DASHI 21/3 – 20/4
Dita do të jetë e kënaqshme dhe plot relaks për të lindurit e kësaj shenje. Lini mënjanë çdo ankth të punës dhe përkushtojuni vetëm kujdesit ndaj vetes.
DEMI 21/4 – 21/5
Me ndikimin pozitiv të Hënës në shenjën tuaj, ju do të kaloni një të diel siç nuk e keni kaluar prej kohësh. Do të keni vëmendjen e partnerit.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Kjo e diel do të jetë e mbushur me melankoli, pasi do të përfshiheni nga kujtimet e së shkuarës, të cilat tani do t’ju duken mjaft speciale.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Do të shfaqni ndonjë hezitim të vogël në dashuri dhe nuk do të arrini më të ndiqni ritmin e historisë tuaj. Nëse keni dyshime, sqarojini me partnerin shqetësimet tuaja.
LUANI 23/7 – 21/8
Do të jeni mjaft të tensionuar, për shkak të disa shqetësimeve lidhur me punën. Do të keni shumë ambicie, por arritja e objektivave nuk do të jetë e lehtë.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Momentet e tensionit të së kaluarës janë të vështira për t’u harruar. Por pavarësisht disa keqkuptimeve, do të arrini të vlerësoni anët pozitive të partnerit.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Kjo ditë do të jetë mjaft e kënaqshme, për t’u kaluar në shoqërinë e familjes. Megjithatë mund ta gjeni veten të angazhuar në disa gjëra.
AKREPI 24/10 – 22/11
Çaste tensioni në dashuri. Ndonjë zënkë me partnerin, nuk do mund të shmanget, sidomos pasi Hëna ka ndikim negativ dhe ju nuk do arrini të jeni të qetë siç duhet.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Kjo ditë do të jetë mjaft e qetë dhe ju do kaloni një pjesë të kohës duke biseduar me miqtë ose duke ndihmuar dikë në vështirësi.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Gjatë kësaj të diele do ua përkushtoni vëmendjen tuaj vetëm familjes dhe për ju do jetë i kënaqshëm qëndrimi në shtëpi dhe bashkëpunimi në harmoni brenda strehës tuaj.
UJORI 21/1 – 19/2
Do t’iu duhet të bëni llogaritë me dikë të familjes. Pavarësisht ndonjë keqkuptimi të vogël, mos lejoni që të mposhteni nga negativiteti, por mundohuni të qëndroni optimist.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Do të kaloni një të diel plot zbavitje. Optimizmi juaj do jetë ngjitës dhe më në fund do arrini të relaksoheni dhe të shtyni angazhimet tuaja të punës.
Komentet