DASHI***
Kjo ditë do t’ju sjellë një formë fizike të lakmueshme dhe një pasion të jashtëzakonshëm. Lëreni humorin dhe lumturinë të jenë karta juaj e vizitës në marrëdhëniet me të tjerët. Do të përjetoni momente shumë të këndshme me të dashurin tuaj.
DEMI**
Disa keqkuptime në familje dhe në çifte takimesh mund të prishin ecurinë e qetë të ditës. Jepini më shumë hapësirë fjalëve dhe më pak melankolisë. Nëse jeni ende beqarë, dëgjoni mesazhet subkoshientë që ju dërgon një mik.
BINJAKËT***
Do të jeni në formë të shkëlqyer, gati për të përballuar botën me gëzim. Falë vitalitetit dhe optimizmit tuaj të pashërueshëm, miqtë do të pëlqejnë të jenë në shoqërinë tuaj. Mos u mundoni të mbytni ndjenjat e forta që ndjeni, përkundrazi shprehini ato në mënyrë spontane.
GAFORRJA**
Qielli mbi ju ka gjithçka që duhet për t’ju ndihmuar ta përfundoni javën me një notë të lartë. Dashuritë dhe pushtimet tuaja do të ecin me not, për të mos thënë që nismat tuaja në fusha të tjera do të jenë të suksesshme. Praktikoni sportin tuaj të preferuar, por pa e detyruar atë.
LUANI **
Jini të vendosur në kërkimin e zgjidhjes së një problemi, sepse dikush mund të mos tolerojë qëndrimin tuaj të frikshëm dhe të pasigurt. Përfitoni nga festa publike për të rigjeneruar trupin dhe mendjen, por edhe për t’i dhënë më shumë gjallëri marrëdhënies në çift.
VIRGJËRESHA **
Dita do jetë e favorshme për nisma, programe të pazakonta, argëtime të dëshiruara prej kohësh por të pa realizuara. Gjithçka që duhet të bëni është të vendosni se si ta kaloni të dielën, mundësisht në harmoni me të dashurin tuaj. Për ata që janë beqarë ka një lajm në horizont.
PESHORJA **
Sot do të mund ta jetoni marrëdhënien tuaj të zakonshme me intensitet më të madh, por gjithashtu do të jeni në gjendje të vlerësoni me optimizëm një situatë të palumtur dhe ta zgjidhni atë pa shumë vuajtje. Një rrethanë do t’ju lejojë të gjeni ndonjë mik të rremë.
AKREPI **
Yjet minojnë fushën tuaj të shtatë, atë të marrëdhënieve. Disa prej jush do të ndihen të pakënaqur me rutinën normale në çift dhe do të zhyteni nga dëshira për aventura. Të tjerët, megjithatë, do të duhet të ndihen të qetësuar emocionalisht nga partneri i tyre.
SHIGJETARI***
Për të kaluar në maksimum një të diel duhet të ndiqni këshillat e Hënës dhe të shkëputeni në mënyrë drastike nga çështjet profesionale; pa kompjuter apo celular fare. Ju duhet t’i përkushtoheni me trup dhe shpirt partnerit tuaj.
BRICJAPI**
Dita do të nisë me disa pengesa, të cilat do ju vendosin në humor të keq, por falë favorit të yjeve do t’ia dilni mirë. Për të dhënë më të mirën, përpiquni ta bëni jetën tuaj të rehatshme: do të mjaftojnë disa masa paraprake të vogla!
UJORI**
Sot do ju kërkohet gjithë vetëkontrolli për të mos rënë pre e emocioneve. Do e gjeni veten përballë njerëzve kërkues dhe kjo, në vend që t’ju inkurajojë, do t’ju bëjë më të kujdesshëm. Nëse kujdeseni për marrëdhënien tuaj në çift, ka ardhur koha të sqaroni çdo dyshim.
PESHQIT***
Do të jetë një ditë e përshtatshme për realizimin e ëndrrave dhe shpresave. Kanalizoni energjitë tuaja në fushën që ka më shumë rëndësi për ju. Një ngarkesë e fortë emocionale do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve të dashurisë. Lëvizni me delikatesë në një marrëdhënie që sapo ka filluar.