DASHI **
Është një kohë për nderime, dafina dhe pushtime: Marsi kalon tranzit në shenjën tuaj, duke ju mbytur me shumë energji dhe një frymë mahnitëse iniciative që do t’ju shtyjë të guxoni gjithnjë e më shumë në sport dhe në jetën tuaj private. Fati do ju ndihmojë por mbi të gjitha besnikëria do të shpërblehet.
DEMI**
Disa aspekte planetare disonante do t’ju japin shumë energji, por jo gjithmonë do t’ju lejojnë ta kontrolloni atë. Nëse kujdeseni për punën tuaj, gjeni kohë për të aplikuar më shumë veten dhe jini më diplomatik me njerëzit përreth jush.
BINJAKËT***
Dita, falë Hënës në shenjë, premton të jetë fitimprurëse nga të gjitha pikëpamjet. Do të ketë takime të reja dhe kontakte të rëndësishme dhe kjo do t’ju lejojë të arrini sukses si në fushën sentimentale ashtu edhe në atë profesionale.
GAFORRJA**
Nuk ju pëlqen më puna juaj dhe keni në plan të ndryshoni. Ka mundësi të ndryshme, por ju jeni pak konfuz kështu që përpara se të nisni një rrugë të re, konsultohuni me një ekspert. Bëjuni një dhuratë të vogël atyre që ju duan për t’i falënderuar për gjithçka që kanë bërë.
LUANI **
Do të pranoni me entuziazëm një sfidë pikante, vetëm për të zbuluar se nuk keni armët e duhura për ta mbajtur atë deri në fund. Tërheqja është e ndaluar, do të ishte e dobët: përpiquni të jeni thjesht vetvetja; yjet parashikojnë një fund surprizë për ju.
VIRGJËRESHA***
Në vendin e punës, planetët premtojnë bashkëpunime të reja dhe fitimprurëse. Dini se si të zgjidhni njerëzit më të përshtatshëm për të përfshirë në projektin tuaj. Nëse jetoni në një marrëdhënie të bazuar në ndjenja të konsoliduara, yjet do t’ju japin një shtysë të re.
PESHORJA **
Një ditë relaksuese dhe e këndshme nuk do të kërkojë asgjë më shumë se një harmoni të mirë me njerëzit që doni më shumë. Pas kësaj, sigurohuni që edhe të tjerët të gjejnë pak hapësirë dhe disponueshmëri për të shprehur shijet e tyre.
AKREPI***
Lëvizni me qetësi dhe mendoni përpara se të merrni vendime të rëndësishme në punë. Ju mund të bëni gabime në kohën dhe vlerësimet, dhe rregullimi i gjërave nuk do të ishte i lehtë. Jeta juaj e dashurisë do të ofrojë më shumë siguri dhe harmoni nga sa keni marrë ditët e fundit.
SHIGJETARI **
Aktivitetet tuaja do të vazhdojnë me një ritëm të shpejtë dhe produktiv. Do të ketë një fazë të përkohshme dekoncentrimi ose vështirësie pas qasjes së adoptuar, atëherë do të rifitoni kontrollin e plotë të iniciativave tuaja.
BRICJAPI**
Miqësia dhe një sens i veçantë humori do t’i bëjnë të gjithë t’ju duan, madje edhe ata që nuk kanë besim. Një person i fuqishëm do ju bëjë një ofertë pune interesante, për të mos u refuzuar. Nëse dashuria nuk shkon siç duhet, miqësia do t’ju japë gëzim të madh.
UJORI**
Ka të ngjarë që këto ditë të keni rënë viktimë e një mashtrimi. Planifikimi i mirë i angazhimeve që ju presin do t’ju ndihmojë në ato momente kur improvizimi nuk mjafton. Mundohuni të mos debatoni me partnerin.
PESHQIT **
Yje të ndryshëm sot do të tentojnë të krijojnë konfigurime plot tension si për t’ju vënë në litar dhe për t’ju bërë të humbni durimin. E vetmja rrugë fituese do të jetë ajo e qetësisë së gjithanshme, një cilësi që nuk është e veçantë për ju: por ju provoni gjithsesi!