DASHI
Ka të ngjarë ta keni të vështirë për të shijuar momentet në një mënyrë më të hapur dhe më të gjallërishme me të tjerët. Edhe pse ju kërkoni dashuri dhe afeksion, intimiteti është paksa i vështirë për ju. Do të jeni shumë të kujdesshëm për t’u bërë të afërt me njerëzit dhe ndarjen e ndjenjave tuaja. E gjithë kjo, sidomos në pjesën e parë të muajit, pasi Venera në kombinim me Saturnin krijojnë aspekte jo shumë të favorshme në këtë drejtim. Në pjesën e dytë të muajit do të intensifikohen pasionet tuaja dhe do të sjellë dinamikë në marrëdhënien tuaj (Venera në aspekt të favorshëm me Plutonin). Me kalimin e Venerës në Dem, do të keni mundësi të favorshme për të pasur fitime të qëndrueshme, pasi do t’i menaxhoni financat tuaja me më shumë përgjegjësi. Nga 24 marsi, Hëna e Re në shenjën tuaj, mundësi e favorshme për bashkëpunim të ri, të frytshëm dhe afatgjatë (të njëjtin ndikim do ta ndjejnë dhe Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi ).
DEMI
Këtë muaj me hyrjen e Venerës në shenjë tuaj do të jeni shumë tërheqës. Ju do të jeni tërheqës kryesisht për njerëzit me prirje artistike ose mistike (Venera – Neptuni të favorshëm). Nga 8 Marsi, liria personale do të jetë shumë e rëndësishme. Marrëdhëniet tradicionale nuk janë të rekomanduara në këtë transit mes Venerës dhe Uranit në shenjën tuaj. Do të jeni mjaft spontan dhe të zgjoheni më lehtë emocionalisht dhe seksualisht. Gjithashtu, do të keni më pak vetëpërmbajtje kur ndjenjat tuaja të jenë trazuar. Nga 14 marsi, mund të keni realizim bashkëpunimesh të rëndësishme pune, dhe mund të jenë me persona jashtë vendit.
BINJAKËT
Në gjysmën e parë të marsit mund të keni realizimin e qëllimeve të përbashkëta për të cilat më parë keni rënë dakord me partnerin dhe për të cilat keni investuar kohë dhe energji (Dielli-Jupiteri aspekt i favorshëm në fushën tuaj të dashurisë). Do të ndjeheni të kënaqur dhe të përmbushur. Do të keni mundësi të rritni financat tuaja të përbashkëta dhe të mbështetni njëri-tjetrin në gjithçka. Nëse jeni ‘single’, lidhja e Marsit me Jupiterin në dekadën e tretë të marsit do t’ju motivojë të sillni diçka cilësore në lidhjen tuaj të re emocionale. Mund të keni ndryshime në një shtëpi, siç janë rinovimet ose blerja e diçkaje të re. Në pjesën e dytë të muajit priten lëvizje fitimprurëse, fitime më të mira nëse jeni në industrinë e ndërtimtarisë ose bankare.
GAFORRJA
Në fillim të muajit, mund të ndjeni tendencën e një ftohjeje emocionale mes jush dhe partnerit tuaj, pasi mund të mos pajtoheni me qëllimet e përbashkëta që kanë rëndësi parësore (Venera-Saturni jo të favorshëm). Në pjesën e dytë të muajit do të keni mundësi të zgjidhni çdo mosmarrëveshje. Një udhëtim i përbashkët në horizont. Nëse jeni ‘single’ gjysma e dytë e marsit do të jetë dinamike në fushën emocionale dhe mundësi e mirë për njohje premtuese. Nga 20 marsi do të keni zhvillime shumë pozitive në punë, me moton “mundem ta bëj” dhe do të trajtoni sfidat e punës me kënaqësi. Gaforreve të papunë do t’u jepet mundësi e mirë punësimi kryesisht në fushat e marrdhënjeve me publikun/klientin ose burimeve njerëzore.
LUANI
Në gjysmën e parë të muajit ka të ngjarë t’ju mungojë ngrohtësia emocionale dhe do t’ju duhet më shumë butës. Kjo do të shkaktojë ftohje kalimtare. Gjysma e dytë do të sjellë interesa të reja dhe aktivitete të përbashkëta në marrëdhëniet tuaja. Nëse jeni luan i lirë, përpjekjet tuaja për të tërhequr vëmendjen e personit që ju pëlqen nuk do të jenë të lehta, merreni si një periudhë testi të durimit tuaj. Në 10-ditëshin e parë të muajit, raportet në punë jo të lehta, me nevojë rishikimi me kujdes të marrëveshjeve. Pastaj Mërkuri bëhet i favorshëm që sjell përmirësim të komunikimeve, forcim raportesh në punë ose mundësi punësimi të atyre në kërkim të saj.
VIRGJËRESHA
Në dekadën e parë të Marsit do të ndjeni një rritje të mosmarrëveshjeve me partnerin, por këto komplikime mund të evitohen nëse i kushtoni më shumë vëmendje partnerit dhe do të kuptoni se çfarë dëshiron nga ju. Ju mund ta idealizoni partnerin tuaj pa kuptuar saktësisht nevojat (Dielli- Neptuni pak të favorshëm ). Nga 24 Marsi do të afroheni më shumë dhe do të keni më shumë harmoni në marrëdhënie. (Venera-Neptuni të favorshëm ). Virgjëreshat single, do të jeni mjaft dinamik në fushën e emocioneve dhe do t’ju jepen disa mundësi për të hyrë në një lidhje të re emocionale. Hëna e plotë në shenjën tuaj 9 mars, do të rrisë shumë nevojën të mbaroni/përmbyllni punët e hapura ‘TANI’, këtë tendencë do ta ndjejnë edhe shenjat Binjakët, Shigjetari dhe Peshqit.
