Dashi
Kjo ditë është ideale për takime të reja ndaj, nëse jeni beqarë, përpiquni të dilni nga shtëpia dhe të hapeni pak më shumë me të tjerët. Përsa i përket punës, përpiquni të organizoni lëvizjet e radhës dhe kushtojini vëmendje çdo tensioni me kolegët.
Demi
Sot jeni pak të pasigurt nga pikëpamja sentimentale, ndoshta historia që po jetoni është vetëm një furtunë në gotë. Nga ana tjetër në punë vijnë kënaqësi të mëdha.
Binjakët
Kujdes në dashuri sepse çdo gjë nuk po shkon mirë dhe ka rrezik thyerjeje. Në punë prisni propozime të reja por vlerësojeni me kujdes përpara se të pranoni.
Gaforrja
Dita e sotme është veçanërisht stresuese në dashuri, ndaj kushtojini vëmendje, veçanërisht nëse marrëdhënia juaj nuk është shumë solide. Nga ana tjetër në punë ka ndryshime të mëdha.
Luani
Dita e sotme sjell një frymëmarrje të këndshme në dashuri dhe ju kishit nevojë për të. Në punë jeni plot energji dhe dëshirë për të bërë.
Virgjëresha
Nëse jeni në kërkim të një shpirti binjak, mos qëndroni të mbyllur në shtëpi sepse yjet favorizojnë takime të reja. Ka mundësi të mëdha për rritje në punë.
Peshorja
Sot ndjeni nevojën për t’u hapur më shumë me partnerin, ndaj mos kini frikë. Ka mundësi të mira në punë.
Akrepi
Në dashuri keni nevojë për pak më shumë qetësi ndaj përpiquni të jeni më pak impulsivë. Përsa i përket punës, është më mirë t’i shtyni vendimet për javën e ardhshme.
Shigjetari
Kini kujdes në dashuri sepse nuk është një periudhë shumë e thjeshtë. Për sa i përket punës, prisni disa propozime të reja që do të ndryshojnë pak rutinën tuaj.
Bricjapi
Në dashuri keni shumë përkushtim. Dëshironi vërtet të gjeni shpirtin tuaj binjak dhe të shijoni disa emocione të forta. Nga ana tjetër në punë nuk po shkon shumë mirë dhe nuk është momenti i duhur për të marrë vendime të nxituara.
Ujori
Kjo ditë është e bukur për ndjenjat, pak më pak për punën ku lodhja do të ndihet. Shtrëngoni dhëmbët.
Peshqit
Prisni disa surpriza sot sepse yjet ju shohin si fitues. Në punë, lini mënjanë stresin dhe ankthin, përpiquni të jetoni më lehtë dhe mos lejoni që fatkeqësitë t’ju trembin.