Dashi
Janari do të jetë një nga muajt më të rëndësishëm të vitit 2022 për karrierën tuaj. Merkuri do të ecë mbrapsht në shtëpinë tuaj të 10-të, atje ku përqëndrohet suksesi në karrierë dhe do të qëndrojë ashtu nga 5 Janari deri në 25 Janar, duke ju këshilluar që një njeri i rëndësishëm me të cilin ju keni punuar disa kohë më pare, mund t’ju ritakojë, në kohën e duhur për ofertën e duhur, kompensimin e duhur dhe ju do të jeni personi i duhur për këtë marrëveshje.
Gjatë kësaj faze të Merkurit, është favorizuese kthimi në marrëdhëniet dhe situatat e kaluara. Hetoni çdo ofertë profesionale që ju çon në të kaluarën dhe ju lejon që ose të përmirësoni atë çfarë keni bërë, ose të gjeni mënyra të tjera për të bërë më shumë se ç’keni ndërtuar deri tani. Ecuria në Janar do të jetë e ngadaltë – mos kërkoni që të shpejtoni ca afate apo të këmbëngulni për përgjigje, për të cilat keni nevojë. Kjo sidomos ka rëndësi nëse do të intervistoheni për një pozicion të ri pune apo do të nxirrni në treg një produkt/shërbim të ri. Lëreni të rrjedhë, sepse çdo vonesë do të jetë në favorin tuaj. Do të gjeni më shumë kohë për veten këtë muaj, sepse axhenda do të ri-sistemohet dhe pas një sezoni të ngarkuar pushimesh, ju do të ndiheni mirë për këtë rënie të butë të ritmit ditor.
Ditët më të mira për situata që kanë lidhje me shëndetin apo palestrën, si edhe për të nisur projekte të mirë-paguara apo biznese të mira, do të jenë rreth 13 Janarit. Marsi i cili po kalon në shtëpinë tuaj të 8-të, ju ka sjellë një rënie financiare, por këtë muaj ka mundësi që të rrisni të ardhurat, nëse përpiqeni fort për të kapur mundësinë.
Shpenzimet do të vazhdojnë deri në Mars, ndaj është koha që të kërkoni mënyra për të gjetur më shumë burime të ardhurash, por ndërkohë për të shijuar projektet e reja që do të keni.
Dy ditë ja vlejnë më shumë këtë muaj, 12 dhe 13 Janari, sidomos 12 Janari. Të dyja këto ditë do t’ju sjellin lajme fantastike në lidhje me punën dhe progres të jashtëzakonshëm në çështjet e zemrës.
Udhëtimet janë pak të vështira në fillim të muajit. Mos planifikoni asgjë rreth 8 Janarit, kur Saturni do të nyjëzohet me Afërditën. Nuk është koha për një udhëtim romantik, vetëm nëse udhëtimi ka lidhje me punën. 20 dhe 30 Janari nuk janë gjithashtu ditë të favorizueshme për udhëtim, sepse mund të ndodhë që të ngecni në aeroport, t’ju prishet makina rrugës apo të prisni për situatën e motit të përmirësohet.
Jeta do bëhet e bukur dhe e shndritshme, në fundjavën e hënës së plotë më 23 Janar. Do të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme romantike, ndaj nëse jeni të lidhur, organizoni një mbrëmje intime të Shtunën. Nëse nuk jeni në lidhje, dilni për darkë me miqtë tuaj dhe shikoni se çfarë ndodh. Asgjë nuk do t’ju ndodhë nëse rrini në shtëpi, por edhe ju vetë e urreni këtë gjë. Ju jeni aventurieri/ja e zodiakut, ndaj bëhuni të bukur/a dhe dilni!
Demi
Pushimet e fundvitit mbaruan, por duket sikur ju keni nevojë për pushime ekstra, pas pushimeve “të lodhshme”. Sektori juaj i udhëtimeve është i paketuar me planete fantastike – Dielli, Mërkuri, Plutoni dhe hëna e re më 9 Janar –ndaj bëhuni gati për tapetin magjik që do t’ju çojë në një udhëtim në një tokë të huaj. Hëna e re ju ndihmon që ky trend të zgjasë disa javë, ndaj rrethoni me të kuqe datën 13 Janar në kalendarin tuaj, për një udhëtim sensacional romantik.
Dashuria do të ndizet nga udhëtimet, falë Jupiterit, planetit i fatit, që do të jetë sinkron me Diellin. Më 14 janar, Merkuri, planeti i komunikimit dhe udhëtimit, do të jetë në dialog me Jupiterin. Merkuri, do të ecë mbrapsh nga 5 Janari deri më 25 Janar, ndaj nëse udhëtoni, zgjidhni një vend ku keni qënë në fëmijërinë tuaj sepse do të argëtoheni duke risjellë kujtimet.
Do të gjendeni pak ngushtë nga financat këtë muaj, ndaj ka mundësi që të udhëtoni edhe për çështje biznesi, megjithatë prapë do të shijoni një ndryshim skene dhe do të ndjeni kimi me klientin me të cilin udhëtoni.
Dëshira për të zgjeruar horizontet këtë muaj do të jetë shumë e fortë; ju do të keni një dëshirë të pamasë për të mësuar, debatuar, për t’u rritur nga ana intelektuale. Nëse nuk udhëtoni dot, do të vendosni të regjistroheni për disa kurse në universitet, të cilat do t’ju avancojnë në shkollim. Ose do të nisni një kërkim intensiv për një projekt, që do t’ju ndihmojë të ekspozoheni ndaj një teme krejtësisht të re për ju. Nëse nuk keni më interes që të bëni të njëjtat gjëra që bëni zakonisht, ky është muaji kur mund të mësoni duke punuar në një fushë krejtësisht të re.
