DASHI 21/3 – 20/4
Ditë goxha e vështirë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini të merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe mosmarrëveshjet do jenë të forta.
DEMI 21/4 – 21/5
Keni kohë që keni qëndruar në heshtje ndërkohë që iu janë duhur pa kuptim disa gjeste të partnerit dhe sot do ja shprehni atij. Beqarët do jenë të stresuar pas takimeve.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Priten ndryshime të menjëhershme sot për juve që jeni në një lidhje. Çdo moment do jetë me i bukur dhe më i veçantë, prandaj duhet shfrytëzuar në maksimum.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Ditë më e këndshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit dhe gati për të marrë vendime të rëndësishme.
LUANI 23/7 – 21/8
Do jeni më të vendosur se kurrë më parë gjatë kësaj dite për të diskutuar për tema delikate me partnerin dhe për të marrë vendime të rëndësishme.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Do merreni vesh mjaft mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Beqarët i pret një takim mbresëlënës nga i cili mund të fillojnë një histori dashurie të kënaqshme.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Në planin sentimental çdo gjë ka për të shkuar më së miri. Nuk do jeni posesive, por përkundrazi mjaft të logjikshëm. Në çdo moment do i respektoni mendimet e tjetrit.
AKREPI 24/10 – 22/11
Kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme sot për juve që jeni në një lidhje. Beqarët do njihen me persona të shumtë gjatë një feste. Buxheti nuk do jetë i keq.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Duhet t’i përkushtoheni edhe më tepër partnerit tuaj gjatë kësaj dite nëse nuk doni që ai të shohë dikë tjetër. Beqarët do ndihmohen nga planetët e dashurisë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Jeta në çift nuk do ketë asnjë lloj problemi sot. Do arrini të flisni me partnerin edhe për disa tema delikate që lidhen me të shkuarën dhe me të ardhmen e afërt.
UJORI 21/1 – 19/2
Ditë intensive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment të lirë që do keni do mendoni të provoni eksperienca të reja. Partneri do ju surprizojë.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Ditë e tensionuar dhe delikate do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni gjithë kohës kokëfortë dhe nuk do hapni rrugë asnjë moment.
Komentet