Dashi
Tani dashuria ka nevojë për pak më shumë kujdes dhe nëse ka diçka që nuk shkon, është më mirë të flisni menjëherë me partnerin tuaj. Nga ana tjetër, beqarët duhet të kenë kujdes që të mos ngecin në histori të shumta në të njëjtën kohë. Në punë gjërat po shkojnë mirë dhe mund të vijnë disa oferta edhe nga jashtë.
Demi
Emocionet kthehen në jetën tuaj dhe çiftet e qëndrueshme mund të fillojnë edhe të bëjnë plane për të ardhmen. Në punë kushtojini vëmendje vetëm aspektit ekonomik i cili mund të krijojë disa probleme.
Binjakët
Ky qiell është i bukur për dashurinë ndaj lëreni veten dhe nëse jeni beqarë, lejojini vetes disa takime të reja. Në punë këtë ditë keni një kreativitet të fortë ndaj shfrytëzojeni sa më shumë.
Gaforrja
Ditë e bukur sot për emocione ndaj përpiquni të organizoni diçka të këndshme me partnerin tuaj dhe nëse jeni beqar dhe ju pëlqen dikush, deklarohuni pa frikë. Mundësi të reja vijnë në punë në ditët në vijim.
Luani
Yjet ndriçojnë sferën sentimentale dhe nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të filloni të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen. Në punë jeni plot angazhime, por përpiquni të bëni një gjë në një moment dhe lejoni vetes pak relaksim.
Virgjëresha
Kini kujdes në dashuri sepse sot mund të ketë ndonjë sherr në çift. Në punë do arrini të nisni një projekt të ri për të cilin u kujdesët shumë.
Peshorja
Peshore e dashur, ky qiell është i bukur për beqarët që mund të bëjnë takime shumë të veçanta. Në nivelin profesional, megjithatë, do të keni shumë mundësi për t’ia treguar vlerën tuaj të gjithëve.
Akrepi
Kjo fundjavë do t’ju japë emocione të bukura ndaj përpiquni të mos qëndroni brenda. Në punë, nëse jeni në vështirësi, përpiquni të kërkoni ndihmë nga disa kolegë.
Shigjetari
Dashuria po shkon mirë, kështu që çiftet e qëndrueshme mund të fillojnë të hedhin themelet për një të ardhme së bashku. Në punë bëni kujdes sepse kjo është një periudhë pasigurish të vogla. Duhet të jeni të durueshëm.
Bricjapi
Kjo e diel ju dhuron momente të bukura së bashku me partnerin dhe gjithashtu mundësi takimesh të reja për beqarët. Gjithsesi në punë situata është paksa ngërç, ka ardhur momenti për të marrë situatën në dorë dhe për të bërë zgjedhje.
Ujori
Sot jeni mjaft nervozë në dashuri, ndaj kini kujdes. Në punë do keni vendime për të marrë por keni ide të qarta për atë që dëshironi të bëni.
Peshqit
Yjet e sotëm flasin për dashurinë ndaj lëreni veten dhe kushtojini më shumë kohë partnerit tuaj. Në punë kujdes nga çdo keqkuptim me kolegët, ndonjëherë është më mirë të mos ekspozoheni shumë dhe të tregoheni më diplomatikë.