DASHI **
Në pajisjen misterioze astrale jo gjithçka funksionon siç duhet, sepse ka shumë disonanca planetare. Rrjedhimisht, nuk është koha për ta vënë veten në qendër të vëmendjes. Është koha për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura sa më shpejt të jetë e mundur.
DEMI**
Dialogu në çift nuk do të mungojë në këtë ditë, por vrullin do ta frenojë pasiguria juaj dhe frika për të dalë jashtë. Për t’u mbajtur në formë, zgjidhni një aktivitet që ju lejon të takoni njerëz të rinj.
BINJAKËT**
Besoni vetëm atë që keni në dorë; ndjekja e projekteve tepër ambicioze mund të rezultojë të jetë humbje kohe dhe energjie. Në dashuri do krijohet një atmosferë e pakëndshme ftohtësie për shkak të një debati banal por mos u shqetësoni më shumë se ç’duhet.
GAFORRJA **
Nxitimi dhe impulsiviteti do t’ju shtyjnë të merrni vendime të rëndësishme në vend: do të goditni në çdo rast. Do të jetë e udhës të diskutoni me partnerin tuaj për një çështje delikate, e cila është shtyrë prej kohësh, por që sot mund të arrijë një pikë kthese.
LUANI **
Do të mund të fitoni më shumë se sa pritej dhe do të investoni në projekte të reja, duke zgjeruar fushën tuaj të veprimit. Tregohuni diplomatik me bashkëpunëtorët tuaj. Bëhuni të zënë në dashuri, mos e merrni si të mirëqenë disponueshmërinë e partnerit tuaj dhe vlerësoni thjeshtësinë.
VIRGJËRESHA **
Do të ndjeni një nevojë shumë të fortë për t’u argëtuar, por edhe për t’u dashur dhe vlerësuar për atë që jeni. Nëse nuk jeni të kënaqur me marrëdhënien tuaj në çift, mund të ndjeni një dëshirë këmbëngulëse për pavarësi, qoftë edhe vetëm për të reflektuar.
PESHORJA***
Lëreni mënjanë dembelizmin! Nga pikëpamja profesionale do t’ju duhet të punoni deri në kufirin e forcës tuaj dhe mbi të gjitha do t’ju duhet të bëni zgjedhje të sakta që do të jenë me fat. Do të përmirësojë shumë situatën në fushën emocionale.
AKREPI **
Mos e stresoni partnerin tuaj me skena xhelozie sepse mund të prishni një marrëdhënie të mirë për shkak të pasigurisë suaj: jepini më shumë besim dhe nuk do të pendoheni! Shqendroni veten nga “mendimet e fiksuara” duke përfituar nga ajo që ju ofron dita.
SHIGJETARI **
Hëna në trinë do t’ju ndihmojë të gjeni strategjinë më të mirë për të arritur një qëllim të lakmuar në fushën profesionale. Për disa mund të jetë një përparim në karrierë. Dëgjoni me kujdes këshillat e një të afërmi të moshuar.
BRICJAPI**
Një buzëqeshje shtesë, një qasje më tolerante ndaj të tjerëve dhe një gatishmëri më e madhe për të kuptuar mund të bëjnë mrekulli për marrëdhëniet tuaja sociale dhe profesionale. Hëna, armiqësore me shenjën tuaj, sinjalizon disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift.
UJORI***
Sot Mërkuri do favorizojë lidhje të rëndësishme: do arrini të konsolidoni çiftin, apo edhe një shoqëri të sapokrijuar. Më pasionantë dhe bujarë se zakonisht, falë Venusit në një pozicion të shkëlqyer në shenjën tuaj, do të shkrini zemrat e atyre që ju rrethojnë.
PESHK***
Sot do të jeni të gjallëruar dhe do të keni një dëshirë të madhe për të qenë mes njerëzve dhe, ndoshta edhe për të gjetur stimuj të rinj, interesa që mund t’ju japin një drithërimë kënaqësie të pazakontë. Nëse jeni në një lidhje në çift, ndërhyni me vendosmëri dhe ndjeshmëri.