Dashi
Në këtë ditë vjen koha që të përballemi njëherë e mirë me problemet e zemrës dhe të vazhdojmë tutje. Një dashuri e re është afër dhe në punë prisni lajme të mira.
Demi
Këtë fundjavë do t’ju shohim shumë aktivë dhe plot energji pozitive për t’u derdhur në dashuri. Po vjen një moment i madh fuqie që do t’ju bëjë të bëni një hop në cilësi si në jetën private ashtu edhe në punë.
Binjakët
Sot po ndiheni pak të mbingarkuar dhe të stresuar, sikur bota është kundër jush. Mundohuni të luftoni këtë ndjenjë negative për të bërë diçka të mirë me partnerin tuaj. Në punë do të vijnë disa kënaqësi.
Gaforrja
Në këtë ditë mund të hiqni qafe një gur që e mbani brenda për pak kohë. Dashuria kthehet për të dhënë emocione dhe puna më në fund do të jetohet me pak më shumë butësi.
Luani
Kushtojuni vëmendje këtyre dy ditëve të cilat do të shkaktojnë pak lodhje. Mundohuni të rikuperoni energjinë tuaj para javës së ardhshme dhe organizoni diçka të këndshme me partnerin tuaj. Punë? Më mirë të bëni një pushim për t’u rikuperuar.
Virgjëresha
Sot jeni të fortë dhe plot dëshirë për të bërë. Përfitoni nga ndikimi i mirë i yjeve. Në punë favorizoni kontaktet me të tjerët.
Peshorja
Dita e sotme është paksa e shtrenjtë ndaj bëni kujdes të mos e zbrazni shumë portofolin. Përsa i përket dashurisë, është një kohë e mirë dhe në punë guxoni pak më shumë. Është koha për të marrë rreziqe.
Akrepi
Sot është koha për të menaxhuar atë nervozizëm që mbani brenda vetes prej ditësh dhe për ta kapërcyer. Mos u mbingarkoni nga negativiteti. Shijojeni këtë fundjavë në maksimum.
Shigjetari
Këtë fundjavë duhet t’i kushtoni pak më shumë kohë dhe vëmendje partnerit tuaj të përjetshëm, të cilin e keni lënë pas dore pak kohët e fundit. Organizoni një surprizë dhe nëse jeni beqarë është dita ideale për takime të reja.
Bricjapi
Pak qetësi është rikthyer në jetën tuaj pas një dimri të vështirë. Përpiquni t’i përdorni këto energji të rinovuara për të bërë zgjedhje dhe për të filluar një të ardhme të ndritshme pune.
Ujori
Kjo ditë ju sheh pak reflektues dhe të menduar. Mos bini në vorbullën e mendimeve negative por përpiquni të përballoni problemet. Përfitoni nga fundjava për të bërë diçka të këndshme, javën e ardhshme do të mendoni për punën.
Peshqit
Këtë fundjavë do ju shohin si protagonistë dhe më në fund do mund të ndiheni më të lehtë dhe të shkujdesur. Koha e shkëlqyer për të stabilizuar një dashuri dhe gjithashtu për të arritur më shumë në punë.