DASHI
Duhet të bëni kujdes të mos bëni gabime për të evituar pasojat. Në ambientin e punës do të keni mundësi të vazhdoni të ecni përpara në projektet tuaja. Në aspektin afektiv është akoma shpejt për të realizuar gjithçka që dëshironi.
DEMI
Do të refuzoni të dilni me shoqërinë për të kaluar më shumë kohë me familjen tuaj. Në vendin e punës duhet të jeni të duruar për të marrë atë çka prisni. Në aspektin afektiv një takim i papritur do të bëjë që t’ju rrahë zemra fort.
BINJAKET
Do të keni aftësi të mira intuitive e memoria juaj do ju ndihmojë të veproni të bindur në atë që dëshironi. Në ambientin e punës do të jeni mjaft këmbëngulës në qëllimet tuaja. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft joshës.
GAFORRJA
Gjatë ditës së sotme do të ndjeheni mjaft të fortë e do të jeni këmbëngulës për të çuar përpara objektivat tuaja. Në ambientin e punës vlerësoni eventet. Në aspektin afektiv mos nxitoni të zbuloni gjithçka tuajën.
LUANI
Nuk duhet të trembeni pavarësisht të papriturave pasi do të gjeni shumë shpejt një zgjidhje. Në ambientin e punës do të takoni një person mjaft pozitiv që do ju ndihmojë të rriteni profesionalisht.
VIRGJERESHA
Do të gjeni justifikime për një sjellje që ka shkaktuar mjaft shqetësime në punën tuaj. Në aspektin afektiv do të diskutoni së bashku me partnerin mbi një zgjedhje që nuk ju duket e drejtë.
PESHORJA
Gjatë ditës së sotme në ambientin e punës do ju duhet të jeni koherent përpara se të vendosni mbi një projekt të ri. Në aspektin afektiv nëse po jetoni një marrëdhënie në çift nuk duhet të thoni gënjeshtra, pasi mund të dilni zbuluar.
AKREPI
Do të hasni sot në pengesa nga një mik i vjetër i cili nuk do të kuptojë motivimet tuaja. Në ambientin e punës do të keni mjaft avantazhe falë një iniciative të re. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft kërkues.
SHIGJETARI
Do ti lejoni vetes suaj sot të bëni blerje personale. Në ambientin e punës do të merrni vlerësime nga ata që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të gjeni mënyrën ti komunikoni emocionet tuaja partnerit.
BRICJAPI
Ata që ju rrethojnë ju konsiderojnë një person të fortë për tu përballur me të papriturat. Më ambientin e punës do të vendosni të merrni përsipër një angazhim të ri.
UJORI
Ndonjëherë të heshtni është e nevojshme për të evituar lidhjet impulsive me personat që ju rrethojnë. Në aspektin privat do të arrini të pushoni pak. Në aspektin afektiv do të jeni të kënaqur me raportin tuaj.
PESHQIT
Këtë periudhë do të jeni mjaft aktivë në të gjithë sektorët. Në ambientin e punës do të mund të kaloni mjaft pengesa. Në aspektin afektiv do të jeni të duruar me partnerin.
Komentet