DASHI
Për të zbukuruar anën e mirë të personit që u rri pranë duhet të jeni më të hapur me të dhe të shmangni paragjykimet e çdo lloji.
DEMI
Kërkoni një punë që duhet t’i kushtoni vëmendjen sa herë të doni ju. Vërtet, nuk ka asgjë të keqe në gjithë këtë. Shëndeti i mirë, por keni nevojë për disa ditë pushimi.
BINJAKET
Ndjeheni të zhgënjyer nga një situatë që nuk e prisnit të ishte e tillë. Zgjidhni mënyrën më të mirë për të qenë pak më të lirë nga partneri.
GAFORRJA
Hëna në shenjën tuaj ju rrit besimin ndaj vetes. E dini që duhet të mbështeteni te vetja dhe te instinktet tuaja dhe pse ndonjëherë gaboni.
LUANI
Kohët e fundit, për faj të Hënës në shenjën tuaj, tentoni të izoloheni për të mos pasur në mënyrë të hapur disa përballje me kolegët.
VIRGJERESHA
Falë Hënës në shenjën tuaj ndjeheni të fortë dhe shumë pozitivë për të përballur vështirësitë. Më në fund nuk keni probleme sentimentale.
PESHORJA
Jeta juaj ka nevojë për një stil më natyral. Ekzistojnë një mijë mënyra për të hequr stresin, por sigurisht, më e mira mbetet një dalje jashtë qytetit.
AKREPI
Me optimizmin dhe humorin e Hënës në shenjë, do të jeni në qendër të vëmendjes. Dëshirat tuaja do të zgjidhen pak ngadalë por më mirë vonë se kurrë.
SHIGJETARI
Keni shumë gjëra për të bërë, ndaj duhet ta organizoni me kujdes kohën tuaj. Çdo gjë duhet vënë në vendin e vet sa pa qenë shumë vonë.
BRICJAPI
Ekzistojnë mjaft punë që nuk kanë zgjidhje, sigurisht që duhet t’u kushtoni vëmendjen e duhur. Nga moszgjidhja e tyre rrezikoni të humbni shumë.
UJORI
Shpesh besoni te personat e gabuar. Kjo për faj të ndikimit negativ të Hënës në kuadrat me Neptunin. Këshillohuni me një të afërm.
PESHQIT
Një ditë me të vërtetë e mrekullueshme. Jeni në formë të mirë dhe të gjithë u admirojnë. Keni shumë shanse të njihni personin e duhur për ju.
Komentet