Dashi
Dashuria: Jo të gjithë ta thonë drejtë. Mendoj se kur ka shumë gjëra për të bërë dhe nuk e ke kokën në vend, nuk është asnjëherë momenti i duhur për të marrë një vendim të nxituar dhe impulsiv. Në këto momente mund ta gjesh veten duke iu kundërvënë dikujt; në ditë të veçanta, si e hëna përshembull, do të jetë shumë e vështirë të ruhet qetësia. Nëse nuk jeni një çift me baza të forta, rrezikoni të rrëzoheni. Do të ketë transferime të cilat do të kushtojnë.
Puna: Parashikohet një periudhë pushimi. Sugjerohet të përdoren kartat e dialogut për të ruajtur harmoninë. Nëse pret një përgjigje pune ose një transfertë, gjërat do të ndryshojnë ngadalë. Çështjet ligjore do të kenë një ndryshim pozitiv, por përsëri duhet të bësh durim edhe në këtë pikë.
Shëndeti: Rezervo pushimet sa më shpejtë të jetë e mundur, qoftë edhe një eskursion i vogël i cili do të të gëzonte, do të ishte një ide e mirë. Disa ditë mund edhe të ndihesh keq, madje netët e para të javës mund edhe të flesh keq. Do të të nevojitej një gotë çaji për t’u qetësuar përpara se të flesh.
Demi
Dashuria: Asnjëherë nuk është vonë për fillime të reja. Kjo javë do të sjellë mjaft kujtime për ju nga histori të vjetra, por sërish ngelet në dorën tuaj nëse dëshironi t’i mbani në mendje apo të lëvizni përpara. Mos hezitoni të luani me dikë të ri që do të shfaqet në jetën tuaj, mesi i javës do tju ofrojë ditë pasionante. Sidomos e Mërkura dhe e Enjtja.
Puna: Marsi dhe Venusi do të ndikojnë pozitivisht në punën tuaj këtë muaj. Idetë e reja që do tju vijnë në fillim të javës mos i vini në veprim pa menduar një strategji të mirë. Në rast se merni ftesa të papritura nga kolegët tuaj, shfaqni kureshtje dhe vetëbesim për t’i pranuar.
Shëndeti: Pas një fundi jave jo shumë me energji, mesi i kësaj jave ju pret me energji të rinovuara. Kujdesuni t’i përdorni këto energji si duhet Dem. Mos harroni se muajt e ftohtë që po vijnë nuk janë ndër të preferuarit tuaj. Kujdesuni për veten në mënyra sa më natyrale!
Binjakët
Dashuria: Është momenti të lini pas krahëve një histori tradhëtie. Këto ditë do të modifikojnë atmosferën familjare ku mund të ketë pasur probleme. Mund të lindin disa probleme nga fundjava, por deri atëherë situata duket shumë pozitive dhe në avantazhin tënd. Shfrytëzoji këto ditë për të fituar dhe mbledhur energji.
Puna: Ke shumë nevojë për liri, pikërisht sepse pakënaqësitë nisin të dalin në sipërfaqe. Në disa ditë duhet të bësh kujdes me agresivitetin që do të shprehësh ndaj kolegëve ose ndaj shefit. Ka shumë mundësi që diçka të mos të të kënaqë dot, por gjithësesi duket se fati qëndron në krahun tend, ndaj qëndro i qetë dhe mos mendo shumë për problemet.
Shëndeti: Të gjithë ata që kujdesen për pjesën spirituale do të kenë disa spunto shumë interesante gjatë kësaj jave. Kush kujdeset për pjesën e brendshme, mund të jetë mirë në cilindo front. Mos harro të kujtohesh për gjëra të bukura dhe të relaksohesh sa të kesh mundësi!
Gaforrja
Dashuria: Është një periudhë e komplikuar për të menaxhuar. Kush ka patur shumë vështirësi në të shkuarën, do të arrijnë t’i rikuperojnë tani. Nëse je beqar, je i sigurtë se do të doje të rivendoseshe në lojë? Do të ndreshonte puna për ata që janë në një marrëdhënie, përshembull çiftet të cilat duan të realizojnë disa plane për momentin, mund të ndihen të lodhur e të pafuqishëm, por situata do të ndryshojë shumë shpejt. Fundi vitit presupozon të jetohen dashuri të reja ose të fshihen histori të hidhura.
Puna: Ditët që do të vijnë janë shumë të mira për të dhënë ide të reja. Megjithatë polemikat nuk do të mungojnë. Për projektet të reja nuk duket sikur do të lëvizin shumë gjërat, por yjet propozojnë që terreni gjithësesi të përgatitet për fundin e vitit. Investimet e matura mirë duken se do të kenë përfitime shumë të mira.
Shëndeti: Nga data 5 e më vonë duket se favorizohet çdo lloj fillim kure. Mos i transmeto problemet e tua drejt stomakut, mundohu t’i evitosh shqetësimet. E diela do të jetë e vetmja ditë shqetësuese.
