DASHI 21/3 – 20/4
Duhet të jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite, sepse në të kundërt mund të keni probleme goxha serioze.
DEMI 21/4 – 21/5
Ka rrezik të bëni gabime të mëdha gjatë gjithë kësaj dite dhe do keni debatet të forta me partnerin tuaj. Marrëdhënia mes jush do fillojë të marrë tatëpjetën.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Do e shijoni pa fund harmoninë e jetës në çift gjatë gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me të do jetë e kënaqshme. Emocionet do jenë të shumëfishta.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Do jeni tejet kapriçozë sot ju të dashuruarit dhe partneri nuk do arrijë dot t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Mos jeni irealistë.
LUANI 23/7 – 21/8
Jeta juaj në çift do jetë aq e bukur saqë do ua mbushë zemrën plot gëzim. Priten emocione të njëpasnjëshme, kështu që shfrytëzojeni çdo sekondë.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni me humor të mirë dhe do ruani komunikimin e ngrohtë me partnerin. Do ndiheni të qetë në çdo moment.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Jeta juaj në çift do jetë shumë afër perfeksionit gjatë kësaj dite. Me partnerin do ndani çdo ide, çdo mendim dhe çdo ndjenjë.
AKREPI 24/10 – 22/11
Kjo ditë e fundjavës do të jetë me aktivitet. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Do jeni tejet te qetë për këtë arsye.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Jeta në çift do jetë shumë e qetë dhe aspak problematike gjatë kësaj dite. Nuk do keni as debatin më të vogël dhe do ndiheni mjaft mirë për këtë fakt.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Buxheti nuk do jetë aspak i mirë, kështu që nuk duhet të kryeni asnjë lloj investimi. Prisni edhe pak kohë derisa gjendja të përmirësohet.
UJORI 21/1 – 19/2
Sot do i shihni gjërat me një sy tjetër juve që jeni në një lidhje dhe do i kuptoni gabimet që keni bërë. Duke filluar që nga mesdita atmosfera do ngrohet tej mase.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Gjendja e financave do jetë tejet delikate kështu që shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar, do bëni mirë të mos rrezikoni dhe me argëtimet.
Komentet