
Nëse në punë doni të jeni i qetë, përmbajuni në mënyrë të përpiktë rregullave dhe shmangni kundërshtimin e vazhdueshëm të veprimeve të eprorëve. Jeni të papërmbajtshëm edhe për gjërat me të vogla. Organizohuni mirë, pushoni më shumë, zbavituni me miqtë.

Me Hënën armiqësore mund të keni mosmarrëveshje me një familjar, që ndërhyn në punët tuaja. Nuk keni fare dëshirë t’i thoni sesi doni të silleni. Do të keni pika të përbashkëta me dikë që ka ditur t’ju tërheqë vëmendjen, por nuk do të jetë e lehtë të pajtoheni.

Në ambientin që frekuentoni ka persona me të cilët keni të përbashkëta, por duke qenë se jeni i zënë me çështje të përditshmërisë, nuk e kuptoni. Mos ëndërroni udhëtime dhe ndryshime në vende utopike, nuk është koha të merrni nisma të reja.

Pozicioni i Hënës do të bëjë që situata të acarohet. Luftojini mendimet e këqija me një shëtitje në park apo duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar. Mund të bëni njohje të reja, të këndshme. Do të përjetoni emocione të bukura.

Keni dëshirë të vendosni mirëkuptim edhe më të thellë me personin e zemrës, që do t’ju kuptojë menjëherë dhe do t’ju dëgjojë. Keni përkrah një partner vërtet të veçantë. Do të zmadhoni rrethin e të njohurve dhe do të krijoni kontakte të shumta me njerëz të ditur.

Me mbështetjen e Hënës që ju favorizon do ta peshoni mirë një zgjedhje që do të bëni dhe do t’ia nisni punës. Do t’i tejkaloni situatat e zënkave dhe do të jeni bujarë. E keni kuptuar se për të zgjidhur disa çështje nuk duhet thjesht të mendoni, por edhe të veproni.

Shqetësimi nuk do të jetë i lehtë për t’u mbajtur nën kontroll. Do të bëjë që marrëdhëniet me të tjerët t’i keni sipas kapriçove të humorit. Qetësohuni! Nuk do të pranoni propozimin e një të njohurit, sepse më vonë do t’i ndiheni në borxh.

Me Saturnin dhe Uranin bashkëpunëtorë, mund të angazhoheni për të mbushur disa mungesa njohurish dhe të arrini të përgatitur për një sfidë shumë të pritur profesionale. Me Venusin mik, është e mundur që një krizë në çift të zgjidhet.

Hëna në qiellin tuaj ju provon me emocione të ndryshme. Nga një anë do të jeni ëndërrimtar dhe të shkëputur, nga ana tjetër pasionant dhe të angazhuar. Me partnerin mund të keni vështirësi të mirëkuptoheni rreth çështjeve që kanë mbetur në vend.

Me Jupiterin që i bashkohet shenjës suaj, mungesa e vullnetit për të kontrolluar sjelljet kapriçoze mund të shkaktojë ndërlikime, prandaj veproni me mend. Jupiteri mund të bëjë që të keni disa vonesa administrative të bezdisshme. Kini durim dhe mos u dorëzoni!

Me ndikimin Hënës që bashkëvepron me Venusin, pritet të kaloni një ndjenjë vështirësie që nuk mund ta shpërfillni lehtë. Bëni kujdes me çfarë thoni dhe me sjelljen e papërshtatshme që mund të keni, sepse mund t’ju shkaktojë probleme.

Me bashkëveprimin e Neptunit në shenjën e juaj, priten gjëra të mira në fushën e dashurisë. Përgatituni të përfitoni. Do të keni në maksimum aftësinë tërheqëse dhe të joshjes. Jeni duke shkuar drejt një të ardhmeje të shndritshme në dashuri.
………………………….shume i dobet oroskopi