Luani
Dashuria: Është e vërtetë që kjo periudhë është ekzaltuese, por nuk është e nevojshme të mos harrohet që fundi i vitit mundet të sjellë goditje për ata që kanë pasur probleme dhe kriza prej kohësh. Kështuqë disa çifte mund të përfundojnë të ndarë, por ka gjithmonë kohë për të dashuruar përsëri. Fundi i javës do të jetë i acaruar. Ditët duken pozitive për të gjetur dashuri të reja, por nuk do të jetë e thjeshtë për të pëlqyer lehtësisht dikë.
Puna: Mund të imagjinojmë se të gjithë të lindurit e kësaj shenje të cilët merren me turizëm, spektakël, arte apo kreativitet në përgjithësi, mund të mbyllin marrëveshje me rëndësi. Është e nevojshme të përgatiteni për një të ardhme të ngarkuar plot me punë e produktivitet. Yjet janë në anën tënde, thjesht duhet të kërkosh. Javë pak shqetësuese për anën financiare, mos prit marrëveshje të menjëhershme.
Shëndeti: Duhet të kalosh më shumë kohë në palestër, kjo do të të ndihmonte të shkarkoje agresivitetin. Ditët më të mira për të filluar kura e terapi, janë ato që vijnë pas datës 4. Kaq shumë lodhje, ka nevojë për pak pushim.
Virgjëresha
Dashuria: Je në një periudhë tensionesh të mëdha, vuajtjesh ndaj personave të cilët nuk kanë kuptuar nevojat e tua. Edhe ata që kanë në vijë një histori të këndshme do të kërkojnë një konfirmim dashurie ose një provë të saj. Çiftet e reja në kërkim të një shtëpie të re, mund të gjejnë një zgjidhje brenda pak kohësh. Kujdes me Peshqit dhe Binjakët.
Puna: Kush punon në privat, do ketë diçka plus të rëndësishme. Qielli bëhet shumë më i rëndësishëm duke nisur nga e diela. Do bëhet fjalë për lekë ose rimbursime, ka shpresa shumë të mira për të marrë diçka! Vijnë përgjigje shumë të rëndësishme për shtëpinë, fëmijët ose ndonjë udhëtim. Nuk përjashtojmë edhe mundësinë e ofertave shumë të mira të cilat duhet t’i marrësh parasysh rast pas rasti.
Shëndeti: Do jesh shumë nervoz, mundohu të kalosh krizat në zhdukje. Disa lëvizje planetesh do mund të sjellin një energji të madhe. Pjesa e dytë e vitit garanton shumë energji.
Peshorja
Dashuria: Horoskopi juaj shpalos pozitivet, do ecësh përkrah një periudhe shumë pozitive dhe duhet të themi që gjatë kësaj jave do të kesh përplasje, sidomos gjatë fundjavës. Të gjitha këto janë vështirësi të fundit të cilat duhen kaluar përpara një suksesi. Favorizohen histori të cilat nisin si lojë.
Puna: Nuk është momenti për të ndryshuar punë, rekomandohet të mos merren vendime përpara fundit të muajit. Do të kesh mundësi për të bërë disa ndryshime të rëndësishme, do të jetë periudha i aksionit direkt. Do të jetë e nevojshme, përqëndrimi dhe reflektimi.
Shëndeti: Duhet të bëhet kujdes me organizmin dhe të merret një kurë vitaminash natyrale. Mund të kesh ndonjë shqetësim gjatë fundjavës, mundohu të ulësh impenjimet.
Akrepi
Dashuria: Bëje zemrën të disponueshme për dashurinë dhe kënaqësitë. Gjej kohë për argëtim duke qenë se Venusi të favorizon. Çdo ditë është e mirë për të gjetur personin e duhur dhe çdo ditë është interesante për të favorizuar një raport dashurie. Kjo periudhë është e favorshme për të vendosur edhe për një fëmijë. Kush është në krizë dashurie, mund të gjejë një person të ri i cili do jetë i aftë të ndryshojë jetën. Mos ji pesimist ose shumë kritik. Nëse zemra jote është vetëm prej kohësh, duhet ta hapësh ndaj mundësive të reja.
Puna: Situata financiare duket e paqartë, por do të vijnë lajme të mira edhe në këtë aspekt. Mos e lësho veten ndaj humorit të keq, një sjellje rebele ose jo e këndshme mund të të bëjë të humbasësh mundësira të mira. Ja përse është e rëndësishme të rivendosesh në lojë. Është periudhë interesante edhe për studentët; iniciativa të reja, marrëveshje të reja, furnitorë dhe klientë për të cilët do të punosh.
Shëndeti: Ke një shëndet të fortë dhe një gjëndje për të ushtruar një aksion të ri dhe të realizosh projekte ambicioze. Kjo do të thotë që duhet të mbledhësh forcat. Fitore në anën emocionale. Një periudhë që duket e shëndetshme në lidhje me bindjet e tua, tani është dhe më e thella.
