Dashi 21. mars – 20. prill
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Pas disa problemeve qe keni kaluar se fundmi sot do ndiheni shume me te qete. Beqaret do jene ne humor te shkëlqyer dhe do jene gati te bëjnë çdo gjë vetëm për t’u ndier mire. Disa mund te kalojnë edhe thjesht disa aventura me persona interesante. Për financat do duhet akoma me shume përkujdes dhe maturi.
Demi 21. prill – 21. maj
Dite e mbushur me vështirësi te mëdha do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni here pas here debate te forta me njeri-tjetrin dhe nuk do e gjeni dot gjuhen e përbashkët. Beqaret me ne fund do gjejnë një person serioz me te cilin ja vlen te hedhin hapa. Buxheti do jete i mire dhe nuk do e keni aspak problem te kryeni investimet e planifikuara prej kohesh.
Binjaket 22. maj – 21. qershor
Dite mjaft e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni me as problemin me te vogël me partnerin sepse do jeni liberale dhe te tolerante. Beqaret do kenë një dite romaneske dhe do përjetojnë emocione te forta. Me financat do jeni specialiste te vërtetë dhe do e mbani gjate gjithë kohës situatën nen kontroll. Edhe disa te afërm do ju kërkojnë këshilla.
Gaforrja 22. qershor – 22. korrik
Mëngjesi do jete goxha i vështirë sot për ju te dashuruarit, por pas mesditës çdo gjë do sqarohet dhe do merrni fryme me lirisht. Beqaret duhet te gjejnë një mënyrë për ta joshur me lehtësisht atë qe pëlqejnë. Frymëzimi ne fakt nuk do ju mungoje. Ne planin financiar mire është te merrni masa me strikte pasi ne te kundërt mund te përballeni me surpriza te këqija.
Luani 23. korrik – 22. gusht
Sot planetët do jene pranë jush gjate gjithë kohës dhe do e bëjnë jetën ne çift te jashtëzakonshme. Shume gjera do jene me te bukura nga sa e kishit menduar. Beqaret do kenë flirtime e joshje, por asgjë me shume sesa aq. Gjithsesi ata nuk do ndihen aspak keq nga kjo gjë. Financat do bëhen delikate për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.
Virgjeresha 23. gusht – 23. shtator
Ju te dashuruarit duhet te reflektoni gjate sot para se te hidhni çdo hap ne mënyrë qe te mos keni probleme me vone. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, për aventura, madje edhe për te filluar lidhje serioze. Do jete ne dorën e tyre zgjedhja përfundimtare. Me financat do jeni shume me te matur dhe ne këtë sektor nuk do ju dale asnjë e papritur.
Peshorja 24. shtator – 23. tetor
Do jeni shume agresive me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do përkeqësohet tej mase. Po nuk morët mase e po nuk kërkuat falje për gabimet, shume shpejt gjithçka qe keni ndërtuar do rrënohet. Beqaret duhet te njihen sa me mire me personat qe do takojnë para se te vendosin te hedhin hapa. Me shpenzimet tregohuni vigjilente dhe nuk keni për te pasur vështirësi.
Akrepi 24. tetor – 22. nëntor
Mund te keni edhe debate te vogla ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por kjo nuk do te thotë te dëshpëroheni dhe te alarmoheni. Me durim e qetësi gjithçka mund te zgjidhet. Beqareve do ju pëlqejë tej mase dikush, por nuk do dine si t’ia shprehin ndjenjat. Miqtë do i ndihmoje goxha. Buxheti nuk do jete i keq, por duke shpenzuar kuturu shume shpejt gjendja juaj ka për te pasur probleme.
Shigjetari 23. nëntor – 21. dhjetor
Do dini si te silleni ne çdo moment gjate kësaj dite dhe do e mbani shume pranë atë qe keni ne krah. Ne disa momente marrëdhënia mes jush do jete flakëruese. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë asgjë me shume sesa disa flirte kalimtare. Për dashuritë e mëdha do duhet te presin ende disa kohe. Ne planin financiar nuk do tregoheni aspak te kujdesshëm kështu qe gjendja ka rrezik te ketë probleme.
Bricjapi 22. dhjetor – 20. janar
Për te dashuruarit kjo e sotmja ka për te qene një dite mjaft e qete dhe pa problemin me te vogël. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi pafund. Beqaret do kenë plot takime, por asnjë nuk do e kaloje kufirin e një aventure kalimtare. Ne planin financiar yjet do sjellin fat me shumice. Kjo gjë do ju ndihmoje te bëni edhe investimet e menduara, por edhe te hiqni disa para mënjanë për te nesërmen.
Ujori 21. janar – 19. shkurt
Do përjetoni emocione dhe kënaqësi te mëdha sot kur partneri t’iu beje një propozim gjigand. As nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjerat mund t’iu rridhnin ne këtë mënyrë. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen te matur dhe nuk duhet t’i besojnë çdo personi qe do i joshe. Buxheti nuk do jete i keq, kështu qe po e menaxhuat me kujdes gjendja do mbetet e mire për shume kohe.
Peshqit 20. shkurt – 20. mars
Dite e goxha e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni ne te njëjtën linje me partnerin dhe çdo hap do e hidhni se bashku. Edhe ata qe janë vetëm do privilegjohen nga yjet dhe do kalojnë një dite te këndshme. Nuk do mungojnë ngjyrat dhe shkëlqimi. Sektori i financave do mbetet i mire për aq kohe sa ju te mos nxitoheni me shpenzimet.
Komentet