Dashi
Në këtë ditë të parë të marsit dashuria favorizohet nga yjet ndaj lëreni veten pa frikë. Për sa i përket punës, projekte të shkëlqyera janë në rrugë e sipër.
Demi
Lajme të mira vijnë në fushën sentimentale, Afërdita më në fund është kthyer në favor dhe jep një dëshirë të madhe për të dashuruar. Në punë ka ardhur koha të veproni më me kujdes se zakonisht.
Binjakët
Në këtë ditë ka shumë emocione të reja, madje edhe të papritura, shijojini të gjitha. Në planin e punës do të arrini të përfundoni projekte të rëndësishme dhe do të keni kënaqësi të madhe.
Gaforrja
Sot në dashuri do të jetë e nevojshme të bëni përpjekje për t’i dhënë fund të shkuarës dhe të shikoni përpara. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe besoni intuitës suaj.
Luani
Në këtë fillim marsi pak qetësi i kthehet jetës bashkëshortore. Nga ana tjetër, në punë ka gjithmonë shumë lodhje për shkak të angazhimeve të mëdha dhe bashkëpunimit të vogël nga të tjerët.
Virgjëresha
Në periudhën e fundit e keni lënë pak pas dore partnerin për të ecur gjithmonë në hap me punën por duhet të rikuperoni. Në nivelin profesional ka një ndalesë të vogël, por kini durim.
Peshorja
Lajme të mira për dashurinë që po fluturon sot dhe në punë, edhe nëse ka shumë gjëra për të bërë, do të gjeni pak grintë dhe energji që kishit humbur kohët e fundit.
Akrepi
Në këtë ditë dashuria po ecën mirë, por mos kini frikë të hidhni hapin e parë. Ka mundësi të mëdha në punë, përfitoni prej tyre.
Shigjetari
Ky qiell është i bukur për punën që po ecën mirë falë edhe energjisë së bukur që keni brenda. Megjithatë, jeta bashkëshortore është disi e rrafshuar nga rutina dhe ndoshta ndiheni pak të mërzitur.
Bricjapi
Lajme të mira vijnë sot nga pikëpamja e dashurisë. Në punë, nga ana tjetër, është koha t’u tregoni të gjithëve se çfarë vleni, një fazë e mirë rikuperimi po vjen.
Ujori
Sot do të ishte më mirë të mos përfshiheni në drithërima dashurie, sepse rrezikoni të debatoni lehtë. Është koha për zgjedhje në punë.
Peshqit
Nese ka njeri qe te ben rrahjen e zemres, dil para pa frike, ke mbrojtjen e yjeve. Në punë është koha për të rrezikuar për të marrë diçka më shumë. Ju jeni më të fortë se kurrë.