Vëmendja juaj do të përqendrohet në shtëpi, pas 23 Janarit. Qeraja mund t’ju skadojë ose mund të shihni për një strehë të re. Nëse mundeni, prisni derisa Mërkuri të stabilizohet në 25 Janar, përpara se të nënshkruani kontrata apo të jepni një përgjigje me gojë. Nga fundi i Janarit, mund të zhvendoseni në një shtëpi të re, mund të mbyllni rinovimet në shtëpinë tuaj aktuale, ose mund të ftoni miq gjatë fundjavës 23-24 Janar. Jupiteri do t’ju ndihmojë shumë, ndaj nëse jeni duke u marrë me dekorimin e një ambienti, kërkoni mirë nëpër dyqanet tuaja të preferuara, sepse do të gjeni disa mobilje apo aksesorë që do të jenë një shtesë perfekte për dhomën që keni në mendje.
Binjakët
Këtë muaj reflektoni për vitin që kaloi dhe vendosni se çfarë duhet të lini pas dhe cfarë të riparoni në vitin në vazhdim. Financat do të jenë përqëndrimi juaj më i madh pas 9 Janarit, ndaj kapni mundësinë për t’u takuar me profesionistë të cilët do të mbështeten tek ju apo do t’ju këshillojnë për ndërmarrje financiare. Nën planetin tuaj, Mërkurin, i cili tani po udhëton mbrapsht (5 Janar deri në 25 janar), në shtëpinë tuaj të kredisë, borxheve, investimeve, ju jeni në një pozicion ideal që të gjeni mënyra të mençura për të rritur të ardhurat.
Planeti juaj, Merkuri, njihet për vonesa dhe keqkuptime, por këtë muaj, ai do t ‘ju ndihmojë që të rishqyrtoni vendime të kaluara dhe t’i përmirësoni ato për të arritur në rezultate më të kënaqshme. Ri-shikoni kursimet dhe siguracionet. Mos keni nevoje t’u përshtateni kërkesave në rritje? Nga mesi i janarit, ju mund të paguani një faturë të madhe, që do të mbulojë një detyrim të kaluar, si p.sh. shkollimi, një investim për biznesin ose një kapar për shtëpinë.
Jupiteri do të jetë shumë favorizues në 9 Janar dhe do t ‘ju sjellë një nga hënat më të mira të 2022-ës. Urani nuk do të jetë shumë miqësor, ndaj prisni edhe të papriturat, por si Binjak që jeni, ju do t’ia dilni të jeni fleksibël dhe të shfrytëzoni të gjitha burimet tuaja. Ju do të jeni të aftë që t’i përshtateni çdo gjëje që do t’ju dalë përpara. Në 14 Janar, do të merrni lajme të shkëlqyera në lidhje me një çështje pronësie dhe nëse doni të merrni borxh/kredi, ajo do t’ju miratohet. Mbështetja që do t’ju japë familja për të arritur objektivat tuaja do të jetë e jashtëzakonshme këtë muaj, sidomos nga 14 Janari.
Në Janar ju mund të fitoni edhe para ose lotarinë, ose do të mësoni se keni marrë një trashëgimi. Ndaj nëse bëhet fjalë për para, ju keni një fat të jashtëzakonshëm. Përsa i përket një lidhjeje të ngushtë romantike ose biznesi, ju do ta merrni shumë seriozisht dhe do të shihni se si të bashkëpunoni në rrugën e gjatë që ju pret përpara. Edhe në çështje dashurie, do të diskutohet ndarja e të ardhurave. Ju do të jeni të vendosur që të planifikoni me shumë pjekuri shpenzimet financiare. Shpesh paraja bëhet shkak i sherrit mes çiftit, por kjo nuk do të ndodhë për ju. Ju dhe partneri juaj do të tejkaloni me sukses përplasjet e vogla. Mbajeni shikimin larg, siç keni bërë, sepse idetë tuaja janë të duhurat.
Më 23 Janar, kur hëna është e plotë, ju do ta vini mënjanë makinën llogaritëse dhe do të paketoni valixhen për një udhëtim që do të zgjasë disa ditë. Mund t’ju kërkohet që të nënshkruani një kontratë, por nuk do ta bëni deri pas 25 Janarit, kur Mërkuri është jashtë fazës së tij “mbrapsht”. 25 Janari është ditë perfekte për të nënshkruar kontrata. Ngarkesa e punës do të jetë shumë e madhe në Janar. Kini besim që puna juaj do të shpërblehet me vlerësime dhe vëmendje nga industria për të cilën punoni.
Mund të ndodhë që edhe shtypi, të përmendë arritjet tuaja. Nga 11 Janari deri më 25 Janar, fytyra juaj mund të shfaqet në televizion apo media të tjera. Neptuni i cili mbretëron mbi fushën e filmit dhe fotografisë, tani po qëndron në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe vlerësimeve. Kjo do të thotë se ju do të merrni gjithë vëmendjen profesionale që meritonit. Një tjetër ditë e rëndësishme për t’u përgatitur për një telefonatë nga shtypi do të jetë 30 Janari.
Në këtë muaj, karriera dhe paraja do të jenë në qendër të vëmendjes, por kjo nuk do të thotë se do të mungojnë disa momente romantike. Afërdita do të udhëtojë pranë jush, në sektorin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe do të qëndrojë deri në 22 Janar. Planifikoni disa momente intime me të dashurin/partnerin tuaj, sepse do të merrni një përgjigje surprizuese.
Gaforrja
Keni kohë që mendoni shumë për karrierën tuaj dhe situatën ku jetoni, por Janari mund t’jua heqë mendjen nga shqetësimet dhe t’ju fokusojë në jetën tuaj romantike, private. Nëse jeni në një lidhje serioze, prisni një propozim për martesë, menjëherë pas hënës së re, në 9 Janar. Shumë planete do të jenë në shtëpinë tuaj të angazhimit serioz, duke përfshirë Merkurin, Plutonin, Diellin dhe hënën e re. Universi do t’ju shtyjë butësisht përpara, edhe pse ju e kishit në plan të prisnit. Do t’ju duhet të bëni ndryshime në axhendë, por ndiqni rrjedhën e ngjarjeve.
