Dashi
Ne kete dite mos u shqetesoni nese gjerat nuk shkojne ashtu sic keni menduar sepse shume shpejt do te kete nje kthese ne jeten tuaj. Tensione të mundshme në punë me kolegët, kini kujdes.
Demi
Në dashuri vjen një moment qetësie edhe nëse e papritura është gjithmonë afër. Në anën profesionale, kini kujdes nga lëvizjet e rrezikshme. Nuk është koha për të rrezikuar.
Binjakët
Më në fund vjen një moment i bukur për dashurinë, ndaj emocionet janë të lira. Në punë mos u shqetësoni, do arrini t’i zgjidhni lehtësisht edhe problemet më të mëdha.
Gaforrja
Dashuria fluturon, prandaj shijojeni këtë moment gëzimi dhe shfrytëzoni sa më shumë këtë valë pozitiviteti. Në punë ka një moment të vogël ndalese por asgjë serioze.
Luani
Me Venusin e lig kini kujdes në dashuri sepse mund të ketë grindje. Në punë nxirrni gjithë durimin tuaj sepse do t’ju duhet.
Virgjëresha
Në dashuri ka ardhur koha të sqaroni dyshimet që ju kanë zënë në kokë prej pak kohësh. Për sa i përket punës, është më mirë të bëni një listë të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni një propozim.
Peshorja
Dashuria ju jep emocione të bukura dhe më në fund do të mund të bëni një hap përpara drejt një jete dashurie më të qëndrueshme. Në punë dëshira për të bërë gjëra të ndryshme është e madhe.
Akrepi
Sot keni një dëshirë të madhe t’i tregoni partnerit tuaj se sa kujdeseni. Mërkuri ju bën më të zhytur në mendime dhe komunikim dhe në punë, këto cilësi mund të bëjnë diferencën.
Shigjetari
Me këtë hënë të bukur përpiquni të takoni njerëz të rinj dhe të bini në dashuri. Takimet favorizohen dhe në punë vjen një nxitje e madhe krijimtarie.
Bricjapi
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse kjo ditë sjell pak tension në çift. Në punë keni nevojë për përqendrim më të madh, përpiquni të angazhoheni pak më shumë.
Ujori
Hëna e sotme shkakton inat, prandaj kujdes nga grindjet me partnerin. Në punë ka disa dyshime, mendoni me kujdes se çfarë dëshironi të bëni vërtet në të ardhmen.
Peshqit
Takimet e reja janë të preferuarat tuaja, kështu që nëse jeni beqar, shikoni përreth. Ata që janë në një lidhje prej disa kohësh, rizbulojnë pasionin e tyre dhe janë shumë të lodhur në punë, merrni një moment për të rimbushur bateritë tuaja. Nuk mund të jesh gjithmonë në maksimumin.