DASHI***
Do të jeni shumë simpatikë dhe joshës. Falë gjendjes suaj të qetë shpirtërore, do të përjetoni emocione intensive me partnerin tuaj të zakonshëm. Do të argëtoheni në shoqërinë e miqve, do të bëni njohje interesante dhe do të zbuloni një person që do ju duket shumë tërheqës.
DEMI**
Në momentet më të vështira të ditës, strehohu tek vetja! Duke reflektuar me qetësi, do të arrini të fitoni qartësi brenda vetes dhe të gjeni zgjidhje për të zgjidhur sa më mirë situatat e ndryshme që krijohen.
BINJAKËT**
Njerëzit rreth jush do të përpiqen t’ju shpërqendrojnë nga mendimet e ëmbla dhe do t’ju katapultojnë në realitetin e ashpër. Mundohuni të gjeni një rrugë të mesme brenda së cilës mund të shpreheni lirshëm me partnerin dhe të dashurit tuaj!
GAFORRJA***
Hëna nuk do jua bëjë shumë të thjeshtë ditën, por do ju bëjë më tërheqëse aspektet që lidhen me jetën në çift. Drejtoni axhendën tuaj dhe përkushtojuni aktiviteteve që ju tërheqin më shumë: më në fund do të ndiheni të shpërblyer.
LUANI **
Hëna në shesh mund të prishë një projekt të shumëpritur dhe të bëjë që humori juaj të luhatet. Në dashuri do të keni përshtypjen se nuk jeni të kënaqur me marrëdhënien tuaj romantike, por do të jetë vetëm një re kalimtare.
VIRGJËRESHA***
Ju pret një ditë plot tension, përpiquni të mos humbisni asnjë mundësi. Mundohuni ta përjetoni dashurinë si lojë dhe pa angazhim, të paktën derisa të ndiheni të sigurt për atë që dëshironi.
PESHORJA*
Marrëdhëniet private dhe ato të punës do bëhen të tensionuara. Yjet sot nuk do ju bëjnë diplomatë dhe të matur në deklaratat tuaja. Kini kujdes të mos i shprehni shumë lehtë gjykimet e rënda: dikush mund të ofendohet.
AKREPI **
Të mërzitur nga rutina e zakonshme, sot do të dëshironit të thyeni të gjithë zinxhirët që ju mbajnë të lidhur me një jetë që nuk ju kënaq plotësisht. Përpiquni të krijoni pak hapësirë për veten tuaj dhe të gjeni stimuj të rinj që do të sjellin pak entuziazëm.
SHIGJETARI***
Në dashuri situata po ndryshon dhe, nëse personi që ju do ka kaluar një periudhë mbylljeje personale, do t’ju duhet të lehtësoni jetën tuaj të përditshme duke propozuar ritme të reja. Ndryshimi sjell energji pozitive për një çift që dëshiron të ecë krah për krah!
BRICJAPI**
Do të ndiheni pak të shqetësuar nga humori i keq. Nuk ka keqkuptime. Mbani në mend se ajo që mbetet pa u thënë do të jetë një burim keqkuptimi. Afërdita në një aspekt disonant do t’ju japë vibracione telurike të cilat rrezikojnë, ashtu si një tërmet, të tronditin marrëdhëniet.
UJORI**
Sot do të gjendeni në një situatë të çuditshme. Nga njëra anë, partneri do t’ju vështirësojë jetën, me kërkesa dhe ankesa të mërzitshme. Nga ana tjetër, sugjerime të ëmbla dashurie do ju vijnë nga një person i panjohur. Mundohuni të mos bëni asnjë konfuzion dhe qëndroni të qetë.
PESHQIT*
Do të jeni mjaft nervozë dhe të tensionuar; përpiquni t’i përdorni energjitë tuaja mendore vetëm për të mbrojtur një kauzë të drejtë, përndryshe kini kujdes që të mos shfrytëzoni asnjë justifikim për të shfryrë. Të zemërohesh me armiqtë e rremë nuk është kurrë një zgjidhje e vlefshme për problemet.