Dashi
Në këtë ditë të re shkurti ndiheni më të sigurt në vetvete dhe të gjithë do ta vënë re. Dashuria po ecën mirë dhe në punë do të tregoni shumë aftësitë tuaja.
Demi
Sot ju pushton një humor i mirë dhe kjo gjë do t’i japë një shtysë të mirë jetës suaj dashurie. Në punë jeni të respektuar nga të gjithë, jini të lumtur për këtë.
Binjakët
Në këtë ditë ju mendoni se i keni dhënë fund të shkuarës dhe jeni gati për të ecur përpara. Për sa i përket punës, ka ardhur koha për të përfunduar projektet.
Gaforrja
Sot do t’ju duhet të përballeni me mendime të një natyre tjetër, por përpiquni të mos pushtoni nga ankthi. Në punë çdo gjë po lulëzon, ju ndjeni një nevojë të madhe për konkretësi..
Luani
Kini kujdes në dashuri sepse periudha është mjaft delikate. Në punë jeni gjithmonë në ballë, vazhdoni kështu, por mos harroni të merrni pak kohë edhe për veten tuaj.
Virgjëresha
Kjo ditë nis me këmbën e djathtë dhe është ideale për ato rituale bukurie që i shtyni gjithmonë. Kujdesuni për veten dhe prisni produktivitet të mirë në punë.
Peshorja
Sot ndjen se je në qendër të një kaosi të madh, por duhet të shtrëngosh dhëmbët sepse do të vijnë ditë më të mira. Ka pak stres në punë.
Akrepi
Sot ka pak nervozizëm por së shpejti do të arrini të gjeni një ekuilibër të mirë si në dashuri ashtu edhe në punë.
Shigjetari
Sot mund të jeni pak të pakujdesshëm ndaj bëni kujdes në dashuri. Në punë mund të lindin disa probleme të papritura, por mos u shqetësoni, gjithçka mund të zgjidhet.
Bricjapi
Sot ndiheni pak poshtë në humor, sepse thjesht nuk mund të shihni rezultatet e të gjitha përpjekjeve të bëra, por keni nevojë për durim, koha juaj do të vijë.
Ujori
Në dashuri duhet pak më shumë fleksibilitet për të vazhduar një lidhje dhe në punë kushtojini vëmendje kolegëve që mund t’ju mbushin me kritika.
Peshqit
Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi situatën tuaj të marrëdhënies dhe për të kuptuar se si mund të përmirësohet. Punë? Po bëhet gjithnjë e më mirë, por nga marsi do të jetë pika e vërtetë e kthesës.