Dashi
Dashuria duhet kultivuar në mënyrën më të mirë të mundshme duke u përpjekur edhe për të kuptuar pak më shumë partnerin dhe nevojat e tij. Në punë gjithçka po shkon mirë ndaj vazhdoni me këtë ritëm.
Demi
Duhet të gjeni ekuilibrin në çift dhe të punoni pak më shumë që gjërat të shkojnë mirë. Në punë kini kujdes që të mos bëni zgjedhje shumë të nxituara.
Binjakët
Kini kujdes sepse sot në dashuri ka jo pak nervozizëm prandaj zënkat janë më se të mundshme. Në punë ka ardhur koha të bëni zgjedhje dhe të përballeni me problemet.
Gaforrja
Kjo periudhë për dashurinë është paksa e sheshtë dhe pa emocione të forta, por duhet të jeni të duruar. Në punë do të vijnë kënaqësi të mëdha dhe propozime të reja por që nuk pranohen pa e vlerësuar më parë gjithçka me kujdes.
Luani
Kjo ditë sjell shumë emocione të reja në jetën tuaj, ndaj shijojini ato në maksimum pa u menduar shumë. Ka një atmosferë pozitive dhe dëshirë për të bërë. Edhe në punë, pavarësisht lodhjes, do të arrini shumë.
Virgjëresha
Përpiquni të jeni pak më të kuptueshëm ndaj partnerit tuaj dhe lëreni veten pak më shumë. Në punë ka nevojë për përkushtim më të madh.
Peshorja
Mos u dashuro me njerëz të padisponueshëm, por kërko dikë me të cilin mund të ndërtosh diçka vërtet. Në punë është më mirë të shmangni zgjedhjet e rëndësishme sot. Merrni pak kohë për të vlerësuar gjithçka siç duhet.
Akrepi
Horoskopi i sotëm ju sheh pak nervoz dhe me ide të paqarta, sidomos në dashuri. Në punë është një ditë pa kënaqësi të mëdha por jini të durueshëm.
Shigjetari
Në dashuri vjen një moment “jo”, ndaj kushtojini vëmendje. Gjithsesi në punë duket se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur. Vazhdoni kështu.
Bricjapi
Përfitoni nga ndikimi i mirë i yjeve për të marrë diçka më tepër nga dashuria. Gjithashtu mirëpresim takime të reja. Në punë, kushtojini vëmendje kolegëve, nuk janë gjithmonë aq të ndershëm sa thonë.
Ujori
Dashuria shkëlqen sërish si dhe disponimi ndaj përfitoni nga kjo ditë për të bërë diçka të bukur. Në punë ka ardhur koha të përballeni me problemet.
Peshqit
Kjo është një kohë e mirë për dashurinë por edhe për punën. Është koha për të provuar vlerën tuaj dhe për të shijuar shpërblimet e mëdha që do të vijnë.