DASHI 21/3 – 20/4
Dita e sotme është e favorshme, sidomos nëse keni një sipërmarrje. Aftësitë tuaja krijuese premtojnë shumë, por vështirësi do të keni vetëm në aspektin e përzgjedhjes.
DEMI 21/4 – 21/5
Do të dyfishoni përpjekjet për të zbatuar detyrat familjare, por mbi të gjitha për të ndryshuar jetën tuaj personale. Kjo është koha ideale për të ndryshuar punë.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Udhëtime të shkurtra, bisedime energjike rreth punës dhe biznesit. Por mund të keni debate në çift, pasi keni pikëpamje të ndryshme nga partneri juaj.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Çdo punë aktive do të jetë e suksesshme në 6 mars. Puna juaj do të marrë një shpërblimi moral. Megjithatë, oreksi juaj tregon se nuk jeni të ngopur, por kujdes!
LUANI 23/7 – 21/8
Do të kaloni një ditë të mrekullueshme. Për ju që jeni në kërkim të një lidhjeje nuk është kjo dita që prisnit. E nëse do të merreni me biznes, provojeni se keni për të ecur.
VIRGJËRESHA 22/8 – 23/9
Keni aq shumë detyrime në familje sa nuk do keni mundësi as të çlodheni këtë fundjavë. Pavarësisht punëve, ju që jeni në një marrëdhënie gjeni mundësi edhe për partnerin.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Do të merreni me njerëz që kanë një interes të jashtëzakonshëm për ju. Megjithëse kjo marrëdhënie do të ketë rezultate të mira për ju, nuk do të gjeni kohë për veten tuaj.
AKREPI 24/10 – 22/11
Do të jeni të sigurt në atë që kërkoni dhe do ta arrini me sukses. Do të jetë një ditë shumë emocionale për ju, duke shprehur ndjenja nervozizmi.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Kjo është një ditë e mrekullueshme të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Por tregohuni pak më të kujdesshëm për shëndetin tuaj, që java e re të mos ju gjejë të lodhur.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Dot do të keni sukses në çdo iniciativë tuajën. Ecni përpara e mos mendoni se çfarë thonë njerëzit për ju.
UJORI 21/1 – 19/2
Do të keni rivalitet nga miqtë tuaj. Në rrethin shoqëror po lind një ndjenjë inati, megjithatë ju përpiquni të qëndroni të qetë. Mos iu për përgjigjni agresionit me agresion.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Një ditë e zakonshme. Shfrytëzojeni këtë të diel, duke qëndruar me të dashurit tuaj. Mos qëndroi të demoralizuar, shumë shpejt fati do trokasë te ju, sidomos në lidhje me karrierën.
Komentet