Dashi
Shfrytëzojeni gjithë kohën e lirë sot për ta kaluar me atë që keni në krah sepse më vonë do jeni të angazhuar me punë. Beqarët do kenë dëshira të zjarrta, por jo të gjitha do mund t’iu realizohen.
Demi
Ditë mjaft e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Beqarët do jenë të matur dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese që do ju bëhet.
Binjaket
Mbathjani me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe lejojini vetës edhe ndonjë çmenduri të vogël. Beqarët do tërhiqen nga personat më të mëdhenj dhe që kanë njëfarë eksperience.
Gaforrja
Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Beqarët gjithashtu do kenë një ditë të begatë dhe të mbushur me kënaqësi pa fund.
Luani
Do bëni çmenduri sot ju të dashuruarit vetëm që të mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqarët do tundohen shumë nga disa presona, por nga ana tjetër do druhen të hedhin hapa me rëndësi.
Virgjeresha
Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme gjatë gjithë kësaj dite. Beqarët do jenë të çorientuar dhe nuk do dinë çfarë hapash të hedhin që të gjejnë dashurinë.
Peshorja
Nëse jeni në një lidhje as mos guxoni të filloni ndonjë aventurë me dike tjetër sepse do shkatërroni gjithçka. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe të mos dalin me këdo që do i ftojë.
Akrepi
Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do jenë gjithë kohës të shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen. Në fakt do vijë një kohë që do pendohen.
Shigjetari
Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj sot dhe do mundoheni me gjithë zemër t’i harroni përgjithmonë problemet e së shkuarës. Beqarët do kenë një dite të zakonshme dhe pa ndonjë të re.
Bricjapi
Paqja dhe mirësia do mbizotërojë sot në jetën tuaj në çift. Do ndiheni të bekuar nga yjet dhe shpesh si nëpër ëndrra. Beqarët do tregohen largpamës dhe do i mendojnë gjërat me kujdes
Ujori
Ditë e mbushur me të papritura të pakëndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët më mirë të presin edhe disa kohë para se të fillojnë një lidhje.
Peshqit
Shprehini sa të mundni ndjenjat gjatë kësaj dite nëse doni që marrëdhënia në çift të jetë sa më e mirë. Beqarët do ndihen mirë pranë miqve dhe nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje.
Komentet