Dashi
– Dashuria: mos u ktheni sërish në tensionet e vjetra. Jeta juaj po ndryshon, në nivel dashurie, dhe ka nga ata që do të jenë të gatshëm t’i japin një pushim dhe të rebelohen. Puna: kjo javë do të sjellë frytet e para të mira të vitit. Mundësi më të mëdha për t’u vetëpunësuar. Fat: ★★★★
Demi
– Dashuria: do ju duhet të mbani nën kontroll disa vështirësi. Nga data 27 Afërdita do të bëhet sërish aktive, ndaj mos ushqeni emocionet tuaja. Puna: Mund të vijë një punë e rëndësishme. Megjithatë, nuk do të duhet të anashkaloni asnjë detaj! Fat: ★★★★
Binjakët
– Dashuria: po i jepni pak hapësirë dashurisë dhe kjo mund të varet edhe nga puna. Nuk do të duhet të hezitoni përballë personit që ju pëlqen. Puna: këto ditë do të jenë thelbësore për të ardhmen. Besoni njerëzit e duhur. Do t’ju duhet të merreni me çështje të caktuara ekonomike ose ligjore. Fat: ★★★
Gaforrja
– Dashuria: do të duhet të prisni deri në datën 27 për të parë një përmirësim në sferën sentimentale. Kujdes nga xhelozia. Ata që janë ndarë do të mund të vazhdojnë këtë javë. Puna: Hiqni qafe turbullirat e brendshme që vazhdojnë që nga viti i kaluar. Së shpejti do të keni mundësinë të rinovoni një marrëveshje, ndërkohë mos e helmoni gjakun tuaj. Fat: ★★★★
Luani
– Dashuria: ndoshta disa njerëz të zemrës suaj kanë kontraktuar vështirësi dhe ju keni vrapuar në ndihmë. Një javë që ju gjen viktima të një situate të komplikuar. Puna: dëshira për të hequr një problem nga shpina. Ndoshta dikush ka luajtur pis? Ndaloni të shpenzoni para! Fat: ★★★
Virgjëresha
– Dashuria: do t’ju duhet të vendosni limite në punën tuaj, edhe sepse do të rrezikojë t’ju prishë ëndrrën për dashurinë. Kujdes për shpenzimet e shtëpisë dhe mos diskutoni për para. Puna: Para se të vijë shkurti do të keni shumë për t’u kujdesur. Të vetëpunësuarit do të jenë mjaft të suksesshëm! Një tregues i vlefshëm do të arrijë të shtunën. Fat: ★★★★
Peshorja
– Dashuria: jeni në mes të një kapitulli të ri në jetën tuaj. 2022 u mbyll me pasiguri të brendshme. Jeni vërtet të dashuruar? E diela interesante. Puna: pak dëshirë për t’u përkushtuar. Kujdes nga kundërshtimi i Jupiterit. Fat: ★★★★★
Akrepi
– Dashuria: javë që ju gjen të lodhur. Ju ka zhgënjyer një person? Qëndroni larg krahasimeve dhe mos i përfundoni marrëdhëniet. Puna: do të jeni më pak të prirur për të punuar. Mund të keni të bëni me një situatë të lodhshme ose të dhimbshme. Problemet me paratë për t’u rregulluar. Fat: ★★★
Shigjetari
– Dashuria: do të jetë një javë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet: brenda ose jashtë! Diskutimet mes të martës dhe të mërkurës, veçanërisht me Peshqit dhe Virgjëreshën. Probleme që përfshijnë fëmijët, por ju do t’ia dilni. Puna: ata që synojnë të ndryshojnë do të duhet të veprojnë menjëherë sepse Jupiteri do të jetë në një aspekt të favorshëm. Fat: ★★★★
Bricjapi
– Dashuria: periudha në të cilën mendoni për çështjet e punës dhe të parave. Nëse doni të tërheqni fat, atëherë duhet të jeni më dashamirës ndaj tij. Takime të rëndësishme me Akrepin dhe Peshqit. Besoni një Dashi dhe jo një Shigjetari! Puna: nuk do t’ju duhet ta hidhni në peshqir. Hakmarrja e shumëpritur është gati për të mbërritur. Fat: ★★★
Ujori
– Dashuria: mund të shfaqet një dashuri shumë e dëshiruar. Deri në datën 27, shfrytëzojeni Venusin në shenjën tuaj dhe trajtoni disa çështje. Puna: pasiguritë në lidhje me paratë. Keni shpenzuar shumë muajt e fundit, ndoshta për shtëpinë. Mund të rinovoni një marrëveshje gjatë javës. Fat: ★★★★★
Peshqit
– Dashuria: e ardhme pozitive. Nga e premtja Venusi do të jetë në shtëpinë tuaj dhe do të jeni të privilegjuar. Puna: mundësitë do të jenë të shumta. Do të jeni më bindës dhe tërheqës në punën tuaj. Fundjava do të ofrojë shumë më tepër, ndaj nëse duhet të takoni dikë, atëherë bëjeni në fund të javës. Fat: ★★★★★