Çiftet që janë në një partneritet të stabilizuar, do t’ju duhen të planifikojnë të ardhmen. Jupiteri do të jetë në shtëpinë tuaj të udhëtimeve, komunikimit dhe kontratat, ndaj do të jeni në të njëjtën vijë mendimi me partnerin. Marsi do të jetë në sektorin më romantik gjatë gjithë muajit deri në 5 Mars dhe ju do të merrni shumë vëmendje dhe admirim nga partneri, ai që keni prej kohësh ose një i ri. Nëse nuk ju ka shkuar në mendje martesa, ndoshta keni në mendje një partner në biznes ose agjent/përfaqësues/menaxher/publicist apo ndonjë person tjetër që do t’ju ndihmojë të avanconi në karrierë. Nëse nuk keni qenë të lumtur, ka shanse që ditëlindja juaj është pranë 8 Korrikut.
Nëse keni qenë të lumtur në marrëdhënien intime, mund të jetë një partner biznesi apo një konkurrent që po ju krijon tension të madh. Ju tërhiqeni nga njerëz të fuqishëm, por kur jeni në një marrëdhënie me ta, zbuloni se personi tjetër është i padrejtë ose dominant, aq sa ju nuk po trajtoheni si të barabartë, por si një i/e punësuar.
Duhet të ngrini zërin për veten tuaj, por për këtë ju duhet kurajë. Urani nuk do të jetë miqësor me hënën e re, ndaj ju do të keni mosmarrëveshje me partnerin për çështje të rëndësishme, kryesisht për një zgjedhje në karrierën që doni të ndërmerrni. Kundërshtimet që do të vijnë nga partneri juaj do të jenë të papritura, ose ju do të tronditeni nga ndryshimet në punë, kur një drejtues i lartë apo një klient do të ju japë ca lajme që nuk i prisnit. Ose mund të ndodhë, që një konkurrent do të përdor taktika anormale, për të vjedhur një porcion të tregut tuaj.
Ajo çfarë do të ndodhë, mund t’ju bëjë që të ndryshoni punë, apo të ndryshoni taktikat në punën tuaj. Aq papritur sa do të ndodhë kjo, do të jetë shumë shqetësuese për ju, por do të merrni vendimet e duhura. Urani do t’ju tregojë se kur mund të “mposhteni” dhe kur mund të bëheni të fortë.
Duhet të merrni në dorë çështjet financiare brenda 4 ditëve të hënës së plotë në 23 Janar. Kjo hënë do t’ju japë kohë për të organizuar faturat për financieren tuaj, në kohë për bilancin vjetor. Gjatë hënës së plotë, produktiviteti është shumë i lartë. Të vetë-punësuarit nuk e dinë asnjëherë më saktësi sesa kanë fituar dhe sa detyrohen, derisa financierja iu jep të dhënat.
Nëse keni nevojë për kredi, takohuni me përfaqësuesin e bankës në 13 Janar, sepse të gjitha lajmet që do të merrni do të jenë të mira. Edhe nëse merrni kredi për të blerë makinë, mos blini asgjë deri në Shkurt. Një marrëveshje e mirë, nuk është aq e mirë, kur një model më i ri makine shfaqet në muajin e ardhshëm dhe ju do të ndiheni keq që s’pritët e dhe pak kur e patë.
Mos harroni që të gjithë bisedat financiare të cilat janë pjesë e Janarit, nuk do t’ju pengojnë nga episodet romantike, të cilat ju mendonit se ekzistonin vetëm në ekrane kinemaje. Marsi do të jetë shumë në harmoni me Akrepin. Ajo çfarë keni ëndërruar, me pak përpjekje nga ju, do të materializohet përpara syve tuaj.
Luani
Do të keni shumë punë këtë muaj dhe do të fitoni terren të ri sapo të vijë hëna e re më 9 Janar. Në ditët që do të vijojnë, do t’ju aprovohet një projekt i ri. Me Mërkurin mbrapsh në sektorin tuaj të punës së përditshme nga 5 Janari deri më 25 Janar, përpiquni që të përmblidhni çdo nevojë të klientit në një e-mail, për të shmangur keqkuptimet dhe keqkomunikimin.
Planetët në shenjën e Bricjapit, ju sugjerojnë se mund të ndërmerrni një projekt që do t’ju kthejë në të kaluarën historike apo në pasuritë familjare. Do t’ju duhet ndoshta të menaxhoni edhe buxhete të mëdha, pasi lidhja e Bricjapit me shuma të mëdha, njihet shumë në rrethet astrologjike.
Hëna e plotë do të bjerë mbi Luanin më 23 Janar dhe do të sjellë kulminacionin e diçkaje që ka një domethënie të thellë për ju. Në të njëjtën kohë, ju do të konfliktoheni rreth një situate familjare. Ndoshta ju dhe partneri juaj mund të mos bini dakord për një plan që ka lidhje me shtëpinë dhe do të përfshiheni në argumente. Marsi në sektorin e shtëpisë, do t’ju shkaktojë zhurma, që do të thotë se ju mund të riorganizoni dekorin, mund të vendosni të pastroni dollapët apo të hidhni mure për të krijuar ndarje të reja në shtëpi.
Dashuria ka privilegjet e e veta por edhe përgjegjësi të mëdha. Afërdita në shenjën e Shigjetarit është një vendosje ideale për ju dhe do të qëndrojë deri më 23 Janar. Gjatë kësaj kohe, Afërdita do të rrotullohet pranë Saturnit. Duke mësuar nga marrëdhënia jap-dhe-marr, ju këtë vit do të ndiheni më të pjekur në lidhjen tuaj. Nëse keni fëmijë, do të shihni veten më të organizuar dhe më mbrojtës ndaj tyre. Nëse ju punoni në një industri krijuese, do të merrni në dorë një projekt ëndrrash dhe do të bëni më të mirën tuaj më 2022-2023.
Gjatë kësaj kohe, duhet të keni parasysh që projekti do të zgjatet më shumë në kohë dhe do t’ju kërkojë më shumë para se ç’kishit llogaritur. Ndaj bëni rivlerësimet e duhura të shpenzimeve. Askush nuk do të dijë kushtet në të cilat keni punuar apo sa jeni paguar. Puna do të flasë vetë dhe duke qenë se do të jeni shumë të përqendruar në këtë projekt, do të merrni vlerësimet më të mëdha.
