Dashi
Në këto javë do të mund të bëni një hap të shkëlqyer përpara nga pikëpamja sentimentale, megjithatë do t’ju duhet të jeni më të ndjeshëm ndaj partnerit tuaj dhe gjithashtu më pak të diskutueshëm. Në punë ju duhet pak më shumë organizim.
Demi
Në dashuri vjen koha për të përballuar disa probleme të vogla, por gjithçka do të zgjidhet në ditët në vijim. Në punë duhet të jeni më të vendosur dhe të veproni menjëherë pa pritur gjithmonë “momentin e duhur”.
Binjakët
Kini kujdes në dashuri sepse qielli i sotëm do t’ju shohë veçanërisht kokëfortë. Edhe në punë situata nuk do jetë e lehtë për t’u menaxhuar por mundohuni të angazhoheni.
Gaforrja
Vjen një moment fuqie që duhet ta shfrytëzoni sa më shumë. Nga karakteri ju jeni të kujdesshëm, por tani është koha për të marrë rreziqe. Ndryshime shumë të mirëpritura vijnë në punë.
Luani
Sot jeni pak i shqetësuar, por dijeni që në qershor dashuria do të ketë një rikuperim të bukur. Në punë, filloni të planifikoni lëvizjet tuaja të ardhshme.
Virgjëresha
Në dashuri ka më shumë qetësi, por sërish do t’ju duhet të përpiqeni të bëni kompromise me partnerin. Ka ndryshime në punë dhe gjithashtu mundësi për të zgjidhur disa probleme të vjetra.
Peshorja
Kjo ditë është e bukur për emocionet që mund të përjetoni në maksimum nëse jeni beqarë apo në çift. Në punë, profesionistët e lirë mund të arrijnë shumë dhe të kenë ide të bukura.
Akrepi
Prisni disa takime të reja interesante në këtë ditë që ju sheh me fat dhe madje më simpatik se kurrë. Në punë duhet të jeni pak më luftarak, më të guximshëm.
Shigjetari
Do të duhet të prisni fillimin e qershorit për të parë disa përmirësime nga pikëpamja sentimentale. Në punë ka shumë gjëra për të bërë si dhe probleme për të zgjidhur. Përveshni mëngët.
Bricjapi
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse ju mundon një ndjenjë e fortë largësie. Në punë jeni shumë ambiciozë dhe do mund të arrini shumë në këtë periudhë.
Ujori
Yjet e sotëm flasin për disa dyshime në dashuri. Ndoshta nuk jeni më të sigurt për ndjenjat tuaja për partnerin tuaj. Në punë, gjithçka shkon mirë.
Peshqit
Më mirë të mos zhyteni në situata të pamundura sentimentale. Mundohuni të jetoni një dashuri të qetë dhe të qëndrueshme në dritën e diellit. Në punë ka mundësi të mëdha për rritje edhe nëse do të ketë shumë punë për të bërë.