Dashi
Në dashuri nuk duhet të humbim kohë me marrëdhënie që nuk mund të kenë të ardhme. Në punë kini kujdes që të mos kapeni nga pasiguritë, shfrytëzoni me guxim mundësitë e reja.
Demi
Në dashuri ka vështirësi për të kapërcyer, veçanërisht nëse jeni ndarë së fundmi me partnerin. Në punë kini kujdes që të mos debatoni shumë me kolegët.
Binjakët
Në dashuri keni nevojë për ndryshime, jeni të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra. Në punë mundohuni të gjeni një ndërmjetësim me kolegët edhe nëse sot do të keni pak vështirësi.
Gaforrja
Në dashuri gjithçka po shkon mirë ndaj shijoje këtë moment. Në punë duhet të përfshiheni sërish.
Luani
Në dashuri pa problem dhe përpiquni ta shijoni këtë fundjavë në maksimum. Në punë, kini vetëm kujdes që të mos ju pushtojnë shumë mendime.
Virgjëresha
Në dashuri është e nevojshme të bësh një zgjedhje dhe të mos mbytesh nga zgjedhjet e të tjerëve. Në punë ka disa dyshime por do ketë një mënyrë për t’u rikuperuar.
Peshorja
Ka konfirmime të bukura në dashuri dhe ka edhe nga ata që do të fillojnë të mendojnë për një martesë apo një bashkëjetesë. Në punë kini kujdes me fjalët.
Akrepi
Në dashuri gjithçka po shkon mirë por duhet ta lini veten të shkojë pak më shumë. Në punë, është koha për të fituar para shtesë.
Shigjetari
Hëna e kundërt krijon një kaos në dashuri, vëmendje. Në punë është më mirë të sqaroni gjithçka me kolegët.
Bricjapi
Hëna është në anën tuaj dhe ju shtyn të përjetoni emocione të forta. Në punë do arrini të bëni marrëveshje të reja.
Ujori
Në dashuri mos kini frikë të rrezikoni dhe në punë jetoni në maksimum këtë moment të favorshëm.
Peshqit
Ko ditë është paksa e paqartë për ndjenjat që mund të sjellin disa mendime të dyta. Mos u grindni në punë, qëndroni të qetë dhe vazhdoni si zakonisht.
Komentet