DASHI***
Ditë interesante në të cilën nuk do të mungojnë mundësitë për të marrë njohje dhe për të përfunduar marrëveshje të rëndësishme. Sidoqoftë, do të duhet të jeni në kohën e duhur dhe të organizuar mirë, dhe të dini se si t’i kapni ato në fluturim! Një ftesë e rëndësishme premton takime dhe kontakte efektive.
DEMI**
Hëna do të nxisë dëshirën për të ikur, por në fund mund të zbuloni se, duke ndjekur erën, keni humbur kohë dhe, ndoshta, para. Nëse doni të ndryshoni diçka, bëjeni, por fillimisht vendosni vetes një objektiv për të arritur.
BINJAKËT***
Për beqarët, një takim fillimisht i parëndësishëm mund të rezultojë shumë shpejt të jetë tërheqës dhe pasionant: lëreni veten të përfshiheni nga vorbulla e eksitimit pa dyshim. Nëse jetoni në çift dhe njiheni me njerëz të rinj, bëni kujdes nga xhelozia e partnerit tuaj!
GAFORRJA**
Sot, lini mënjanë problemet e punës, karrierës dhe jetës publike: mos kultivoni vetëm ambiciet tuaja, por mendoni më shumë për veten dhe fizikun tuaj. Në dashuri disa beqarë do joshen nga një pamje e thjeshtë.
LUANI*
Ditë e keqe në frontin emocional. Nën zjarrin e Hënës armiqësore, do të bëni shumë filma absurde duke imagjinuar drama familjare dhe tradhti zinxhir, të paktën derisa Venusi të ndërhyjë për t’ju bërë të mendoni, duke e zhvendosur vëmendjen te shtëpia dhe biznesi.
VIRGJËRESHA*
Yjet rekomandojnë vëmendje të veçantë në marrëdhëniet familjare: klima do të jetë e tensionuar dhe tundimi për të gjeneruar konflikte do të jetë pothuajse i papërmbajtshëm. Shmangni ekzagjerimet me pozicione shumë ekstremiste: qëndroni të qetë dhe gjithçka do të jetë mirë.
PESHORJA **
Marsi në një aspekt harmonik në shenjën miqësore të Luanit ju stimulon të ndërmerrni veprime që mund t’ju japin rezultate të prekshme dhe të menjëhershme. Në këtë moment, në fakt, ju nuk dëshironi të prisni. Megjithatë, do të jetë dikush që do të përpiqet t’ju kundërshtojë.
AKREPI***
Dielli do të shkëlqejë me shkëlqim dhe asnjë re nuk do ta errësojë horizontin e dashurisë suaj. Sot fjalët do jenë thuajse të tepërta sepse mirëkuptimi me partnerin do jetë perfekt. Dita do kalojë e këndshme dhe plot argëtim.
SHIGJETARI***
Me spontanitet të përkryer dhe të papërmbajtshëm, do të jeni në gjendje të shprehni më shumë sensualitet dhe më shumë shkathtësi në dëshirat tuaja për dashuri; të gjitha për gëzimin e personit që doni dhe për një qetësi të rizbuluar në çift. Lajm për beqarët e paduruar që presin shpirtin binjak!
BRICJAPI***
Në thelb një ditë e qetë: i lirë nga çdo lloj problemi, më në fund do të mund t’i përkushtohesh të gjitha atyre interesave që e bëjnë jetën të këndshme dhe argëtuese. Planetët do ju dhurojnë një ditë romantike nga pikëpamja sentimentale.
UJORI**
Sot do të gjendeni në një situatë të çuditshme. Nga njëra anë, partneri do t’ju vështirësojë jetën, me kërkesa dhe ankesa të mërzitshme. Nga ana tjetër, sugjerime të ëmbla dashurie do ju vijnë nga një person i panjohur. Mundohuni të mos bëni asnjë konfuzion dhe qëndroni të qetë.
PESHQIT **
Dëgjoni yjet që ju këshillojnë të relaksoheni dhe të lini të qetë shqetësimet e vjetra, sidomos në familje. Për më tepër, kundërshtimi i Mërkurit do ju bëjë paksa të ashpër me miqtë dhe kërkuesit. Përpiquni të gjeni përsëri qetësinë.
Komentet