DASHI 21/3 – 20/4Dielli do e ngrohë gjithë kohës sot jetën tuaj në çift. Do kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqarët duhet të mos nxitohen nëse nuk duan të bien në krahët e një personi jo të mirë.
DEMI 21/4 – 21/5
Do jeni shumë xheloze për partnerin tuaj sot dhe kjo mund të sjellë mosmarrëveshje mes jush. Beqaret duhet të maten disa herë para se të pranojnë ftesat që do ju bëhen.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Ditë e favorshme kjo për të gjithë ata që janë në një lidhje. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale dhe do ndihen të plotësuar.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes me xhelozinë. Tregohuni sa më të matur. Beqarët do kenë plot takime me persona që ja vlejnë vërtet.
LUANI 23/7 – 21/8
Për çdo problem që do keni duhet të flisni sa më hapur me partnerin tuaj. Beqarët do përzgjedhin gjithë kohës dhe do mbeten sërish të vetmuar. Dijeni se njerëz perfekt nuk ka.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate kjo e sotmja. Beqaret nuk do jenë të qartë për hapat që duhet të hedhin dhe nuk do i pranojnë të gjitha ftesat që do iu bëhen.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Stresi do ju pushtojë gjatë gjithë kohës sot juve që jeni ne një lidhje. Beqarët do jenë të dëshpëruar dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë.
AKREPI 24/10 – 22/11
Do përjetoni ndjesi të forta sot ju të dashuruarit dhe do ndiheni me fat që keni dikë në krah. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë edhe sot vetëm dhe në prani të miqve.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Dite shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqaret do afrohen më tepër me një person të cilin kanë kohë që e studiojnë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Sot do gjeni mënyrën e duhur për t’i bërë të ditur partnerit sa shumë e dashuroni. Beqaret do kenë dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar.
UJORI 21/1 – 19/2
Jeta juaj në çift do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë gjithë kësaj dite. Beqaret do jenë në humor të mire dhe gati të bëjnë çdo lloj çmendurie për të arritur atë që duan.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Do jeni më kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Beqaret do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë me të një histori dashurie.
Komentet