DASHI **
Ditë me fat, por e lodhshme: do të përballeni me përgjegjësi që do t’i bënit me kënaqësi. Qartësia juaj mendore do t’ju ndihmojë të gjeni gjithmonë zgjidhjet më të mira. Ata që ju duan nuk do mund të ankohen: erosi dhe ndjenjat në marrëdhëniet në çift do ecin krah për krah.
DEMI***
Dëshira për të kapur mundësitë e mira që ju lindin është e fortë, por ju nuk dini të kalibroni energjinë tuaj dhe lodheni shumë, duke arritur pak. Thyerja e shtigjeve të reja do të jetë e vështirë, por edhe stimuluese: një sfidë nga e cila nuk do të dëshironi të hiqni dorë.
BINJAKËT***
Në planin profesional, dita do të nisë në mënyrë të shkëlqyer. Mërkuri do t’ju japë një ndihmë të çmuar dhe falë mbështetjes së tij, do të arrini të realizoni një projekt që është për zemrën tuaj. Lëvizje dhe lajme në sferën e miqësisë!
GAFORRJA*
Mund t’ju mungojë sensi i përbashkët në menaxhimin e pasurisë dhe shpenzimeve tuaja të përditshme. Ndaloni për një moment për të reflektuar.
Mos krijoni iluzione të rreme për një person që duket se ka humbur kokën për ju. Shprehni qartë qëllimet tuaja.
LUANI***
Gjithçka do të rrjedhë në harmoni, me një predikim fatlum për një punë dhe një projekt që së shpejti do të japë kënaqësi. Një ekuilibër i duhur midis energjisë së shkëlqyer dhe dashurisë së butë parashikon momente të mrekullueshme në një marrëdhënie dashurie.
VIRGJËRESHA*
Vëreni në veprim sensin tuaj vetëkritik. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të shihni se çfarë është me të vërtetë e gabuar dhe të planifikoni korrigjimet më efektive. Në çift do ketë njëfarë shqetësimi. Nëse jeni vetëm, përshtatuni me gjatësinë e valës së kujtdo që ju dërgon sinjale interesi.
PESHORJA**
Humori i mirë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës dhe do ju lejojë të bëni miq të rinj. Marrëdhënia me një person që keni takuar së fundmi do t’i japë disa prej jush emocione të harruara dhe do t’ju sjellë idenë e një historie të mundshme dashurie.
AKREPI*
Krenaria dhe ambicia do t’ju shtyjnë të përfitoni sa më shumë nga aftësitë tuaja. Shmangni të qenit arrogant në sytë e kolegëve tuaj. Mund të shfaqen disa probleme të pazgjidhura, duke e vendosur shpinën pas murit. Me partnerin tuaj është koha për të adresuar disa çështje.
SHIGJETARI **
Dëshira juaj për popullaritet dhe sukses do të jetë më e fortë se kurrë; do të bëni gjithçka për t’u dukur, në familje, në punë ose mes miqsh. Kini kujdes të mos e teproni: jo të gjithë do të jenë të gatshëm të tolerojnë entuziazmin tuaj.
BRICJAPI**
Kohët e fundit e keni shtrydhur veten si limon dhe nuk po i kultivoni interesat tuaja siç duhet: mos u humbni në spiralen e rutinës dhe detyrave, mendoni edhe për veten tuaj. Lërini mënjanë angazhimet e punës dhe lëreni trupin tuaj të flasë.
UJORI**
Dikush do të sillet në mënyrë të gabuar ndaj jush, ose do të zhgënjeheni nga partneri juaj romantik për shkak të një gënjeshtre ose një sekreti që do të viheni në dijeni. Në mbrëmje mos e neglizhoni aktivitetin fizik: do t’ju ndihmojë të lironi tensionet e shumta emocionale.
PESHQIT***
Do të jeni në gjendje të harmonizoni interesat tuaja me ato të të tjerëve. Do punoni shumë për të nisur projekte të reja, duke marrë rolin e liderit. Mos dëgjoni mendimet e të tjerëve për zgjedhjet tuaja emocionale, sepse vetëm ajo që ju thotë zemra do t’ju japë gëzim dhe qetësi.