Dashi 21. mars – 20. prill
Partneri juaj nuk do ketë për çfarë te ankohet gjate kësaj dite pasi ju do bëni gjithçka qe marrëdhënia ne çift te jete sa me e kënaqshme. Ne mesdite edhe ai do ju beje disa surpriza. Beqaret qe do shkojnë neper koncerte, kinema apo festa te ndryshme do jene me te privilegjuar ne dashuri dhe do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat kane për te qene goxha te mira.
Demi 21. prill – 21. maj
Urani do pozicionohet shume mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe do sjelle vetëm te mira. Çdo moment i kaluar pranë partnerit ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret duhet te reflektojnë gjere e gjate para se te hedhin hapa pasi jo çdo gjë është ashtu si duhet ne pamje te pare. Me shpenzimet do jeni me te përgjegjshëm dhe gjenda nuk ka për te pasur tronditje.
Binjaket 22. maj – 21. qershor
Dite goxha e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bëni çdo gjë qe te jete e nevojshme qe mes jush dhe atij qe keni ne krah te mos ketë debate. Beqaret do kenë dëshirë te papërmbajtshme për ta ndryshuar statusin e tyre dhe kjo mund t’i shtyje edhe drejt gabimeve. Financat mbajini me tepër nen kujdes sepse po e kaluat pa probleme këtë dite gjendja ka për te qene edhe me e mire me pas.
Gaforrja 22. qershor – 22. korrik
Saturni do sjelle shume pështjellimi ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Për shume gjera do debatoni ashpër dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Beqaret me mire le t’i marrin gjerat sa me shtruar pasi ne te kundërtën mund te lëndohen e mund te zhgënjehen. Borxhe mos merrni sot edhe sikur gjendja te jete delikate. Me mira ja dilni me aq para sa do keni neper duar.
Luani 23. korrik – 22. gusht
Dite me shume diell do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit keni për te kaluar momente vërtet shume te veçanta. Beqaret gjithashtu do e gjejnë partnerin ideal dhe do fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Për ta do filloje një tjetër etape. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm dhe keni për ta pare qe gjendja pak nga pak do stabilizohet.
Virgjeresha 23. gusht – 23. shtator
Dite neutrale ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ketë as momente shume emocionuese, por as probleme serioze. Beqaret do kenë një dite plotësisht te qete dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Le te presin edhe pak për te filluar lidhjet e ëndërruara. Buxheti nuk do jete i keq, fale mbështetjes se madhe te Marsit, megjithatë mundohuni te mos e teproni me shpenzimet.
Peshorja 24. shtator – 23. tetor
Zemra e te dashuruarve do përjetoje emocione te forta gjate kësaj dite. Ata do ndihen si asnjëherë me pare dhe gati për te hedhur hapat e menduara prej kohesh. Beqaret do preferojnë ta kalojnë këtë dite me miqtë dhe as nuk do e marrin mundimin te hedhin hapa për te bere ndryshime. Financat do i mbroni ne çdo moment dhe gjendja e tyre do jete e kënaqshme.
Akrepi 24. tetor – 22. nëntor
Dita e sotme do jete shume me e qete sot për ju te dashuruarit. Shume pikëpyetje qe keni pasur do gjejnë shpjegim dhe do ndiheni mire. Beqaret nuk duhet te prekin “frutën e ndaluar” sepse kane për t’u ndier keq shume shpejt. Financat do kenë nevoje për me tepër përkujdes dhe maturi. Nëse i lini shume pas dore situata mund te marre edhe tatëpjetën dhe do gjendeni ne vështirësi shume shpejt.
Shigjetari 23. nëntor – 21. dhjetor
Asnjë planet nuk do ndikoje keq tel jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur shume me mire nga me pare. Do gjeni gjuhen e përbashkët ne çdo moment dhe kënaqësitë do jene me te mëdha. Beqaret duhet t’i njohin me mire personat qe do takojnë para se te vendosin te hedhin hapa. Buxheti do kërkojë kujdes te veçante kështu qe merrni masat e duhura.
Bricjapi 22. dhjetor – 20. janar
Klima ne jetën tuaj ne çift nuk do jete aspak e ngrohte sot. Here pas here do keni edhe debate te ashpra me njeri-tjetrin. Beqaret me mire te mos afrohen shume me disa persona sepse mund te lëndohen e mund te vuajnë. Para çdo hapi duhet te reflektojnë disa here. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do i kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme, por mund te hiqni edhe para mënjanë.
Ujori 21. janar – 19. shkurt
Lidhja juaj me partnerin do forcohet akoma me shume sot. Do ndani me te edhe disa detaje nga e kaluara dhe kjo gjë do ju afroje akoma me shume. Beqaret qe kane pak kohe qe kane këtë status nuk do mund te kenë ndryshime. Te tjerët qe kane kohe vetëm do realizojnë takime emocionuese. Gjendja e te ardhurave do jete edhe me e mire nga sa ju e kishit menduar.
Peshqit 20. shkurt – 20. mars
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e qete gjate kësaj dite. Për shume gjera do debatoni me partnerin dhe nuk do gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret nga ana tjetër do jene disi me te privilegjuar dhe do mund te realizojnë disa takime emocionuese. Për te hedhur hapat e mëdha me mire le te presin edhe pak. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do jeni me te qete.
Komentet