Dashi
Takimet e reja janë të favorizuara sot dhe mund të jetë dikush që mund të bëjë që zemra t’ju rrahë sërish. Në punë është një ditë shumë interesante për të nisur projekte të reja.
Demi
Sot hëna e favorshme ju bën më empatik dhe të etur për dashuri se kurrë. Përfitoni nga kjo valë pozitiviteti dhe përfshihuni në punë sepse keni mbrojtjen e yjeve.
Binjakët
Në dashuri ne kemi nevojë për vëmendjen më të madhe sot, sepse grindjet janë afër. Në punë filloni të mendoni për të ardhmen me zgjedhje vendimtare që do të ndryshojnë jetën tuaj për mirë.
Gaforrja
Sot po vijnë pak polemika, sidomos në jetën private, ndaj kini kujdes. Në punë ka disa probleme por gjithçka mund të zgjidhet.
Luani
Në këtë ditë na duhet pak më shumë maturi në dashuri, veçanërisht nëse lidhja sapo ka nisur. Në punë jeni gjithmonë në rrugën e duhur, por ndoshta duhet t’i kushtoni pak më shumë kohë vetes. Fundjava do jetë shumë e bukur, shfrytëzojeni sa më shumë.
Virgjëresha
Nëse jeni ende beqarë mund të filloni një lidhje të re pa shumë angazhime. Në punë ka shumë gjëra për të bërë por me angazhimin e duhur dhe ndihmën e kolegëve do të arrini të përfundoni të gjitha projektet
Peshorja
Në këtë ditë vjen një hënë e bukur për t’ju dhënë emocione të reja, ndaj lëreni veten të dashuroheni. Në punë vijnë projekte të reja interesante.
Akrepi
Ky qiell është i bukur për sferën sentimentale. Lëreni dhe shijoni momentin. Në punë gjithçka po shkon mirë ndaj vazhdoni kështu.
Shigjetari
Sot me këtë hënë disonante, përpiquni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë ka ende çështje për të zgjidhur dhe disa ngjarje të paparashikuara por gjithçka do të zgjidhet në ditët në vijim.
Bricjapi
Në dashuri vjen një moment qetësie pas kaosit të ditëve të fundit. Në punë, nëse shfaqen probleme apo pengesa, do jetë më mirë t’i përballoni me guxim dhe pa shumë frikë.
Ujori
Dashuria kthehet në jetën tuaj dhe ju jep një qetësi të përtërirë. Në punë është më mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe të përpiqeni të zbutni të metat tuaja, siç është padurimi, që mund të prishë marrëdhënien tuaj me kolegët.
Peshqit
Kjo ditë fillon mirë, por pasdite do të ndiheni pak të zhytur në hale. Në punë, është koha të përpiqeni më shumë dhe të tregoni se çfarë vleni.