DASHI***
Të gjitha projektet që keni në mendje për sot do të jenë të suksesshme. Hëna në një pozicion të favorshëm në shenjën tuaj do t’ju buzëqeshë dhe gjithashtu do t’ju sigurojë atë pak fat që nuk dëmton kurrë. Situata juaj financiare do të përmirësohet.
DEMI**
Keni gjetur sërish optimizmin: po rifilloni marshimin drejt shumë situatave pozitive. Priten ndryshime pozitive; keni baza të mira për të realizuar në qetësi të plotë projektet që ju interesojnë, duke filluar nga sektori emocional.
BINJAKËT **
Mos e neglizhoni rrugën tuaj të rritjes shpirtërore për të ndjekur vetëm ritmet e furishme të jetës së përditshme. Në çështjet sentimentale, për fat të keq do t’ju duhet ende të prisni për të parë realizimin e ëndrrës suaj të dashurisë.
GAFORRJA*
Ju keni një zemërim të ndrydhur brenda jush, i cili sot mund të shfaqet rrezikshëm në momentin më të papërshtatshëm. Sheshi i Hënës do të përkeqësojë ndjeshmërinë tuaj. Shmangni ndjenjën e lëndimit për gjënë më të vogël dhe mos dëgjoni thashetheme.
LUANI***
Një lajm i rëndësishëm do ju mbushë me kënaqësi sidomos në fushën sentimentale dhe më në fund një ëndërr që e keni ruajtur me xhelozi prej disa kohësh do të bëhet realitet. Sot do të favorizohen shëtitjet dhe udhëtimet jashtë qytetit.
VIRGJËRESHA***
Do të perceptoni praninë e një energjie të fortë brenda jush, e kombinuar me një pasion të thellë. Është thelbësore që të kujdeseni për veten tuaj. Mundohuni t’i përkushtoheni më shumë miqve dhe dashurisë. Dekada e tretë do të jetë plot optimizëm dhe dëshirë për të jetuar.
PESHORJA **
Festa publike propozon dhe imponon vendime të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sferën emocionale. Të pushtuar nga një sensualitet i egër, në kërkim të stabilitetit dhe pikave më të forta në dashuri, për shumë prej jush do të godasë ora fatale që marrëdhëniet të bëhen zyrtare.
AKREPI***
Gjatë mëngjesit do ta lini veten të kapërcehet nga një dembelizëm i ëmbël, i cili do të shënojë një kthim prapa në programin tuaj argëtues. Më pas partneri do të kujdeset që t’ju rikthejë në humor të mirë me një propozim që do ta shndërrojë mbrëmjen në një aventurë të këndshme.
SHIGJETARI **
Mërkuri sot do ju mbushë me dyshime dhe ankth. Mundohuni të vendosni rregull si në gjërat ashtu edhe në mendimet tuaja, përndryshe do të jetë gjithnjë e më e vështirë t’i trajtoni ngjarjet në një mënyrë të arsyeshme. Kujdes gjithashtu nga zemërimet e gabuara.
BRICJAPI***
Sot pritet lëvizje në të gjitha fushat, zgjerim i aktiviteteve tuaja dhe njohje të reja të dobishme dhe interesante. Zakonet e jetës do të ndryshojnë për mirë, por mos u mahnitni nga një dashuri pasionante që mund të rezultojë të jetë shumë e ndryshme.
UJORI***
Vlerësoni me kujdes situatën tuaj personale dhe do të mund ta gjykoni më objektivisht. Dini të përshtateni më mirë me rrethanat dhe do të korrni disa përfitime. Takimet romantike janë të favorizuara në mbrëmje.
PESHQIT **
Beqarët do duhet t’i kushtojnë vëmendje grackave që mund të sjellin disa takime të reja. Do të keni shumë për t’u dhënë të tjerëve, por ecni përpara me kujdes. Qofshin ata njerëz të afërt apo miq, do t’ju duhet të kujdeseni për marrëdhëniet që do t’ju japin stabilitet.