Dashi
Në këtë ditë do të keni mundësi të bëni takime të reja dhe shumë të këndshme, ndaj nëse jeni beqarë përpiquni të dilni dhe mos u mbyllni në shtëpi. Në punë vijnë ide të mira ndaj mos kini frikë të thoni fjalën tuaj.
Demi
Kini kujdes me fjalët tuaja sot sepse rrezikoni të debatoni me partnerin. Në punë ka pak pakënaqësi por tani për tani duhet të shtrëngojmë dhëmbët.
Binjakët
Ka ardhur koha të përballeni me biseda të vështira me partnerin dhe të zgjidhni disa probleme në çift. Në punë do keni një intuitë të madhe, shfrytëzojeni sa më shumë.
Gaforrja
Në dashuri do të ndjeni pak mbi supet tuaja peshën e së shkuarës por do të duhet të siguroheni që të ecni përpara. Në punë ka pak lodhje por mos e humbni zemrën.
Luani
Në këtë ditë hëna është në shenjë dhe ju bën të ndiheni gjithnjë e më shumë të dashuruar. Në punë kënaqësitë e para vijnë pas një momenti stresi të madh.
Virgjëresha
Kini kujdes në dashuri sepse nervozizmi është i fortë dhe rrezikoni të debatoni shumë lehtë me partnerin. Në punë ka shumë ide dhe gjithashtu dëshira për të bërë më shumë. Kujdes nga disa probleme shëndetësore.
Peshorja
Një ditë e bukur po vjen për t’u shijuar plotësisht, pavarësisht nga një Venus jo tamam e favorshme. Në punë përpiquni të qëndroni të qetë dhe shtyni vendimet për javën e ardhshme.
Akrepi
Të dashur Akrepa, sfera sentimentale ka qenë paksa kaotike kohët e fundit por nuk duhet të dorëzoheni. Në punë do ketë disa strese të vogla nga ana ekonomike por në të kundërt gjithçka do shkojë mirë.
Shigjetari
Në dashuri, nëse nuk jeni të bindur, filloni të shikoni përreth sepse qielli i sotëm favorizon takime të reja. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë.
Bricjapi
Në këtë ditë përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë familjes dhe njerëzve të dashur dhe lini mënjanë stresin e punës.
Ujori
Kohët e fundit nuk jeni plotësisht të kënaqur me jetën tuaj private, ndaj mundohuni të merrni vendime. Është koha për të provuar diçka të re në punë.
Peshqit
Dita e sotme nuk do të jetë shumë e lehtë për ndjenjat por përpiquni ta përballoni me guxim. Në punë, është koha për të marrë më shumë përgjegjësi.