Dashi
Do të ndiheni super të ngarkuar dhe me një dëshirë të madhe për të bërë. Asnjëherë si ky vit pranvera nuk do të thotë rifillim dhe pushtime të reja për ju.
Demi
Një javë e favorshme fillon për ju, veçanërisht nëse keni dyshime ose çështje të pazgjidhura. Nëse nuk i keni ende idetë e qarta, shumë shpejt do të kuptoni se çfarë të bëni.
Binjakët
Dielli dhe Hëna që do të hyjnë në shenjë do ju japin shumë energji. Më në fund do të jeni edhe më të relaksuar, falë Marsit i cili më në fund do t’ju bëjë të lirë.
Gaforrja
Pavarësisht se Jupiteri është kundër jush, mirëqenia do të fitojë mbi pesimizmin.
Qielli do jetë aq i kthjellët për ju sa të gjitha pasiguritë do të treten, edhe ndaj partnerit.
Luani
Muajt e fundit jeta juaj sociale ka ndryshuar shumë dhe shpesh jeni ndjerë të zhvendosur. Kjo javë sigurisht që do të jetë e kënaqshme si në aspektin social ashtu edhe në atë profesional.
Virgjëresha
Java do të nisë e përpjetë për shkak të shumë situatave për t’u riorganizuar. Përveç disa diskutimeve të vogla familjare, këto ditë do të jenë shëruese për ju.
Peshorja
Java do të jetë plot me dhimbje koke, si në zyrë ashtu edhe në shtëpi, por asgjë që nuk mund ta përballoni.
Do të jeni akoma të rrethuar nga një atmosferë realizmi dhe dorëheqjeje.
Akrepi
Këtë javë asgjë dhe askush nuk mund t’ju ndalojë. Jeni në fazën ku dëshironi të mësoni sa më shumë gjëra dhe ata që ju njohin mirë e dinë shumë mirë që nuk ka kufi për ju.
Shigjetari
Më në fund një lajm i mirë po vjen për ju. Faza ku jeni ndjerë vazhdimisht nën presion ka mbaruar, tani mund të ketë mundësi të shkëlqyera për ju.
Bricjapi
Për ju të lindur në këtë shenjë, ka ardhur koha të merreni me punë në fushën sentimentale, sepse një pasuri e tillë nuk do ju ndodhë lehtë.
Ujori
Do të jetë për ju një javë plot gëzim, plot emocione, fat dhe mirëqenie. Ju mund të kënaqeni me një zgjedhje të bërë tashmë disa kohë më parë.
Peshqit
Ju duhet të bëni diçka konkrete, ndaj veproni, por në mënyrë të qartë dhe të saktë. Do të ketë stimuj dhe propozime të reja.