme nga te afërmit. Ne planin financiar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme. Nuk do jeni ne gjende as te kryeni shpenzimet me te domosdoshme. As shëndeti nuk do ece si duhet. Kujdesuni me tepër për ushqimin dhe mos lini pas dore aktivitetin fizik. Po patet shqetësime te mëdha këshillohuni me mjeket. Ne pune do keni ngarkese te madhe dhe here pas here do gjendeni ne situata delikate. Jeta familjare do mbetet e njëjtë.
Ujori21. janar – 19. shkurt
Këtë jave nuk duhet te luani me ndjenjat e partnerit tuaj sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Mundohuni sa te mundni t’i përkushtoheni atij qe keni ne krah. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjë nga personat nuk do i tërheqë aq sa duhet për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha vetëm qe ta ndryshoni situatën. Gjithçka do ndryshoje brenda se mërkurës. Shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni ne forme dhe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Për punën do jete periudhe pozitive dhe e mbushur me sukses. Pa u munduar shume keni për te arritur goxha lart. Jeta familjare do jete mjaft harmonike.
Peshqit20. shkurt – 20. mars
Pasioni do rindizet gjate kësaj jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe kënaqësitë do jene me te forta se asnjëherë me pare. Partneri do ju beje edhe disa propozime interesante qe do bëni mire te mos i neglizhoni. Beqaret do bëjnë te pamundurën për te qëndruar te lire e për te mos filluar angazhime serioze. Gjithsesi ndonjë aventure kalimtare nuk do e refuzojnë. Financat nuk do jene shume te mira, por kjo nuk do te thotë qe ju te besoni te lojërat e fatit për t’i përmirësuar. Shëndeti ka për te qene shume here me i mire se disa kohe me pare, por nuk do te thotë se nuk do ketë asnjë shqetësim sado te vogël. Ne pune duhet te jeni me te hapur ndaj risive. Me familjen nuk do ketë probleme.
Komentet