Dashi
Në muajt e parë të vitit u detyruat të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj dhe t’i jepni fund të shkuarës. Në punë grumbullohet pak lodhje dhe vëmendje ndaj provokimeve të të tjerëve.
Demi
Në këtë ditë favorizohen të gjithë ata që punojnë vetë, të cilët mund të fillojnë të bëjnë plane të rëndësishme për të ardhmen dhe të arrijnë më shumë. Qielli i sotëm ndihmon, por shtytja e vërtetë do të duhet të fillojë nga ju. Tregojuni të gjithëve se çfarë vleni.
Binjakët
Kini kujdes sot sepse hëna disonante krijon disa shqetësime të vogla në jetën tuaj private. Për sa i përket punës, do të duhet të prisni edhe pak përpara se të shihni rezultatet e dëshiruara, por mos e humbni durimin.
Gaforrja
Dita e sotme fillon pak ngadalë dhe mund të ketë ngjarje të paparashikuara. Për sa i përket punës, mos u kapni nga shumë ankthe.
Luani
Ju pret një ditë disi stresuese, ndaj armatoseni me shumë durim. Ka ardhur koha për të bërë një zgjedhje vendimtare si përsa i përket dashurisë ashtu edhe punës dhe mos e fajësoni veten nëse të tjerët nuk janë dakord me ju.
Virgjëresha
Kjo ditë ju sheh veçanërisht të acaruar dhe të shqetësuar për gjërat që nuk po shkojnë ashtu siç dëshironi. Puna është paksa në krizë ndërsa në dashuri vijnë lajme të mira, favorizohen marrëdhëniet me të tjerët.
Peshorja
Dita e sotme sjell pak nervozizëm në jetën bashkëshortore, kini kujdes. Në dashuri është më mirë të tregoheni më realistë dhe më pak ëndërrimtarë, të paktën në fazat e para të lidhjes dhe në punë, kushtojini vëmendje disa ngjarjeve të papritura.
Akrepi
Përpiquni të mos e neglizhoni shumë dashurinë për t’iu përkushtuar vetëm punës. Merrni një moment për të rimbushur bateritë tuaja dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj.
Shigjetari
Në dashuri vjen koha për të marrë një vendim përfundimtar dhe për të mos pasur dy këmbë në dy këpucë. Në punë mundohuni të jeni pak më të përqendruar dhe të shmangni gabimet e pakujdesshme.
Bricjapi
Një fazë rikuperimi po vjen pas një kohe të vështirë. Paqja rikthehet në jetën bashkëshortore dhe gjëra të reja vijnë në punë si dhe disa surpriza të këndshme.
Ujori
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse mund të keni disa keqkuptime me partnerin. Në punë është një ditë e qetë që do të japë edhe kënaqësi të madhe.
Peshqit
Në dashuri përpiquni të mos merrni gjithmonë gjithçka si të mirëqenë dhe provoni pak më shumë. Në punë yjet ju bëjnë veçanërisht kreativ dhe efikas, vazhdoni kështu.