Ju nuk keni hyrë ndonjëherë në një fazë të tillë, sepse Saturnit i duhet 29 vjet që të rrotullohet rreth diellit. Tani që Jupiteri është në shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave nga puna, për herë të parë në dekadë, ju po krijoni standarde për një punë cilësore dhe kompensime të shkëlqyera. 2022 do të jetë shumë fitimprurëse për ju.
Mos mendoni se do të merrni rritje rroge nga eprorët tuaj, nëse ju nuk i paraqisni punën tuaj, ndaj nëse ju tregoni të gjithë aftësinë tuaj, rezultatet do t’ju kënaqin. Hëna e plotë në 22 Shkurt të muajit tjetër do të jetë një kohë speciale për të parë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave. Nisni të mendoni këtë muaj si të prezantoni projektin tuaj.
Virgjëresha
Pushimet mund të kenë qenë shumë argëtuese për ju, por ndërsa futeni në vitin e ri, do të zbuloni se Janari do të jetë edhe më i shkëlqyeshëm se Dhjetori, sidomos përsa i përket romancës. Në fakt, 2022-ta do të jetë periudha më e mirë për dashurinë. Shumë planetë po grumbullohen në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë, duke përfshirë edhe Plutonin (transformuesi i madh), Diellin dhe hënën e re (Së bashku ju prezantojnë mundësi të mëdha) si edhe Mërkurin (lajme). Dikush do të tërhiqet nga ju, në dashuri apo romancë! Beqarë apo të martuar, ju do të përfitoni.
Arsyeja për këtë parashikim kaq të bukur është përkushtimi juaj për të pasuruar jetën emocionale, për t’i dhënë më shumë ngjyra dhe argëtim asaj. Është e pazakontë për ju që të vendosni dashurinë sipër karrierës, pasi jeni një ndër punëtoret më të palodhura të zodiakut, por ja që do ta bëni. Janari do t’ju ofrojë një dritare kënaqësie, çlodhjeje dhe dashurie. Në këtë muaj të ëmbël, do të surprizoheni nga shanset që do të keni për të takuar njerëz të rinj.
Dita më e mirë për shoqëri të reja është 13 Janari. Hëna e re në 9 Janar do të nisë festimet, por me Diellin dhe këtë hënë në një kënd të vështirë me Uranin, ju duhet të kujdeseni për shpenzimet e tepërta. Keni harxhuar më shumë se ç’kishit parashikuar që në nëntor, por pas 3 Janarit fatmirësisht do të ndaloni së hedhuri benzinë zjarrit. Mund të keni disa pakënaqësira në lidhje me lekët nga 7-9 Janar. Kini besim se shumë shpejt do të zhduken edhe problemet financiare të cila keni kohë që i vuani. Do të shihni se si paratë që investuat, tani do të kthehen sërish.
Merkuri do të jetë mbrapsht nga 5-25 Janar në sektorin tuaj të dashurisë, duke nënkuptuar që ju mund të ktheheni tek dikush ndaj të cilit/cilës keni akoma ndjenja dhe do të kërkoni që të pajtoheni. Mund të jetë koha më e mirë për ta provuar. Ju tashmë keni një Jupiter mbi shenjën tuaj, një privilegj që ndodh 1 herë në 12 vjet dhe planeti do të qëndrojë aty deri në 9 Shtator të vitit 2022. Kjo është koha më e mirë për të takuar dashurinë e jetës suaj.
Nëse jeni beqar/e, dilni dhe takoni njerëz dhe hapni mendjen ndaj karaktereve të ndryshme. Mos i kushtoni kohë një marrëdhënieje, që ju e ndjeni në zemër se s’do t’ju sjellë asgjë në të ardhmen. Me Jupiterin në shenjën e Virgjëreshës, jeni gati të nisni një cikël të ri që do të zgjasë më shumë se një dekadë, ndaj merreni seriozisht këtë aspekt dhe ndahuni nëse është e nevojshme, për të gjetur një lidhje që do të jetë më e shëndetshme për ju. Si kurrë më parë, ju do të keni një shans më të mirë për të takuar dikë që ndan të njëjtat parime me ju.
Dashuria juaj e re mund të jetë disa vite më i/e madhe se ju, por ndryshimi i moshës nuk do të jetë një problem. Në fakt, ky ndryshim mund t’ju favorizojë në krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme. Nëse jeni i/e lidhur, Jupiteri do të forcojë lidhjen tuaj. Ju mund të bëheni me fëmijë, të blini një shtëpi ose të merrni një apartament me qera ku të jetoni bashkë. Ka shanse edhe për udhëtim këtë Janar, sepse Marsi do të jetë gjatë gjithë muajin në sektorin e udhëtimeve të shkurtra. Dita më e mirë për udhëtim do të jetë 14 Janari. Mos udhëtoni nga 20-31 Janari, sepse do të ketë probleme me vonesa.
Nëse planifikoni të udhëtoni për çështje biznesi, të prezantoni një ide krijuese tek një klient në 18 Janar, do të keni një shans shumë të mirë që të ktheheni në shtëpi me kontratë të firmosur Kujdesuni për shëndetin, sepse do të ndiheni pak të lodhur nga 23 Janari. Në fillim të muajit, mendoni për planet që keni bërë për këtë vit. Nëse keni dëshirë të përmirësoni trupin, nisni menjëherë pas 9 Janarit palestrën. Dashi, Luani dhe Virgjëresha mund të kenë një super-trup këtë vit!
Peshorja
Shtëpia do të jetë epiqendra e këtij muaji dhe ju do të përfitoni nga 4 planete të mirë që do të jenë në sektorin tuaj të jetesës. Nëse keni dëshirë të lëvizni apo të rinovoni, ose thjesht të pastroni dollapët, bëjeni menjëherë pas hënës së re të 9 Janarit. Do të keni mundësinë më të mirë këtë vit që të merrni rezultate nga dëshirat tuaja. Plutoni, Mërkuri, Dielli dhe hëna e re në 9 Janar, do të japin shumë fuqi për të realizuar planet në lidhje më shtëpinë. Ju gjithashtu do të përpiqeni fort të bindni partnerin në lidhje me planet tuaja. Ose mund të ndodhë, që partneri të mos ndihet mirë papritur dhe ju duhet të shtyni një plan që kishit për shtëpinë, derisa situata të përmirësohet.
