Dashi
Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e mirë sepse do të predominojë pozitiviteti i Mërkurit dhe deri diku i Afërditës. Veçanërisht në planin sentimental priten zhvillime të reja.
Demi
Sot është mirë që të tregoheni shumë të matur dhe shumë të durueshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje. Mundohuni të mos qëndroni prapa të tjerëve.
Binjakët
Eshët një periudhë jo shumë e mirë kjo që po kaloni, por duhet të tregoheni të duruar, pasi është një situatë e përkohshme. Nuk ju mungojnë as aftësitë, e as optimizmi për t’ia dalë mbanë.
Gaforrja
Për arsye se yjet në shenjën tuaj nuk janë në një pozicion favorizues për ju në aspektin ekonomik, do të ishte mirë që sot ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë.
Luani
Merkuri , duke qenë në një orbitë të favorshme, mund t’ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht. Polemikat e kota nuk ndihmojnë aspak për të ruajtur raportet me dikë.
Virgjëresha
Sinjale qëndrueshmërie në aspektin ekonomik vijnë nga Saturni që gradualisht do të bëhet dominues në shenjën tuaj. Kujdes, sepse mania për të pasur gjithçka mund t’ju rrezikojë shumë.
Peshorja
Tani duket se ka ardhur koha dhe momenti për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse janë shumë të çmuara për ju energjitë që ju vijnë nga Mërkuri. Raportet me partnerin janë në rrugën e përmirësimit.
Akrepi
Qielli juaj sot është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në impenjimet e karakterit profesional, ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Shëndeti me luhatje.
Shigjetari
Situatë pozitive me yje, një harmoni të tillë që e bëjnë atmosferën që ju rrethon mjaft pozitive. Kjo do të ketë efekte të tilla edhe në raportet ndërpersonale dhe në jetën çift.
Bricjapi
Edhe për ju ylli juaj i mirë është Mërkuri, por nga ana tjetër duhet të tregoheni shumë të matur dhe të hidhini nga një hap të vogël përpara. Dobësimin i ndikimit të Marsit e ka ulur paksa agresivitetin tuaj.
Ujori
Nën dominimin total të Afërditës në shenjë, do të ndjeni një sens të tillë sigurie dhe ngrohtësie që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet të jeni më të hapur me partnerin.
Peshqit
Duket se është dobësuar disi ndikimi i Marsit, ndërsa gjithnjë e më aktive është Hëna që stimulon ndjeshmërinë dhe sentimentalizmin tuaj. Ju këshillohet të tregoheni tolerantë me partnerin.
Komentet