PESHORJA
Muaj i favorshëm për raportet në dashuri, harmoni në komunikim me partnerin, nuk do të mungojnë diskutimet për plane të reja në shtëpi ose shoqëri. Ata që janë beqarë, duhet ta shfrytëzojnë rrezatimin qe ju përforcon Venera në Dem dhe nëse vërtet ju pëlqen dikush, mos hezitoni të bëni hapin e parë, mos prisni, rrëmbeni dashurinë. Në punë mund të jeni paksa të nxituar, ose të mos keni durimin që ju karakterizon, jeni më të vendosur për të mbaruar me ngulm punët e hapura deri në mes të muajit, në mënyrë të filloni objektivat e reja.
AKREPI
Me hyrjen e Venerës në Dem në fushën tuaj të dashurisë, do të sjelli risi, freski në marrëdhënjet tuaja të dashurisë, do të dilni nga monotonia për rrëmbime të emocioneve të reja. Butësia juaj do të rritet bashkë me sinqeritetin në pjesën e dytë të muajit. Nëse jeni të lirë, ky muaj mund të jetë shumë i favorshëm për një lidhje të re, pasi Venera do jetë e favorshme me tre planete tjera si Jupiteri, Neptuni, Plutoni- dashuri, idealizëm, transformim me bollëk. Në punë, fillimi i muajit me ritëm të ulët, nuk rekomandohen investime të reja. Në pjesën e dytë të muajit Dielli-Neptuni të favorshëm sjellin mundësi për fillime kreative.
SHIGJETARI
Në përgjithësi nuk shquheni për durim, por këtë muaj e thyeni këtë tendencë, duke u bërë më të durueshëm me partnerin tuaj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, pasi disa nga keqkuptimet që keni, do të përsëriten dhe do të detyroheni të rinegocioni. Do të keni mundësi të arrini një marrëveshje, në mënyrë që të mos ketë më paqartësi. Shigjetarët beqarë kanë mundësi të mirë të përcaktojnë çfarë duan, më pas çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Në punë ju kërkohet të jeni më të angazhuar dhe praktik, pasi keni tendencë të bëni shumë gjëra njëkohësisht dhe rezultati të mos jetë ai që prisni.
BRICJAPI
Me katër planete në shenjën tuaj (JU-SA-PL-MA) vazhdoni të jeni të favorizuarit, me shumë gjasa po vazhdoni të shijoni harmoninë që dominon jo vetëm në planin sentimental, por edhe atë shoqërorë dhe biznes/ karrierë. Gjithsesi, siç e dini ju më së miri, duke qenë se jeni autokritikë të natyrshëm, gjërat kanë nevojë të mbahen në kujdes të vazhdueshëm për një sukses të vazhdueshëm. Pjesa e parë e muajit nuk favorizon kontratat e reja, por ato nuk do të mungojnë. Objektivat tuaja do të realizohen, por me një vonesë ose nga mungesa e burimeve finansiare ose nga nevoja për rishikim të partneriteteve.
UJORI
Këtë muaj do të jeni më të ndjeshëm dhe me imagjinatë të shtuar. Nëse jeni të lidhur, partneri mund ta vërejë këtë distancë që ju edhe pa dashje mund ta krijoni. Do t’ju tërheqin gjërat artistike, krijuese si dhe ato mistike. Nëse jeni single, shfrytëzoni bollëkun e ëndrrave, vizioneve dhe dëshirave, pasi jo gjithmonë e keni vullnetin dhe qëndrueshmërinë për t’i bërë ato konkrete. Mërkuri retro do të kthehet të shenjën tuaj, e cila do t’ju ndihmojë të riorganizoni planet tuaja në punë dhe të dilni me disa ide që keni tentuar t’i realizoni më herët. Do të jetë e nevojshme të hartoni një strategji më të mirë, pasi s’do t’ju mungojnë idetë e duhura, si dhe njerëzit që t’ju ndihmojnë ta vendosni atë në veprim.
PESHQIT
Në fillim të muajit ka të ngjarë të riformuloni disa pyetje në lidhje me ndershmërinë dhe besimin ndaj partnerit tuaj (Mërkuri retro në fushën tuaj të sekreteve, pikëpyetjeve ). Do të ishte e këshillueshme që këtë herë të bëni një përpjekje serioze për ta zgjidhur këtë dilemë. Nga 16 marsi Mërkuri hyn në shenjën dhe fushën tuaj të dashurisë, partneri juaj do të fillojë të mbështetet më shumë tek ju. Peshqit beqarë, dikush me të cilin keni pasur deri tani një miqësi, takimet e rastit do të fillojnë të rrisin tërheqjen mes jush. Në punë, Mërkuri dhe Marsi të favorshëm, do t’ju lejojë të filloni negociata të reja për punët që planifikoni të ndërrmerrni. Do keni ide të reja se si të arrini më shumë sukses në takimet dhe prezantimet e biznesit.
Komentet