Nëse ju do të kujdeseni e vetme për partnerin, hëna e re do t’ju ndihmojë që të gjeni të gjitha mundësitë e duhura për t’ja bërë atij/asaj jetën më komode. Është koha e duhur për të riparuar shtëpinë apo për të blerë një tjetër. Nëse jeni duke u marrë me riparime, bëjini ato pas 25 Janarit, që punët të shkojnë vaj, sepse përpara asaj date, duhet t’u rrini më shumë në kokë punëtorëve. Nëse kontraktori juaj kërkon aprovim për më shumë shpenzime, jepjani me faturë. Do të shpenzoni më shumë këtë muaj dhe do të ndiheni pak ngushtë me lekët, deri në 5 Mars.
Merkuri do të ecë mbrapsht nga 5 Janari deri në 25 Janar në sektorin tuaj të shtëpisë, ndaj Janari nuk do të jetë muaji i duhur për të bërë blerje të shtrenjta apo për të mbyllur marrëveshje ligjore për prona. Ke kohë për të bërë gjithë kërkimet e duhura, por fjalën e fundit thuaje pas 25 Janarit. Riparime, lyerje dhe rregullime garderobe do të jenë aktivitetet e favorshme këtë Janar. Mos blini asgjë elektronike, makinë apo ndonjë makineri me pjesë lëvizëse (si fshesa me korrent) deri pas 25 Janarit.
Jupiteri do të orientohet shumë bukur ndaj hënës së re të 9 Janarit, duke nënkuptuar që një projekt i juaji do të shkojë më së miri. 13 Janari do të jetë një ditë e favorshme për të bërë pazar për gjëra shtëpie (jo elektronike). Mund të blini veshje apo aksesorë, por ruajeni faturën tatimore, se mund t’ju duhet të ktheni apo të shkëmbeni gjëra. Kujdesuni për motrën apo vëllain tuaj këtë muaj, sepse ata mund të përballen me vështirësi në jetë dhe do ta vlerësojnë mbështetjen tuaj. Saturni do të rrotullohet shumë afër Afërditës dhe duke qenë se Afërdita është planeti juaj, problemet e motrës/vëllait mund të jenë shumë serioze ose një çështje që i shqetëson ata, mund të kërkojë një kohë të gjatë për t’u zgjidhur.
Përsa i përket romancës, pjesa më e bukur e muajit në këtë aspekt do të nisë në 30 Dhjetor dhe do të përfundojë në 22 Janar. Nëse jeni beqar/e, tashmë jeni më gati se kurrë për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme. Ndiheni të lodhur duke takuar partnerë të ndryshëm dhe keni dëshirë që ta merrni më seriozisht lidhjen romantike. Nëse jeni i/e lidhur, një udhëtim i shkurtër, mund t’ju afrojë më shumë së bashku, sidomos gjatë fundjavës së 23-24 Janarit. Nëse keni fëmijë, çojini tek gjyshja e tyre, kështu që ju mund të keni pak kohë private së bashku. Shkurti do të jetë muaji më i mirë i vitit për dashurinë tuaj. Nëse keni fëmijë, po silleni si prindër të shkëlqyer. Ju i doni shumë fëmijët tuaj dhe ata e vlerësojnë këtë gjë!
Akrepi
Jeni gati për të nisur realizimin e planeve tuaja, por prisni dhe pak. Marsi është në shenjën e Akrepit deri në 5 Mars. Ky është një privilegj i madh, sepse tani është koha që ju do të merrni sediljen e shoferit dhe do të bëni atë që dëshironi. Jeta rrallë është kështu, ndaj ju do të ndiheni me fat që do të keni kontroll mbi disa ngjarje, të cilat ju nuk i keni shijuar për një kohë të gjatë. Edhe pse nuk do të arrini të merrni gjithçka çfarë doni nga karriera dhe jeta personale, do të kapni gjithsesi një copë të madhe torte dhe do të shpërbleheni më shumë se zakonisht.
Marsi do t’ju japë më shumë ambicie dhe vullnet, gati për të miratuar çdo ide tuajën. Pasioni dhe aftësia e pashoqe për të bindur, mund të mbledhë shumë njerëz rreth kauzës suaj. Hëna e re e 9 Janarit, do t’ju lejojë që të mbyllni marrëveshje dhe njëkohësisht të menaxhoni buxhete të mëdha. Problemi i vetëm është se Merkuri do të ecë mbrapsht nga 5-25 Janari. Nuk është diçka e mençur që të negocioni gjatë kësaj periudhe, sepse do t’ju duhet të ri-negocioni më vonë. Prisni sa të iki ky muaj. Mund të bisedoni, të mblidhni informacione, por nuk mund të nënshkruani marrëveshje. Do të ndiheni nën presion për të nënshkruar, sepse do të keni katër planetë në shtëpinë tuaj të komunikimit, negocimit, tregtisë dhe kontratave, por rezistojini presionit.
Ju duhet të udhëtoni për të takuar një klient dhe dita më e mirë është 13 Janari. Do të keni një jetë sociale të pasur dhe me Merkurin mbrapsht, ju do të keni mundësi të “çlironi” axhendën tuaj dhe t’i jepni më shumë kohë miqve. Nëse do t’ju duhet të udhëtoni për punë, ka mundësi që të keni edhe miq në qytetin ku do të shkoni, sidomos në 13 Janar. Rezervoni një hotel për të kaluar natën dhe mos u ktheni menjëherë në shtëpi. Do të argëtoheni pa masë. Dy ditë shumë të këqia për takime të rëndësishme dhe prezantime do të jenë 20 dhe 31 Janari.
