Dashi – Hëna e plotë është arsyeja se përse do të ndiheni disi jashtë ritmit të zakonshëm gjatë përditshmërisë, pavarësisht rutinës tuaj ushqimore dhe fizike. Përpiquni të mos dorëzoheni dhe rifilloni kur të ndjeni se po e merrni veten. Në fund të javës do të shihni se një debat do t’ju japë mundësinë që të eksploroni mundësi dhe aventura të reja.
Demi – Një javë e mbushur me krijimtari dhe akvitete të ndryshme për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. Megjithatë bëni kujdes që të mos reagoni me impuls sidomos në aspekin sentimental, pasi mund të bëni diçka për të cilën mund të pendoheni më vonë. Fundi i javës paraqitet i shkëlqyer sa i prëket aspektit profesional.
Binjakët – Do të ndiheni disi më të ndjeshëm në përditshmërinë tuaj këtë javë, ndaj bëni kujdes pasi mund të përfshiheni fare lehtë në zënka, apo tensione të kota. Në mesin e javës do të mund të eksploroni territore të reja. Miq dhe familjarë mund të rezervojnë lajme inkurajuese për ju. Megjithatë, evitoni vendime që kanë lidhje me biznesin gjatë ditës së diel.
Gaforrja – Për shkak të Hënës së plotë, nuk është ide e mirë që të konsumoni biseda dhe diskutime që kanë lidhje me mundësi të reja biznesi. Prisni pak ditë. Të enjten dhe të premten gjërat do të duken më mirë, sidomos për çështje që kanë të bëjnë me karierën dhe çështjet financiare.
Luani – Hëna e plotë në sektorin financiar mund të bëjë që të shpenzoni për gjëra që nuk ju nevojiten. Mendohuni mirë përpara se të bëni blerje, nëse doni të evitoni probleme që mund t’ju dalin në të ardhmen.
Virgjëresha – Hëna mund t’ju bëjë disi më emocionalë se zakonisht dhe t’ju pengojë, sidomos nëse keni shumë gjëra për të bërë. Do të ishte mirë ta ngjeshni sa më shumë axhendën tuaj në mënyrë që të mos keni kohë për t’u menduar. Në fundjavë, një mik apo person i dashur mund t’ju kërkojë ndihmë për diçka.
Peshorja – Ëndrrat mund të jenë shumë të forta gjatë ditës së hënë, kur Hëna do t’i bëjë ato më të gjalla dhe reale se zakonisht. Tregoni kujdes për gjërat që ju tërheqin vëmendjen, pasi mund të mos jenë aq të besueshme sa duken. Perspektiva e një tjetër personi do t’ju vinte shumë në ndihmë. Edhe në aspektin e krijimtarisë mund të jeni më frytdhënës, duke marrë mendimin apo edhe këshillën e dikujt.
Akrepi – Të hënën mund të jetë një rast shumë i mirë për të festuar, pasi Hëna e plotë ju bën tepër aktiv dhe me humor. Duke qenë se pjesa me e madhe e njerëzve do të jenë disi më të ndjeshëm se zakonisht, bëni kujdes me atë çka thoni apo sugjeroni. Evitoni çdo gjë për të cilën mund të pendoheni më vonë. Të enjten dhe të premten do të keni mundësinë të zgjidhni një çështje familjare. E diela parashikohet tepër romantike.
Shigjetari – Mund ta gjeni veten në qendër të vëmendjes gjatë ditës së hënë. Nëse bëhet fjalë për një publik të gjerë, do të ishte mirë që të mos tërhiqnit vëmendje, sidomos për arsye jo pozitive. Ky është momenti për t’u sjellë në mënyrë sa më rigoroze. Gjatë fundit të javës do t’ju jepet mundësia që të diskutoni çështje që i keni përzemër.
Bricjapi – Kjo javë do të jetë e favorshme për të eksploruar gjëra të reja. Megjithatë, me Hënën e plotë gjatë kësaj kohe, bëni mirë që të mos veproni me impuls. Do të ishte me mend nëse do të mendoheshit më parë për veprimet tuaja, në mënyrë që të mos pendoheni më vonë. Do të keni mundësinë që t’i shijoni diskutimet gjatë të enjtes dhe të premtes, që mund të çojë edhe në një bisedë të thellë që lidhet me çështje emocionale. Besojini intuitës tuaj të dielën.
Ujori – Dëshira e madhe për të shpenzuar mund t’ju bëjë që të blini gjëra që nuk ia vlejnë. Do të dilni më të fituar nëse prisni pak në fillim të javës, edhe nëse ajo që dëshironi ju duket si më e mira në botë. Më vonë gjatë javës mund ta gjeni veten duke pyetur se përse e kryet një veprim të tillë. Nëse keni dyshime, merrini mendim dikujt që besoni. Më vonë, opinioni juaj mund të jetë frymëzim për të tjerët që do t’ju marrin si shembull për çështje të caktuara.
Peshqit – Në fillim të kësaj jave në fokus do të jenë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Hëna e plotë mund të nxjerrë në pah ndjenja të fshehura thellë brenda jush. Bëni kujdes kur diskutoni çështje delikate, pasi kërkojnë takt dhe diplomaci. Evitoni të bëni ose thoni çdo gjë për të cilën mund të pendoheni më vonë. E diela është dita më e favorshme, si në aspektin sentimental ashtu edhe për gjërat që do të zgjidhni të bëni
Komentet