Shigjetari
Dashuria: Kjo pjesë e nëntorit duket e përshtatshme për të observuar, verifikuar dhe reaguar në mënyrë direkte. Situata që lindin në këtë periudhë mund të jenë të komplikuara për t’u çuar përpara, megjithatë mos humb mundësinë e një miqësie që mund të kthehet në një histori dashurie, brenda fundit të muajit tjetër. E rëndësishme është mos i japësh shumë hapësirë personave që mund të të zhgënjejnë. Ditë nervoze për shkak të një ribashkimi familjar.
Puna: Me shumë mundësi do të kesh shumë dalje dhe pak fitim. Për të gjithë që kanë një aktivitet, është një periudhë investimi. Çfarë do të mbjellësh tani, do të jetë e korrura jotë në fund të vitit.
Shëndeti: Nuk duhet të mendosh vetëm për raportet merr – jep në këtë periudhë në fakt duhet të merresh edhe me spiritualitetin, është e nevojshme për të jetuar më mirë. Mos hezito të lexosh, të bësh kurse terapie të cilat mund të të ndihmojnë të zgjerosh njohuritë e tua dhe të riekuilibrosh shpirtin tënd të trazuar.
Bricjapi
Dashuria: Je skeptik në lidhje me marrëveshje dhe histori të reja, me fjalë të tjera nuk ke besim. Duket sikur njerëzit që ke përreth nuk të ngjallin besim. Duhet pak durim sepse lajme të bukura do të vijnë nga e shtuna. Ndërkohë objekti i dëshirës tënde do të të duket shumë i largët. Nëse impenjohesh mund të gjesh, dashuri dhe kënaqësi.
Puna: Periudhë lufte, por edhe fitoresh, për fat të mirë do të ketë shumë kthesa pozitive. Dihet që nisje të reja vijnë nga një krizë e thellë ose nga një vullnet i fortë. Të duhet të ndryshosh ndonjëherë për të arritur ndonjë gjë më të mirë. Është një moment shumë i rëndësishëm për ata që kanë një aktivitet të tyrin.
Shëndeti: Tensionet që do të vijnë përgjatë javës duhet të menaxhohen mirë. Këshillohet të mos bëhen sforco të ekzagjeruara dhe të kurohen shqetësime me origjinë nervore. Gjatë kësaj periudhe mund të kesh vështirësi me gjumin. Sistemi nervor është i tronditur, por mos u bëj hipokondriak.
Ujori
Dashuria: Projekte të reja pasionante duken pozitive për të ardhur në jetë edhe përse Venusi duket i favorshëm javën tjetër. Nëse të duhet të diskutosh apo sqarosh diçka në dashuri, bën mirë të reagosh tani. Në skenë duken projekte në çift ose me persona të dashur. Ndoshta dhe projekte pune. Ka gjithmonë mundësi transfertash. Historitë në krizë duhet të zgjidhen me kujdes. Java nuk duket e mrekullueshem, por perspektiva po.
Puna: Evito çdo lloj acarimi në ditë të cilat duken të ftohta, si e marta dhe e mëkura. Nëse po kërkon një punë të re, futju punës. Ka nga ata të cilët do të kenë projekte të reja, dhe do të kenë shumë gjëra për të bërë: udhëtime, spostime, kontakte me qytete të tjera etj. Ja përse në këtë periudhë mund ta marrësh parasysh një ndryshim.
Shëndeti: Siç po thonim në fillim kjo periudhë është e mbrojtur nga tranzite energjike, kështuqë shkalla e nervozizmit do të jetë inferiore. Megjithatë mos e teproni, lodhja e tepërt mund të gjenerojë ndonjë shqetësim në humor.
Peshqit
Dashuria: Ke që në fillim të tetorit që kërkon qetësi në dashuri. Nëse ke qënë ti ai personi që ka pasur vështirësi mund të vësh në diskutim raportin tuaj. Ndoshta të është dashur të përballesh me probleme të ardhura nga jashtë, si psh: puna. Nuk duhet ta kesh problem të eleminosh nga axhenda jote takime me pak rëndësi. Nëse dikush rifutet në jetën tënde, mos e nënvlerëso. Bëj kujdes me xhelozitë e parëndësishme.Vendosja e Venusit flet për një dashuri fizikisht ose psikologjikisht të largët.
Puna: Java duket e mirë për fillim projektesh afatgjata. Sfidat ekzistojne dhe kanë nevojë për një kurajo shumë të madhe. Duhet të jesh i shpejtë për të kapur mundësinë dhe mos humb kohë të kotë. Do të kesh çështje ligjore ose burokratike për t’u marrë për persona që janë mbi 30 vjeç.
Shëndeti: Ke një ndjeshmëri shumë të madhe. Shfrytëzoje këtë periudhë, për t’u afruar me pjesën tjetër spirituale. Duhet ta ushqesh mendjen me argumenta më pak banale dhe më të qëndrueshme. Duhet të rikuperosh energji dhe dëshirë. Në ditë të caktuara do të ndjehesh poshtë me moralin, sidomos në datën 5.
Komentet