Vonesa për shkak të motit dhe pengesa të tjera do t’ju sjellin nervozizëm. Karriera juaj do të arrijë kulmin brenda katër ditëve nga hëna e plotë e 23 Janarit. Pozicioni për të cilën do të diskutohet do t’ju japë më shumë përgjegjësi, para dhe pushtet dhe do të jetë një moment i jashtëzakonshëm. Nëse ke disa muaj apo javë që e pret këtë punë, vendimi përfundimtar do të jepet gjatë hënës së plotë. Merkuri do të kthehet në pozicionin e zakonshëm në 25 Janar, ndaj prisni që të merrni përgjigje përfundimtare atëherë. Do ta ndjeni se si do të shpejtohen gjërat dhe do t’ju pëlqejë. Nëse puna që do të merrni nuk është ajo që kishit menduar këto muaj, ju mund të shqetësoheni për të.
Jeni mirë nga ana profesionale, ndaj nëse e ktheni mbrapsht ofertën, mund të jetë shkak kompensimi i pamjaftueshëm që nuk justifikon lëvizjen. Ose mund të ndodhë që një pjesëtar i familjes që varet nga ju, ka nevojë për praninë tuaj dhe do të ndikojë në vendimin përfundimtar për pozicionin e ri. Do të keni një avancim të jashtëzakonshëm në karrierë herët në Gusht dhe situata do të bëhet më mirë se tani. Do ta ndjeni nëpërmjet intuitës, që ajo ofertë apo ajo ngjitje në karrierë do të jetë diçka speciale për ju.
Nga ana romantike, Marsi do t’ju japë një sharm të jashtëzakonshëm nga 3 Janari deri në 5 Mars. Këtë muaj, keni dy fundjava për dashuri: 16-17 Janar dhe 30-31 Janar. Kaq shumë do të ndodhë në jetën tuaj, i dashur Akrep!
Shigjetari
Një Vit i Ri i shkëlqyeshëm ju pret dhe ju jeni të vendosur që të rrisni kursimet tuaja dhe do të merrni disa vendime të mençura për shpenzime, fitime, kursime dhe investime. Jupiteri pozicionohet në shtëpinë tuaj të 10-të të famës dhe vlerësimeve në karrierë deri në 9 Shtator të këtij viti, ndaj rritja juaj profesionale do të jetë e jashtëzakonshme. Çdo muaj do të bëhet edhe më i mirë dhe do t’ju çojë aty ku doni të arrini profesionalisht. Më 13 Janar, do të vlerësoheni për performancën tuaj të mirë dhe ky vlerësim mund të jetë edhe monetar, falë bashkëpunimit midis Diellit dhe planetit tuaj fatsjellës, Jupiterit.
Ju mund të vlerësoheni edhe publikisht. Muajin tjetër, prisni lajme të gëzuara profesionale, sidomos gjatë hënës së plotë të 22 Shkurtit. Marsi momentalisht është në shenjën e Akrepit, por kur Marsi të hyjë në Shigjetar, më 5 Mars, ju do të arrini të kapni mundësitë që ju dalin përpara. Gjatë kësaj kohe, puna juaj do të jetë në një profil më të ulët, prapa skenave, duke përmirësuar projektin dhe duke bërë pastrimet e fundit, deri sa të ndiheni se keni arritur perfeksionin. Mesa duket, bota nuk është ende gati për t’u përballur me projektin që ju keni përgatitur, por nuk do të kalojnë disa javë dhe ju do të shfaqeni në qendër të skenës.
Shigjetari nuk njihet për kujdesin ndaj detajeve (ata preferojnë të përgjithshmen), por me Jupiterin në shenjën e Virgjëreshës, aftësia juaj për t’i qëndruar planit dhe për t’u kujdesur për detajin më të vogël, do t’ju vë në krye të turmës. Merkuri do të jetë mbrapsht nga 5 Janari deri më 25 Janar, ndaj bëni kujdes që të gjithë takimet dhe daljen në treg ta bëni në Shkurt ose në Mars. Ju po hyni në një cikël të ri të jetës suaj dhe çdo investim që keni bërë do të rritet dhe ju do të shpërbleheni në vitet e ardhshme të karrierës suaj.
Natyrisht, projekti kërkon përkujdesje të vazhdueshme prej jush, por do të jetë një punë e bërë me dashuri. Në astrologji, koha është gjithçka, ndaj gjatë Janarit përqendrohuni në punën tuaj dhe planifikimin e asaj çfarë do të bëni dhe në Shkurt do të jeni gati për të nxjerrë në dritë projektet dhe për të marrë rezultatet e duhura. Gjatë hënës së plotë të 23 Janarit, mund të ndërmerrni një udhëtim të largët.
Keni dëshirë që të shihni një vend të ri dhe një kulturë krejtësisht të re, me ngjyra, zhurma, aroma, shije dhe koncepte të reja, për të cilat do të mësoni shumë. Nëse s’do të udhëtoni, mund të merrni kurse në universitet, ose do të punoni në një projekt të ri mediatik, ku ju duhet të bëni kërkime rreth një fushe për të cilën ju dinit shumë pak ose pothuajse asgjë. Nëse punoni si avokat, ose po merreni me një çështje ligjore, një vendim i kënaqshëm do t ‘ju dorëzohet brenda katër ditëve nga 23 Janari. Këtë muaj, nëse jeni avokat në gjyq, argumentet tuaja të hapjes dhe mbylljes do të jenë brilante.
Marsi do të jetë pak i vështirë, duke nënkuptuar që kundërshtarët tuaj mund të bëjnë diçka të papritur nga dëshpërimi. Kjo do t’ju nervozojë dhe do t’ju bëjë të humbni besimin, por sërish ju jeni aq të zgjuar sa askush s‘mund t’ju hedhë hi syve. Punoni në televizion apo në botime? Brenda tre ditëve të 23 Janarit, ju do të mbyllni një projekt të madh. Marsi, mund t’jua bëj procesin e redaktimit apo kërkimor shumë të vështirë, por nëse ju nuk zmbrapseni, do të arrini që të përfundoni një projekt brilant për t’ia shfaqur dhe të tjerëve.
Romantikisht, Afërdita në Shigjetar, do të qëndrojë deri në 23 Janar. Është koha ideale për të veshur rroba të reja dhe për të ricikluar të vjetrat. Ditët më të mira për dashuri do të pasojnë njëra-tjetrën duke nisur nga 12 Janari. Shigjetarët beqarë mund të kenë një takim interesant të rastësishëm. 13 dhe 14 Janari do të jenë shumë speciale për dashurinë. Ditë të arta ju presin!
