Dashi
Zgjidhini njerëzit me të cilët do të shoqëroheni, mos ia lini këtë në dorë rastësisë. Do të keni nevojë të keni pranë persona të besuar. Bëni kujdes me shëndetin.
Demi
Dikush nga e kaluara do të bëhet i gjallë. Tregoni edukatën tuaj, por lëreni të kuptojë se vendimi ju takon juve. Atë vendim merreni me qetësi.
Binjakët
Përpiquni që të mos diskutoni me askënd. Do të jenë diskutime të mërzitshme dhe pa asnjë kuptim. Nëse jeni beqarë do të merrni lajme të mira.
Gaforrja
Do të përfitoni disa avantazhe, por me paratë e të tjerëve. Mund të kaloni një ditë të këndshme, por mos u përfshini në polemika me miqtë, mundohuni të bëni edhe ndonjë shaka.
Luani
Çdo nxitim dhe veçanërisht natyra juaj kurioze mund t’ju dëmtojë. Mos u mundoni që të dini gjëra që të tjerët duan t’jua mbajnë të fshehta. Lëreni jetën të vijë si është e shkruar.
Virgjëresha
Do të keni raste të mira që t’i shfrytëzoni për një të ardhme sa më të mirë. Miqtë që ju rrethojnë duhet të jenë sa më të sinqertë. Bëni kujdes!
Peshorja
Një lajm që prisni që mund të ndryshojë rrjedhën e rutinës suaj të përditshme. Por mundohuni t’i mobilizoni shpejt gjërat, sepse burokracia dhe zvarritjet mund t’ju bëjnë një shaka të hidhur.
Akrepi
Dedikojini pak kohë vetes suaj, në drejtim të pamjes dhe të veshjes. Do t’ju duhet të bëni zgjedhje të papritura, për të cilat nuk do të keni kohë të mendoheni. Megjithatë zgjuarsia juaj do të jetë vendimtare.
Shigjetari
Do të keni të reja në dashuri dhe harmoni në raport me fëmijët, që ju rrethojnë. Bëni shëtitje në një vend të qetë. Shumë të favorizuara do të jenë takimet mondane.
Bricjapi
Nëse dikush ju fshin nga miqtë, mos kini frikë. Në fund të fundit kjo do t’ju falë kënaqësi. Është koha që të seleksiononi miqtë.
Ujori
Do të keni një komunikim të shkëlqyer me të gjithë, sepse do të jeni në humor të mirë. Kontaktoni edhe me të huaj. Do të kini dhe një propozim interesant për një udhëtim.
Peshqit
Mos u bëni konfidencialë absolutisht me askënd. Shumë thashetheme po përhapen për ju, kjo falë të “besuarve” me të cilët keni ruajtur raporte. Injorojini dhe gjithçka do të shkojë për së mbari.
Komentet