DASHI 21/3 – 20/4
Dita është e mirë për iniciativat financiare. Ju duhet të bëni një përpjekje për të krijuar një atmosferë harmonike duke filluar që në mëngjes. Në gjysmën e parë të ditës është mirë të bëni pazar.
DEMI 21/4 – 21/5
Nëse jeni të interesuar në suksesin personal, është dita juaj. Mos humbisni kohën me gjera të kota, por zbatoni planin siç e keni menduar. Shumë nga qëllimet tuaja do të realizohen shumë shpejt.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Një fillim i ri për çiftet që kanë kaluar një moment revolucioni dhe transformimi. Beqarët do të zhgënjehen nga largimi i personave interesantë dhe miqësorë.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Një rival ose rivale do të arrijë të prishë marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do të takojnë persona që do t’i përdorin për favoret e tyre ndërsa më vonë do t’i braktisin.
LUANI 23/7 – 21/8
Personat që janë çift do të kenë mungesë dëshire ndaj partnerit, mungesë dashurie dhe shumë shpejt kjo gjë do t’ju hapë probleme. Beqarët do ta kuptojnë se kanë harxhuar kohë me persona të kotë.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Është ditë e mirë për të rregulluar jetën tuaj personale, duke kaluar kohë me fëmijët tuaj, duke zgjeruar lidhjet tuaja, e mbi të gjitha kushtojini vëmendje njeriut tuaj të zemrës.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Tregoni kujdes nga një person që ju qëndron pranë, por që është shumë egoist, pa rregulla e pa moral. Në aspektin e dashurisë nuk do të takoni personat e duhur. Mos merrni vendime sot.
AKREPI 24/10 – 22/11
Çiftet do të ndihmohen nga harmonia dhe nga ambienti rrethues në të cilin jetojnë. Ndërsa beqarët do të kenë mundësi të takojnë persona simpatikë, të sjellshëm.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Dita do të karakterizohet nga kritika të vogla. Por kini besim në vetvete. Do të jeni në qendër të vëmendjes së njerëzve, madje edhe të atyre që dëshironi t’i keni shumë pranë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Dashuria juaj do të bëhet më e fortë në këtë 27. Me gjithë biznesin tuaj, nëse keni, vazhdoni siç e keni nisur dhe do të korrni sukses.
UJORI 21/1 – 19/2
Çiftet do të kalojnë në krizë duke u zënë dhe duke u keqkuptuar. Beqarët do të kenë vështirësi për të “rritur” dashuri të reja ose do të takojnë persona me dyshime dhe pa vlera.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Vuajtje dhe shqetësime, sepse dashuria juaj nuk do të jetë e pastër dhe e qetë. Beqarët do të hasin vështirësi nga më të ndryshmet ndërsa do të zhgënjehen nga ambienti ku jetojnë. Edhe në punë fati nuk është me ju.
Komentet