Bricjapi
Do të keni më shumë kontroll se zakonisht ndaj ngjarjeve dhe kjo është fantastike. Duhet t’i përshtateni kushteve të reja dhe deri tani keni pyetur veten se kur era do të fryjë në favorin tuaj. Por muaji i ditëlindjes do të jetë shumë i mirë me ju. Me 4 planetë në Bricjap, ju do t’i bëni gjërat siç doni vetë. Do të keni Diellin dhe hënën e re në shenjën tuaj në 9 Janar, së bashku me Plutonin dhe planetin e lajmeve të reja dhe udhëtimit, Merkurin. Jupiteri, i dhuratave dhe i fatit, do t’ju mbrojë nga sulmet e Virgjëreshës.
Disa fusha do të jenë fatlume për ju, sidomos universiteti dhe përpjekjet tuaja për të mbrojtur një tezë apo për të fituar një degë do të shpërblehen. Nga ana tjetër, tregu i punës mund të jetë shumë favorizues, sidomos në fushën e marketingut. Media do të jetë një vend i mirë për punësim, gjithashtu edhe gjykatat dhe sistemi ligjor. Prisni hënën e re të 9 Janarit, por kujdes, mbani opsionet e hapura, sepse Merkuri po ecën mbrapsht nga 5 Janari deri në 25 Janar.
Më 13 Janar do të merrni lajme shumë të mira në lidhje me shkollimin apo punësimin. Është dita më e mirë për të ndërmarrë iniciativa në lidhje me rritjen e të ardhurave.
Do të ktheni vëmendjen nga e kaluara gjatë tre javëve të ardhshme. Do të ri-vlerësoni, ri-mendoni, ri-vizitoni, ri-adresoni, ri-bëni dhe ri-kontaktoni dikë. Çdo gjë që do të RI-bëni, do të jetë në rrugën e duhur. Mos blini asgjë elektronike, makina apo sende të tjera me pjesë të lëvizshme deri më 25 Janar.
Pas 23 Janarit, vëmendja juaj do të jetë tek paraja. Ju do të paguani të gjithë faturat, por gjithashtu mund të merrni një faturë që përfaqëson një komision apo ndonjë detyrim licencimi. Ose mund të jetë, që ju do të merrni një dhuratë të madhe për ditëlindje nga dikush që ju do. Do të jeni shumë produktivë gjatë këtij muaji në organizimin e financave, ndaj do të ishte një periudhë ideale për të biseduar mbi çështje financiare me një ekonomist dhe të shqyrtoni të gjithë politikat e siguracioneve, për të parë se çfarë ju mbulon dhe çfarë jo. 13 Janari do të jetë dita më e mirë për lajme pozitive në lidhje me paranë.
Argëtimi do të jetë në axhendën tuaj. Marsi do të shndrisë shtëpinë e miqësisë. Do të merrni shumë ftesa për party dhe dreka e darka private. Me Mërkurin mbrapsht në Bricjap, ju mund të takoni një mik që s’e keni parë prej vitesh. Takimi do të jetë shumë i bukur nëse e lini për 14 Janar. Nëse doni të bëni një pushim të shkurtër, merreni nga 9-16 Janari.
Afërdita do të udhëtojë në shenjën tuaj nga 22 Janari deri më 17 Shkurt. Pas 25 Janarit, është koha për t’u këshilluar me stilistin tuaj për një model të ri flokësh dhe një grim ndryshe. Gra Bricjap, është koha për disa produkte të reja estetike. Afërdita do t ‘ju zbukurojë dhe do të jeni në qendër të vëmendjes, të admiruara dhe të vështruara nga shumë sy.
Ujori
Janari do të jetë një kohë ideale për të menduar për karrierën. Ndryshoni nëse mendoni se nuk keni çfarë jepni më në një pozicion pune dhe nuk mund të zhvilloheni aty ku jeni. Marsi do të hyjë në shtëpinë prestigjioze të famës dhe vlerësimit dhe do të qëndrojë aty deri në datën 6 Mars. Ju do të jeni më kurajozë dhe më ambiciozë për të ecur përpara. Nuk do të keni problem për të rënë në syrin e njerëzve me influencë dhe do të jeni të vëmendshëm ndaj atyre që ata thonë.
Do të jeni një hap para në konkurrencë, sepse do të punoni në mënyrë strategjike dhe do të arrini të rrëmbeni kupën që keni në mendje. Do t’ju duhet të prisni pak sepse Mërkuri do të jetë mbrapsht nga 5 Janari deri më 25 janar. Nuk është gjë e mençur për të pranuar një punë gjatë kësaj kohe, sepse detyra për të cilën pranuat mund t’ju ndryshojë ose personi me të cilin do të bashkëpunonit, do të largohet. Këto janë dy shembujt, por do të ketë zhgënjime.
Nëse ju është afruar një punë, prisni deri në 25 Janar për të dhënë përgjigjen përfundimtare. Ka vetëm një përjashtim: Nëse ju keni punuar më parë për personin që po punoni tani ose po ktheheni sërish tek kompania. Në këtë rast, jepini! Mërkuri na inkurajon që të punojmë më shumë dhe t’i marrim më të mirën marrëdhënieve të cilat i kemi krijuar më herët. Një detyrë e re do të vijë për ju më 13 Janar, kur Jupiteri fatsjellës do të jetë në sektorin e projekteve të përditshme. Klienti kërkon shijen dhe stilin tuaj, ndaj kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për diskutime.
Projekti që do të keni në tryezë do të jetë një gur i çmuar dhe do t’ju sjellë vlerësime të mëdha. Nuk bëhet fjalë për ato punë që ju japin lavdi dhe jo para. Përkundrazi, ju do të shpërbleheni financiarisht, sepse Jupiteri do të jetë në pjesën më të mirë të Zodiakut për t’ju mbrojtur. 13 Janari do të jetë shumë mirë edhe për dashurinë; për shërimin e mendjes, trupit dhe shpirtit; për udhëtime, biznese të reja dhe për më shumë para. Kjo është dita kur ju do të shkëlqeni.
Përsa i përket dashurisë dhe argëtimit, Afërdita do të jetë në sektorin tuaj të shoqërisë/argëtimit dhe eventeve deri më 23 Janar. Miqtë tuaj do t’ju ftojnë në shumë aktivitete dhe ju do të gjeni kohë për të marrë pjesë tek të gjitha. Keni aq shumë punë në karrierën tuaj, sa këto dalje do të jenë një arratisje e vogël për pak qetësi dhe të qeshura dhe për të harruar tensionet e ditës.
Do të përqendroheni tek partneri juaj romantik (ose partneri në biznes/agjenci/publicist/bashkëpunëtori) me hënën e plotë tek Luani, më 23 Janar. Do të ndërtoni një marrëdhënie të lumtur e të fortë me partnerin dhe çfarë do të mësoni tani, do t’ ju bëjë të buzëqeshni dhe të kërceni mbi tavolina.
Peshqit
Më në fund, ju do të shihni frytet e punës suaj. Keni pasur ulje e ngritje me financat, por këtë muaj do të përmirësohet gjithçka. Të gjitha frikërat tuaja se do të ngelnit pa asnjë lekë, do të vërtetohen të pabaza dhe nëse jeni të vetë-punësuar (siç preferojnë shumë Peshq), tashmë ka ardhur koha që të merrni frymë lirisht. Do të merrni lajme të mira financiare në 12-13 Janar. Do të shihni rritje rroge dhe rritje të volumit të shitjeve.
Gjithashtu do të merrni lajme të mira edhe nga banka në lidhje me një kredi, ose nga shefi/klienti juaj në lidhje me një komision që keni fituar dhe do ta merrni shumë shpejt. Do të ndiheni me fat, por në fakt, ju e keni fituar këtë fat. Performanca juaj e mirë në të kaluarën, ju ka vënë në rradhë për shpërblime financiare që janë duke ardhur në drejtimin tuaj.
Miqtë tuaj, sidomos miqtë e partnerit/es suaj, do të luajnë një rol të rëndësishëm këtë muaj. Keni hënën e re në shtëpinë e 11-të të miqësisë, shpresave dhe dëshirave. Hëna e re në Bricjap do të ndodhë në 9 Janar dhe do të vijë e shoqëruar nga planetët energjikë të Diellit, Plutonit dhe Mërkurit. Miqtë me të cilët ju rrini, mund të jenë të pushtetshëm dhe do t’ju ndihmojnë që të krijoni kontakte me njerëzit e duhur në pozicione të duhura për avancimin e planeve tuaja në karrierë. Është koha e duhur për t’u anëtarësuar në ndonjë klub apo shoqatë që ka natyrë sociale dhe profesionale.
Merkuri do të ecë mbrapsht në shtëpinë tuaj të miqësisë nga 5 Janari deri më 25 Janar, ndaj do të ritakoheni me një mik që s’e keni parë prej vitesh dhe ka mundësi që të gjeni një mënyrë për të bashkëpunuar sërish. Mund të jetë fjala për një projekt për të cilën keni folur dikur, por e keni lënë në sirtar sepse nuk ka qënë momenti i duhur. Tani që ka ardhur koha, ju mund ta ri-nisni bashkëpunimin siç e kishit ëndërruar. Gjithashtu mund të jetë që ju do të ri-futeni në jetët e njëri-tjetrit dhe do të bëni bashkë shumë gjëra që i bënit dikur.
Partneri juaj mund t’ju japë lajme sensacionale më 13 Janar, dita më e mirë e muajit, kur Dielli dhe Jupiteri kombinojnë fuqitë. Partneri romantik, po kalon një fazë shumë fitimprurëse dhe këtë do e shijoni edhe ju. Duke qenë se gjërat shkojnë mirë për të dy, do të ndiheni më optimistë dhe më të joshur ndaj planeve më të mëdha në të ardhmen. Nëse nuk jeni në një lidhje romantike, do ta ndjeni sërish këtë energji. Për shembull, nëse jeni aktor, ose punoni në një fushë krijuese, agjenti juaj, do t’ju sjellë një mundësi të artë. Nuk ka rëndësi se çfarë pune do të bëni, një ndërmjetës (agjent, sekser etj), do të ketë në dorë çelësin e fatit tuaj. Ndoshta do t’ju duhet të vrisni mendjen se cili është ky princ i kaltër ose kjo Zanë.
Ai person është shumë afër jush dhe e keni ju në dorë për ta identifikuar dhe për t’i kërkuar ndihmë. Mund të jetë një avokat, një “headhunter”, një financier, agjent kredie, bashkëshort, partner biznesi apo një person tjetër. E gjithë java nga 11 Janari deri më 15 Janar do të jetë shumë speciale për ju dhe nga fundi i javës, ju do të keni më shumë para në kuletën tuaj se ç’kishit në fillim. Marsi do të hyjë në sektorin e udhëtimeve më 3 Janar dhe do të qëndrojë aty deri më 5 Mars, duke hapur derën për një udhëtim post-pushime.
Interesat tuaj personale janë aq të forta në Janar, sa duket se do t’ju duhet të udhëtoni në një ambient krejtësisht të ri, që mund t’ju stimulojë dhe t’ju rrisë shanset për një ndryshim të papritur në karrierë. Këtë muaj do të përpiqeni të jeni origjinalë dhe do të shmangni prezantimin e ideve klishe dhe të parashikueshme. Hëna e plotë më 23 Janar do të sjellë fundin e një shqetësimi shëndetësor.
Ndoshta mund të përmbyllni një seri vizitash tek fizio-terapisti, ose do të shëroheni nga gripi dimëror. Doktori juaj mund t’ju gjejë përfundimisht diagnozën e duhur të një problemi që ju ka shqetësuar këto kohë. Nëse jeni marrë me fitness, tani mund të shihni rezultate fantastike. Gjithashtu, do të keni mundësi që të mbyllni në kohë ato punë të cilat e kanë afatin shumë të ngushtë. Janari është muaji juaj i artë dhe puna juaj do të vlerësohet.
Komentet